Psikolinguistika: Shkenca që merret me proçeset e të kuptuarit dhe prodhimit të gjuhës

AuthorBrunilda Belegu Kolimja
Pages35-41
35
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Vol. 5 No.3
January, 2020
Psikolinguistika: Shkenca që merret me proçeset e të kuptuarit dhe prodhimit
të gjuhës
Brunilda Belegu Kolimja
Abstrakt
Psikolinguistika, një shkencë ndërdisiplinore e cila i ka rrënjët në lozo dhe merret me proçeset
konjiktive që bëjnë të mundur formimin e alive të sakta gramatikore dhe kuptimplota.Ajo
është studimi psikolinguistik i mënyrës se si i konvertojmë tingujt e gjuhës në simbole që
kanë kuptim e që mund të përdoren për të komunikuar më të tjerët.Psikolinguistët merren
më studimin e proçeseve konjiktive që aktivizohen në tru kur mësojmë dhe përdorim gjuhën.
Në lëmin e proçeseve të shumta konjiktive që aktivizohen në tru kur ne përdorim gjuhën
veçojmëdy më kryesorët që përbëjnë boshtin kryesor të komuniimit. Proçesi i parëështë proçesi
i të kuptuarit të gjuhës që përbëhet nga një shumëllojshmëri nënproçesesh dhe kapacitetesh të
cilat ndihmojnë për të arritur të kuptuarin e gjuhës.
Proçesi i dytë konjiktiv që aktivizohet kur ne duam të komunikojmëështë proçesi i prodhimit
të gjuhës i cili është një proçes mja i ndërlikuar pasi përfshin disa faza të njëpasnjëshme.
Duke studiuar këto proçese konjiktive si dhe fazat dhe nënfazat e tyre mundemi të kuptojmë
se si funksionon truri i njeriut kur komunikon duke përdorur mjetin më të fuqishëm për të
komunikuar, gjuhën. Gjuha është mjeti kryesor i komunikimit të njerëzve dhe ka të bëjë me
përdorimin e simboleve për t’u komunikuar mesazhe të tjerëve ose vetvetes.Gjuha n’a lejon
që të shprehim ide që nuk kanë të bëjnë vetëm me të tashmen, por dhe me të shkuarën, të
ardhmen dhe të tashmen.
Fjalët kyçe: psikolinguistika, proçeset konjiktive, të kuptuarit dhe të prodhuarit e gjuhës,
gjuha, komunikimi.
Hyrja
Psikolinguistika ose ndryshe psikologjia e gjuhës është studimi i faktorëve psikologjik
dhe neurobiologjik që i a ëson njerëzit ta përvetësojnë, ta përdorin dhe ta kuptojnë
gjuhën.
Psikolinguistika eshte shkenca që studion sistemin mendor i cili bën të mundur
përdorimin e gjuhës, prandaj proçeset që ndodhin gjatë përdorimit të saj përbëjnë
fokusin e kësaj disipline.1
Psikolinguistika merret me mënyrat në të cilat gjuha futet dhe përpunohet në tru, pra
me proçeset të cilave truri i nënshtrohet për të kuptuar dhe për të prodhuar gjuhën.
Ajo është një degë e linguistikës dhe psikologjisë gjithashtu, dhe bën pjesë në shkencën
konjiktive.Psikolinguistika është një fushë ndërdisiplinore. Kjo do të thotë se në
zemër të saj janë marrëdhëniet e saj me disiplinat e tjera. Së pari dhe më kryesorja
është marrëdhënia midis dy disiplinave të saj mëma, psikologjia dhe linguistika, një
marrëdhënie kjo që ka ndryshuar dhe avancuar gjatë një gjysëm shekulli, duke sjell
kështu ekzistencën e saj si një fushë më vete.2
Psikolinguistika i ka rrënjët në lozo dhe merret me “proçeset konjiktive” që bëjnë
1Alan Garnham, Psycholinguistics: Central Topics. Psychology Press, 1985.
2 Tabaku. Th. Elida., Delija. Shpresa.Psycholinguistics.Geer,Tiranë, 2011, f. 7-8.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT