Pushteti Vendor dhe Parimet e Decentralizimit

AuthorMigena Malaj
PositionInstituti i Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës, Departmenti, Politika dhe Qeverisje
Pages178-183
178
Vol. 4 No.3
January, 2019
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Pushteti Vendor dhe Parimet e Decentralizimit
PhD (C.) Migena Malaj
Instituti i Studimeve Europiane, Universiteti i Tiranës
Departmenti, Politika dhe Qeverisje
1. Koncepti i Decentralizimit
Gjatë historisë së zhvillimit të qeverisies vendore kanë ekzistuar dhe ekzistojnë tipe
të ndryshme të saj. Përveç kësaj edhe brenda tipit të njëjtë, në të njëjtin vend mund
të ekzistojnë forma të ndryshme të institucioneve konkrete kështu që nuk mund të
bëhet alë për ndonjë formë të veçantë e konstante të vetëqeverisjes vendore.
Madje edhe shumë forma të vetëqeverisjes, të sanksionuara me kushtetutë, në të
vërtetë nuk janë forma të vetëqeverisjes vendore, por vetëm institucione administrative
të sistemit centralist në shtetet përkatëse. Forma të ndryshme të qeverisjes vendore si
dhe institucionet e lloj llojta të saj kanë ndikuar dukshëm në qasjen shkencore të kësaj
çështje dhe anasjelltas. Kështu që sot ballafaqohemi me qasje të njëanshme, arbitrare
më shumë e shumë paqartësi dhe dilema. Në teorinë politike dhe juridike sidomos në
SHBA, vetëqeverisja lokale shprehet nëpërmjet termit të përgjithshëm "decentralizim",
së bashku me federalizmin decentralizimin administrative etj. Në Francë e nënkupton
çështjen e vetëqeverisjes si çeshtje të decentralizimit dhe nuk bën dallimin e duhur
midis vetëqeverisjes, autonomisë funksionale, administrative-territoriale dhe politike
territoriale. Kjo është rezultat i praktikës në këtë vend. Kështu në nivelin e komunave
dhe qarqeve ekzistojnë organet vendore të zgjedhura, në formë të këshillave komunale
dhe këshillave të qarqeve, me kompetenca ekzekutive si dhe prefekti si përfaqësues i
qeverisë qëndrore si kontrollues dhe organ ekzekutiv i organeve vendore.
Prandaj në fakt këtu nuk kemi të bëjmë me vetëqeverisjen vendore por me një formë
të decentralizimit.
E ngjashme është situata edhe në Hollandë e Belgjikë. Përfaqesuesi i qeverisë
në Njësitë Vendore (Burgmester) është bartës i pushtetit ekzekutiv ndërsa
organet përfaqesuese vendore kanë vetëm të drejtë “shqyrtimi” të disa çështjeve
por nuk ushtrojnë kurrëfarë pushteti. Këtu në të vërtetë kemi të bëjmë me
administratën vendore e jo me vetëqeverisjen vendore. Kjo shtron nevojën
e ku zimit dhe të dallimit të vetëqeverisjes vendore nga decentralizimi.
“Decentralizimi” është nocion administrativ ndërsa “vetëqeverisja vendore” nocion
politik. Decentralizimi nënkupton bartjen e funksioneve ekzekutive nga kompetencat
e organeve qëndrore në institucionet administrative vendore ose në institucionet
politike të cilat i zgjedh popullata vendore (kuvende, këshilla etj) dhe kanë vetëm të
drejta administrative.1
2. Llojet e Decentralizimit
Decentralizimi nënkupton çdo formë të anticentralizimit. Çdo lloj decentralizimi
- administrativ, politik, skal apo i tregut - ka ecuri politike dhe karakteristika të
1 DJORDJEVIC.J, Ustavno pravo, Beograd, 1989, f. 621.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT