Qasjet Kryesore për Mësimdhënien e Shkrimeve për Qëllime Profesionale
Author | Greta Përgjegji |
Position | Pedagoge e Gjuhës Angleze, Qendra e Gjuhëve të Huaja, Akademia e Forcave të Armatosura |
Pages | 396-402 |
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
396
Qasjet Kryesore për Mësimdhënien e Shkrimeve për Qëllime
Profesionale
MSc. Greta Përgjegji
Pedagoge e Gjuhës Angleze, Qendra e Gjuhëve të Huaja, Akademia e Forcave të
Armatosura
Abstrakt
Artikulli me titull “Qasjet Kryesore për Mësimdhënien e Shkrimeve për Qëllime
Profesionale” fokusohet në Shkrimet për Qëllime Profesionale dhe teoritë e mësimdhënies
së tyre. Si fillim Shkrimet për Qëllime Profesionale kanë një gjuhë specifike të specializuar
e cila përdoret nga anëtarë të një komuniteti të caktuar shkencor dhe profesional gjuhë e
cila karakterizohet nga përdorimi i shumë termave teknike dhe një strukturë leksikore
dhe sintaksore të veçantë. Fakti që ato i përkasin një fushe gjuhësore specifike,
mësimdhënia e tyre kthehet në një sfidë për mësuesin si në një gjuhë të dytë por edhe në
gjuhën mëmë. Studiues të ndryshëm kanë hedhur hipoteza të ndryshme për sa i përket
qasjeve të ndryshme për mësimdhënien e tyre. Qasja e parë është ajo e mësimdhënies së
Shkrimeve për Qëllime Profesionale si produkt ku nëpërmjet kopjimit të një teksti të
dhënë disa herë arrihet në një produkt kopje me origjinalin. Qasja e dytë ajo e të shkruarit
si proces nuk synon një kopjim të një teksti të caktuar por një shkrim të një pjese që nga
fillimi duke ndjekur fazat përbërëse të këtij procesi. Qasja e tretë e mësimdhënies është
ajo e të shkruarit të Shkrimeve për Qëllime Profesionale si një zhanër gjuhësor në të cilin
shkrimi ndodh në një mjedis ku anëtarët kanë dhe ndajnë një qëllim specifik komunikues.
Qasja e fundit ajo e të shkruarit si një produkt i një procesi vendimmarrës është një
ndërthurje mes qasjeve të tjera dhe synon një shkrim të saktë dhe të qartë ku shkruesi
merr në konsideratë ekspertizën dhe njohurinë e anëtarëve në një mjedis të caktuar
profesional ku shkruesi është pjesë e këtij mjedisi.
Fjalë kyce: Shkrime për Qëllime Profesionale, qasje, mësimdhënie, produkt, proces, zhanër.
Hyrje
Fjalët që hasen në gjuhën e përditshme janë poli-semantike, me fjalë tjera ato mund
të kenë më shumë se një kuptim dhe kjo është arsyeja pse ato janë të dobishme pasi
mund të përdoren në shumë situata. Megjithatë, në disa situata, si në komunikimin
profesional, gjuha e përditshme mund të jetë shumë e paqartë dhe jo-
mjaftueshmërisht specifike. Gjuha specifike apo ajo e specializuar është krijuar
ndërmjet anëtarëve të një komuniteti të veçantë shkencor dhe profesional, dhe nga
këndvështrimi leksikor karakterizohet nga përdorimi i shumë termave teknikë. Sipas
Gotti (1991), që “një gjuhë të cilësohet si specifike ajo duhet të plotësojë kushtet e
mëposhtme: vënia e theksit tek përdoruesi ( në fushën didaktike), tek realiteti referues
(fusha e funksionit pragmatik) si dhe theksi mbi përdorimin e gjuhës së specializuar
(fusha profesionale gjuhësore) këto tre kushte përbëjnë aspektet kryesore të një
gjuhe së specializuar”. Pikërisht duke u nisur nga ky përkufizim mund të themi se
dhe terminologji të ndryshme si ajo ushtarake, mjekësore, ligjore mund të cilësohen
si specifike dhe si një gjuhë profesionale e lidhur ngushtë me mjedisin ku ato përdoren
To continue reading
Request your trial