Qëndrimi i Mehdi Frashërit ndaj politikës italiane në Shqipëri

AuthorValentina Hushi
Pages132-140
132
Vol. 6 No.2
September, 2020
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Qëndrimi i Mehdi Frashërit ndaj politikës italiane në Shqipëri
në vitet 1922-1939
Valentina Hushi
Qëndrimi i Mehdi Frashërit ndaj politikës italiane në Shqipëri në vitet 1922-1939 nuk
është krejtësisht i qartë dhe të qenit e t luajal apo diplomat i sprovuar, nuk shpjegon
plotësisht ndryshimet në vlerësimin e dashamirësisë qëndrimet e t .
Në Konferencën Ndërkombëtare Ekonomike që i lloi punimet në 10 prill të vitit
1922 në Gjenova, Mehdi Frashëri, i cili përfaqësonte qeverinë shqiptare, së bashku me
Kotën dhe Blinishti, i akuzonte italinë për qëndrimin e saj armiqësor ndaj Shqipërisë.
Qëllimi i konferencës ishte shqyrtimi i gjendjes së vështirë ekonomike që kishte zaptuar
Evropën, si dhe gjetja e rrugëve për gjallërimin ekonomik të saj1. Nismëtar i saj ishte
ministri i Jashtëm të Anglisë, z. Ll. George 2. Mehdi Frashëri synonte të siguronte nga
konferenca marrjen e një kredie e cila ishte jetike për gjendjen e vështirë në të cilën
ndodhej vendi. Dështimin e përpjekjes ai ia faturon sjelljes sabotuese të përfaqësisë
italiane e cila duke shfrytëzuar faktin që kishte kryesinë e Konferencës, bëri çmos që të
shmangte takimet e delegacionit shqiptar me ato të shteteve të tjera. Italia nuk lejoi të
bëhej pjesë e rendit të ditës parashtesa që Mehdi Frashëri i dërgonte Konferencës dhe
ku vihej theksi te nevojat e mëdha që kishte Shqipëria për kredi3. Fatkeqësisht, edhe
pse ishte deklaruar që konferenca kishte vetëm karakter ekonomik ajo nuk i shpëtoi
përfshirjes së çështjeve politike. Sjellja e Italisë ishte si një hakmarrje ndaj shqiptarëve
për Lu ën e Vlorës, por edhe për dështimin e kryengritjes së Elez Isu t ku Italia,
sipas Frashërit, kishte investuar mja . Pritshmëria e saj nga kryengritja kishte qenë
ardhja në pushtet e një qeverie me njerëz të afërt me Italinë si Mustafa Kruja4.
I ashpër ishte qëndrimi i Mehdi Frashërit edhe ndaj miratimit të marrëveshjes me
Italinë për kr imin e Bankës Kombëtare Shqiptare në vitin 1925. Ai kishte shprehur
më herët mendimet e t se si Shqipëria mund të kr onte bankën e saj me kapital
vendas dhe të siguronte nancime me interesa të ulëta duke shmangur kreditë nga
jashtë 5 por ato ishin konsideruar të parealizueshme nga deputetët 6. Vonesën e kr imit
të një institucioni kaq të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, siç ishte banka,
Mehdi Frashëri ia delegonte injorancës së drejtuesve shqiptarë por edhe intrigave
të huaja që synonin “ta fusnin vendin në robëri ekonomike dhe nanciare”7. Këtu
e kishte alën për Italinë e cila, duke shfrytëzuar ambiciet e parlamentarëve, do
t’a mbante pezull për disa vite kr imin e bankës duke rritur dëmet në ekonominë
shqiptare. Mehdi Frashëri kritikonte si “nolistët” ashtu edhe “zogistët” që me
kryengritjet dhe kundërkryengritjet e tyre jo vetëm e penguan ngritjen e Bankës, por
edhe kushtëzuan mënyrën e kr imit të saj. Sipas t , kr imi i bankës në vitin 1925,
me kapital italian ishte produkt i mbështetësve të Ahmet Zogut të cilët, për të tuar
1 Agimi, mars –prill 1922, f. 226-227, “Rrokull Shqypnis”
2 Hylli i Dritës, maj 1922, f. 202, “ Mbledhja në Genovë për rreth nji Dramit politik”
3 Mehdi Frashëri, Kujtime: vitet 1913-1933, Tiranë: “OMSCA-1”, 2005 f. 139
4 Po aty, f. 133
5 Mehdi Frashëri, Problemet shqiptare. Tiranë: Plejad. 2016, f. 162-164
6 M. Frashëri, Kujtime.., f. 118
7 M. Frashëri, Probleme shqiptare, f. 164

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT