Qeverisja në Kosovën e Pavarur

AuthorAdem Shala, Phd (c)
PositionUET-e, Fakulteti Juridik: e Drejta publike
Pages123-139
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
123
Qeverisja në Kosovën e Pavarur
Adem Shala, Phd (c),
UET-e, Fakulteti Juridik: e Drejta publike
Abstrakti
Kosova, është shtet i ri, më traditë llestare në procesin e pavarur qeverisës dhe institucional.
Shoqëri e vonuar në reformat e tranzicionit dhe në procesin e integrimit. Por, më një shoqëri që ka
sakrikuar shum për liri, pavarësi e demokraci dhe që ka përcaktim e nevoj për zhvillim të të gjitha
sferave. Cilësia institucionale dhe qeverisëse, paraqet njërin ndër faktorin esencial zhvillimor dhe
integrues. Pas pavarësisë 2008, u krijuan parakushtet për qeverisje e organizim institucional, më
përcaktime kushtetuese e ligjore sipas standardeve demokratike dhe të së drejtës ndërkombëtare.
Ka arritë suksese konkrete qeverisese, institucionale e juridike, por kërkohet implementim më
ekas, më cilësor e më efektiv i rendit juridik e politik, duke mos lejuar tjetërsimin e qëllimeve dhe
përcaktimeve kushtetuese në procesin qeverisës.
Është proces tejet i vështirë, për shkak të mungesës së kushteve bazë për demokraci: nivelit të
ultë të zhvillimit ekonomik; mungesa e traditës demokratike; pengesat e jashtme; kultura politike
e bisnesore; përqendrim i pushtetit mbi burimet dhe sektoret egzistencial; ambient bisnesor të
papërshtatshem; mungesë të opozitës së mirëlltë; etj. Për të arritë rezultate zhvillimore, po kërkohet
cilësi e re qeverisëse, në fokus të thellimit e krijimit të parakushteve për procese bashkëpunuese
rajonale, integrimin në BE dhe integrimin në organizatat e proceset rajonale e globale. Këto
arrihën, përmes angazhimit të qartë e të vendosur të faktorit vendor dhe ati ndërkombëtar
njëkohësishtë, për të konsoliduar cilësinë institucionale e qeverisëse. Këto janë procese esenciale të
domosdoshme, për konsolidimin cilësor demokratik të institucioneve, zhvillimin ekonomik dhe
integrimin e Republikës së Kosovës.
Fjalë Kyçe: Qeverisja, Institucionet, Aktet, Proceset, Zhvillimi, Integrimi, Qeverisja lokale.
Hyrje
Procesi qeverisës dhe zhvillimi institucional e juridik në Kosovë gjatë përiudhes 1999-
2013, është i lidhur, i ndikuar dhe i kushtëzuar më një mori faktorëve e rrethanave vendore,
rajonale e globale. Të gjitha këto rrethana së bashku, kanë përcaktuar përmbajtje, dukuri e
tendenca të përgjithshme e specike të procesit qeverisës, institucional, kushtetues, ligjor
e kulturor, me efekte e pasoja konkrete në sferat tjera. Andaj, objekt studimi dhe qellimi
kryesor i këti punimi është analiza, shtjellimi, identikimi i cilësisë dhe shkaqet, pasojat,
efektet e procesit qeverises e institucional. Hulumtimi i procesit të konsolidimit, sukseseve
dhe dukurive negative e pengesave, si dhe mënyrat e tejkalimit tyre. Të hulumtohet e
pasqyrohet veprimtaria e përgjithshme e institucioneve kryesore politike: legjislative,
ekzekutive, gjyqësore e administrative dhe raporti në mes tyre të ndërlidhura me subjektet
e jetës politike parlamentare e qeverisese, dhe aspekti kushtetues e implementues.
Pluralizmin politik e shumpartiak, zgjedhjet, legjitimitetin, sovranitetin popullor, qytetar
e territorial, shoqërinë civile, mediat, etj, në kohen dhe hapsirën e lartëcekur. Pra, për të
përcaktuar shkaqet e pasojat sipas faktorëve, intensitetin e inuencave, korelacionet në
mes variablëve, etj.
Lëndë studimi do jenë ngjarjet, proceset, vendimmarrjet, aktet, veprimet, rekomandimet,
mosveprimet,raportet, etj, kosovare dhe të Bashkësisë Ndërkombëtare. eksimi i Aktve
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
124
dhe Proceseve globale që kishin dhe kanë rolë të veçantë në zhvillimet intitucionale dhe
proceset politike e qeverisëse në Kosovë dhe rreth saj. Analiza e Forcave shoqërore dhe
politike, kontradiktat dhe konstelacionet e subjekteve politike në pushtet dhe qeverisje.
Interpretimi dhe pasqyrimi i tyre në kontekst të cilësisë së qeverisjes dhe institucionalizimit;
në fokus të rolit të tyre në zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e sferave tjera. Në veçanti
proceset integruese e armuese të Republikës së Kosovës, në funksion të përmirësimit të
qeverisjes dhe rritjes ekonomike, si dhe shndërrimit të kësaj rritje në zhvillimin e sferave
tjera si obligim, rolë dhe qellim primar i institucioneve dhe i qeverisjes efektive kosovare.
Disa nga pyetjet që punimi do të sjell përgjigje janë: Cilat janë cilësitë qeverisëse e
institucionale? Cilat janë shkaqet, pasojat, sdat, aktet dhe efektet kryesore të qeverisjës
e institucioneve gjatë kësaj periudhe? Cilat ishin veçantitë dhe karakteristikat e
përgjithshme, gjatë bashkëqeverisjes më Bashkësinë ndërkombëtare? Më cilat sda
ballafaqohen institucionet dhe qeverisja kosovare pas pavarësisë dhe në të ardhmen? Si
të arrihet qeverisja e mirëlltë demokratike në këto sfera: kultura dhe stabiliteti politik;
sundimi i ligjit; autonomia dhe kontrolli reciprok i pushtetëve; debati; procesi zgjedhor
dhe konkurenca; respektimi i kushtetutshmërisë e ligjshmërisë; ekasiteti dhe reformimi i
administratës; rritja ekonomike dhe zhvillimi; mirëqenja, etj? Cilat janë dukuritë negative
në qeverisje e institucione, dhe si të tejkalohen? Si të ndërtohen dhe ruhet karakteri i
hapur i institucionëve? Si të integrohen pakicat, veçmas ajo serbe? Si të arrihet integrimi?
Cilat ndryshime do të përmirësonin qeverisjen? etj.
Administrimi ndërkombëtar 1999-2008
Sistemi socialist i qeverisjes në Kosovë, përpos karakteristikave të përgjithshme sistemore
e ideologjike socialiste dhe realitetin ballkanik e global të pasluës së dytë botërore,
kishte edhe veçantitë tjera deformuese si rezultat i mohimit të vetëvendosjes së popullsisë
shqiptare në teritoret etnike në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë(RSFJ).
Përpjekjet e popullatës shqiptare për armim kombëtar, zhvillim, liri e barazi ishin të
vazhdueshme, të cilat ndërlidheshin me proceset e dukurit institucionale e qeverisëse.
Gjatë viteve të 70-ta, lluan procese pozitive që patën si rezultat zbutjen e deformimëve
dhe tejkalimin e një praktike të tillë, të cilat armuan pozitën statusore të Kosovës në
Federatë dhe liberalizimin relativ të procesit qeverisës. Edhe vetëqeverisja socialiste ishte
më liberale; dallohej nga qeverisja e vendeve tjera socialiste.
Presionet ndaj Kosovës u rishfaqen pas vitit 1981. Më demonstratat e këti viti dhe në
vazhdimësi, rinia dhe populli i Kosovës kishte të theksuar kërkesën për statusin e
Republikës në Federalizmin e RSFJ-së. Serbia më 1989-99 ia hoqi autonominë dhe e okupoi
Kosovën, duke e dhunuar më forma të aparthejdit dhe gjenocidit. Në këtë periudhë lloi
edhe procesi i shpërbërjes së Federatës dhe ndryshimet e sistemit qeverises në vendet
socialiste dhe ndryshimet globale. Nga ana e qytetarëve dhe e subjekteve politike kosovare
u shfaqen proceset rezistuese politike, kushtetuese, institucionale e qeverisëse. Ndërsa,
gjatë vitit 1998-1999 edhe rezistenca ushtarake. Të gjitha këto rezistenca karakterizoheshin
më rezistencë këmbëngulse për vetëvendosje dhe për qeverisje e institucione legjitime e të
pavarura. Rezistenca politike dhe ushtarake ishin faktorë esencial që shkaktuan përkrahjen
dhe ndërhyrjen e Bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Faktori vendor kosovar, ishte njëri
ndër faktoret esencial zbërthyes në ndryshimin e gjendjës, kuptohet krahas proceseve e
veprimeve të faktorëve të jashtem. Ndërthurja përkrahëse e faktorit vendor nga faktori
i jashtem në rrethanat ndërkombëtare nuk ishte fare e lehtë. Veprimtaria këmbëngulëse
dhe sakricat kosovare gjatë viteve 80-ta dhe 90-ta, veçmas 1998-99, e thelluan përkrahjen

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT