Raporti “Qartësi-Interpretim” në disa prej teoricienëve të së drejtës moderne

AuthorPhD Arjan Vasjari
PositionPedagog, Universiteti Europian i Tiranës
Pages308-315
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
308
Raporti “Qartsi-Interpretim” n disa prej teoricienve t s drejts moderne
PhD Arjan Vasjari
Pedagog
Universiteti Europian i Tiranës
Abstra kt
Debati rreth raportit mes koncepteve qartësi-interpretim juridik nuk është i ri në mjediset e
së drejtës. Fakti që në të drejtën moderne ai vijon të mbulojë një hapsirë mja të rëndësishme
shpjegon dy gjera: e para,rëndësinë e jashtëzakonshme që ka për shkencën e së drejtës ky raport;
dhe e dyta, vështirësinë për të pranuar një qasje univoke por, në të gjitha rastet hierarkike, ku njëri
koncept të ketë përparësi mbi tjetrin. Qasjet më klasike janë të konsoliduara në idenë e tyre mbi
përparësinë e qartësisë duke e konceptuar interpretimin e se drejtës si një akt i thjeshtë njohës i saj
apo më saktë,i normës juridike. Përgjithësisht, ideja e tyre mbështetet mbi paradigmën se, qartësia
përmblidhet tek intencioni i ligjvënësit historik dhe se interpreti duhet vetëm t’a identikojë
atë saktë. Përkundër kësaj qasje ,egziston një tjetër, kryesisht e frymëzuar prej realizmit juridik
amerikan i cili nga ana e tij duke ndërtuar një identikit gjykatësi të ndryshëm nga ai i sistemeve
kodiciste,pranon se interpretimi i operatorëve të së drejtës është një akt i mirëlltë prodhimi të
së drejtës. Me pak alë ,procesi interpretues që ushtrohet prej tyre është mja thelbësor brenda
fenomenit juridik.Shkrimi prek disa nga shkollat kryesore duke lluar me atë liberale, për të vijuar
më pas me atë anglosaksone, skandinave, amerikane, shkollën gjenoveze për t’u mbyllur me një
tjetër amerikan, Jonathan Wroblewski. Ky lloj excursus-i teorik, ashtu sic është logjike të ndodhë,
nuk bëhet për të mbërritur në një përgjigje mbi përparësitë e njërit koncept apo tjetrit por,për të
parashtruar nevojën për të debatuar rreth tyre.
Fjalë kyçe: Qartësia e së drejtës, interpretim juridik, sistem juridik, iuspozitivizëm normativist,
normë juridike, gjuhë, diskrecionalitet i gjykatësit, ermeneutika skeptike, realizëm juridik, hard cases-
easy cases, domethënie e normës, ideologji statike-ideologji dinamike.
Hyrje
Ēshtë një fakt i gjithpranuar tashmë se, era post moderne dhe proceset globalizuese kanë
krijuar një model shoqërie gjithmonë e më kompleks. E drejta, ndoshta më shumë se
çdo disiplinë tjetër humane, ka ndjerë impaktin e këtij artikulimi shumëtrajtësor i cili
ka provokuar një proliferim të burimeve të prodhimit normativ dhe gjithaq nevojën për
interpretim. Mirëpo, nëse nga njëra anë e drejta i është përshtatur këtij transformimi, nga
ana tjetër asaj i është vënë në diskutim njëri prej elementeve themelor karakterizues:qartësia.
Shkolla liberale
Teoricienët e së drejtës me frymëzim liberal kanë mbrojtur sistematikisht idealin e qartësisë
të së drejtës duke u bazuar në parakushtin se, më pjesën dërrmuese të rasteve është e
mundur të njihet ex ante ajo se, çfarë normat juridike parashkruajnë dhe parashikojnë për
rastet konkrete. Neil MacCormick e përkuzon qartësinë e së drejtës si një besnikëri ndaj
precedentit. “Një e drejtë është e qartë nëse përgjatë kohës, raste të ngjashme kanë gjetur
zgjidhje të ngjashme. Në këtë mënyrë, qartësia është shprehje e kërkesës për besim, ruajtje
dhe stabilitet të së drejtës në këndvështrim diakronik” (MacCormick,1995). Duke integruar
më tej në këndvështrimin e tij edhe funksionin e operatorit të së drejtës në raport me

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT