Reforma e sistemit pensional domosdoshmëri e shteteve në tranzicion

AuthorSherif Gashi - Hashim Rexhepi
PositionKolegji ' Pjeter Budi' Prishtinë
Pages282-292
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
282
Reforma e sistemit pensional domosdoshmëri e shteteve në tranzicion
Dr. Sherif Gashi - Dr Hashim Rexhepi
Kolegji “ Pjeter Budi” Prishtinë
Abstrakt
Sistemi pensional si në shtetet e zhvilluara ashtu edhe në shtetet në zhvillim
domosdoshmërish kërkon reforma të thella. Nëse nuk do këtë reforma në ketë sistem
shumë shpejt shumë vende do të ballafaqohen me mungesë mjetesh dhe aftësi për të
përmbushur obligimet ndaj kësaj kategorie njerëzish. Shtetet e Bashkimit Evropian ka
shumë kohë që merren me reformimin e sistemit pensional, por ende konkretisht diçka
në këtë drejtim nuk ka. Shtetet të cilat kanë të organizuar sistemin pensional në bazë të
shtyllës së parë, çdo herë janë në procedurë e sipër për të gjetur një modul sa më të mirë
për të përballuar këtë kategori të shpenzimeve. Hungaria, shtet i Evropës Qendrore si
dhe Polonia, shtet i Evropës Lindore janë shembull i shteteve në transformimin e sistemit
pensional, duke bërë kryqëzimin e tri shtyllave të sigurimit pensional. Këto shtete janë
dhe do të jenë model për transformimin e sistemit pensional të vendeve të tjera në rajon,
po ashtu edhe të vendeve të BE-së, vende të cilat kanë favorizuar pensionet private, apo
pensionet në llogari individuale. Në të njëjtën kohë kanë sjellë ligje të cilat mundësojnë
qytetarët që në mënyrë vullnetare, të kursejnë në fondet private të pensioneve. Qeveritë
e Republikës Çeke dhe Sllovene kanë vendosur reformimin e sistemit aktual të pensioneve
përmes kontributeve pa privatizim të tyre.
Fjalët kyçe: reforma, pensionet, vendet në tranzicion, fondet.
Hyrje
Menaxhimi i mirë i fondeve pensionale zvogëlon rrezikun e aftësisë paguese, ruan
stabilitetin e fondeve dhe njëkohësisht ruan besimin e kontribuuesit të fondit. Duke
marrë në konsideratë shpejtësinë dhe kompleksitetin në rritje të tregjeve financiare,
menaxhuesit e fondeve të pensioneve duhet të jenë të përgatitur për zhvillimet që
mund të shkaktojnë sfida të ndryshme (kriza globale financiare 2008). Është mirë
të evitohen ndryshimet e papritura të politikave në përgjigje të rrethanave të
menjëhershme. Sistemet e pensioneve janë strukturuar të funksionojnë në periudha
shumë të gjata kohore. Fondet pensionale pas bankave janë elementi kyç në
zhvillimin e sistemit financiar, nga se janë ndër institucionet me më shumë likuiditet,
me shumë mjete të lira që kërkojnë angazhim Rënia ekonomike globale do të ushtrojë
trysni mbi skemat publike të pensioneve të financuara sipas formës “PAYG” duke
kufizuar në të njëjtën kohë kapacitetin e qeverive për të zbutur të dy këto efekte.
Shtetet në zhvillim nga pësimi i humbjeve, kanë angazhuara potencialin e tërë
njerëzor dhe teknika të menaxhimit të këtij rreziku të paparashikuar që të mbrojnë
asetet e fondeve, të ruajnë besimin ndaj anëtareve të këtyre fondeve, ruajtjen nga
trazirat sociale. Rënia ekonomike globale do t’i zvogëlojë të ardhurat nga kontributet
në shumicën e vendeve si pasojë e rënies së punësimit apo rënies së nivelit të fitimeve
mbi të cilat vilen këto kontribute. Nga ana tjetër çdo vit e më shumë vihet re tendenca

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT