Reformimi i legjislacionit të punës një domosdoshmëri për garantimin e të drejtave të punëmarrësit në marrëdhënien juridike të punësimit

AuthorYllka Rupa
PositionUniversiteti 'Luigj Gurakuqi' Shkoder, Fakulteti i Drejtësisë
Pages371-377
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
371
Reformimi i legjislacionit të punës një domosdoshmëri për garantimin
e të drejtave të punëmarrësit në marrëdhënien juridike të punësimit
Dr. Yllka RUPA
Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkoder
Fakulteti i Drejtësisë
Abstrakt
Reformimi i dispozitave të Kodit të Punës synon të garantojë statusin e punëmarrësit në procesin
e punës në disa aspekte që kanë të bëjnë me garantimin e shëndetit dhe rritjen e të ardhurave.
Nevoja e reformimit të dispozitave të Kodit të Punës u pa si ndikim i disa faktorëve që kanë të
bëjnë me mbrojtjen e të drejtave themelore të subjektit punëmarrës në mar rëdhënien e punësimit,
të garantuara këto me akte nderkombëtare, si dhe me zbatimin e projekteve të rëndësishme të
organizatave nderkombëtare që synojnë të përsosin marrëdhëniet e punës dhe raportet mes
subjekteve të saj. Ky shkrim trajton problemet e zbatueshmërisë së dispozitave të kodit të punës
në shumë aspekte, faktorët që diktuan nevojën e ndryshimeve të reja, si dhe bën një analizë të
atyre cështjeve që do të preken nga ndërhyrjet në ligj. Reformimi i mëtejshëm cilësor është bërë
në përputhje me dokumentet dhe aktet juridike ndërkombëtare si: Karta e OKB, konventat dhe
rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Karta Sociale Europiane etj.
Nevoja e rishikimit të Kodit të Punës
Marrëdhëniet e punës në sektor të ndryshëm të ekonomisë, tregtisë dhe më gjere kane
qënë objekt i rregullimeve ligjore në aspekte të vecanta të mbrojtjes dhe garantimit të
statusit të punëmarrësve. Nismat ligjore për ndërhyrjen në paketën normative që mbron
raportet e punësimit janë diktuar nga shumë faktorë ndër të cilët më të rendesishëm janë
ato social, ekonomik, politik etj.
* Marrëdhëniet e punës në vetvete janë vazhdimisht të lidhura me politikat sociale të
shtetit dhe në këtë kontekst cdo dispozitë juridike që në thelb pike se pari ka karakter
social, reformohet per të marrë në mbrojtje ato situata të cilat janë të rregulluara prej saj
dhe që i shërbejnë më mirë subjektit të mbrojtur. Kur themi se raportet juridike të punës
kanë karakter social duhet ti shikojmë ato të lidhura ngushtë me marrëdhënie të tjera të
karakterit social të cilat në disa raste burojnë direkt nga procesi i punës dhe në të tjera
raste janë të varura prej këtij procesi. Nga ky aspekt edhe dispozitat juridike të degëve të
tjera kanë rëndësi në përcaktimin dhe vlërësimin e akteve normative të punës, sic janë ato
të sigurimeve shoqërore, të nxitjes së punësimit, të rregullimit të periudhave të papunësisë
etj.
* Nga pikpamja ekonomike, duhet thënë se zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike, nuk
mund të shikohet i shkëputur edhe nga marrëdhëniet e punës, e për këtë dispozitat
normative duhen përshtatur me situatat në zhvillim, në mënyrë që të jenë të aa për një
rregullim bashkohor të situatave praktike në të cilat gjenden subjektet e punës. Tendencat
që promovohen sot nga organizma të rëndësishëm ndërkombëtarë të krijimit të akteve

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT