Rëndësia e bazës së të dhënave në marketingun e marrëdhënieve të ndërtuar online kundrejt atij offline. Rasti i sektorit bankar shqiptar

AuthorErvin Myftaraj
PositionDepartamenti i Marketingut, Fakulteti i Biznesit, Universiteti 'Aleksandër Moisiu'
Pages395-403
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
395
Rëndësia e bazës së të dhënave në marketingun e marrëdhënieve të ndërtuar
online kundrejt atij oine. Rasti i sektorit bankar shqiptar
Dr. Ervin Myaraj
Departamenti i Marketingut,
Fakulteti i Biznesit,
Universiteti “Aleksandër Moisiu
Abstra kt
Baza e të dhënave marketing është procesi i ndërtimit, mirëmbajtjes dhe përdorimit të bazës së
të dhënave konsumatore dhe bazave të tjera të të dhënave (produktesh, shitësish, etj), për arsyen
e kontraktimit, transaksioneve dhe ndërtimit të marrëdhënieve me konsumatorin. Qëllimi i këtij
punimi është të vlerësojë rëndësinë e bazës së të dhënave në procesin e ndërtimit të marketingut të
marrëdhënieve në tregun oine dhe në tregun online.
Për realizimin e këtij punimi, është përdorur literatura e marketingut dhe është marrë një zgjedhje
prej 316 konsumatorësh, të cilët u janë përgjigjur pyetjeve për rëndësinë e bazës së të dhënave dhe
ndikimit të saj në marketingun e marrëdhënieve. Zgjedhja është bërë rastësore, e grupuar sipas një
shpërndarje demograke në bazë të rajonit ku jetojnë, moshës, gjinisë, nivelit arsimor dhe sektorit
ku punojnë. Pyetësorët janë plotësuar në dy qytetet kryesore shqiptare, Tiranë dhe Durrës. Punimi
është bazuar në të dhëna parësore dhe dytësore për rastin e sektorit nanciar në Shqipëri.
Përfundimet e këtij kërkimi theksojnë se baza e të dhënave është e rëndësishme për marketingun e
marrëdhënieve, si atë të ndërtuar oine dhe në atë të ndërtuar online.
Fjalët kyçe: Baza e të dhënave, Marketingu i marrëdhënieve, Tregu oine dhe online.
Hyrje
Sot kompanitë përballen me një konkurrencë mja të fortë. Për të krijuar një konkurrencë
sa më të mirë, duhet lëvizur nga lozoa e produktit dhe shitjes tek lozoa e marketingut.
Pika kryesore e një orientimi të qartë marketing është një marrëdhënie e fortë me klientin.
Marketerët duhet të lidhen me konsumatorët, t’i informojnë, t’i tërheqin dhe t’i përfshijnë
vrullshëm në këtë proces. Ata duhet t’i njohin konsumatorët e tyre dhe në mënyrë që ato
ta bëjnë këtë, duhet të mbledhë informacione dhe t’i ruajë ato në bazën e të dhënave të
saj. Një bazë e të dhënave konsumatore është një mbledhje e organizuar e informacioneve
të nevojshme për një konsumator të përhershëm apo potencial. Këto informacione janë
të vazhdueshme, të aksesueshme dhe të përdorshme për ato vendime marketing që të
drejtojnë drejt drejtimit të tregut, kualikimit, cilësisë, shitjes së produktit, shërbimit si
dhe mirëmbajtjes së marrëdhënies me konsumatorin.
Firmat sapo kanë lluar të përdorin internetin për të përuar informacionin e klientëve
dhe proçeset e tyre të marketingut të databaseve, për të përmirësuar menaxhimin e lidhjeve
me klientin. Ky punim paraqet një plan ose sistem në lidhje me këtë. Në mënyrë esenciale,
ajo paraqet se zbatimi i marketingut të database sjell zgjidhje për shumë vështirësi në
menaxhimin e lidhjeve me klientin, duke mundësuar një interaktivitet një me një. Për

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT