Rëndësia e etikës profesionale në punën e mësuesit dhe pedagogut

AuthorRisvan Tërshalla
PositionUniversiteti 'Aleksandër Moisiu', Durrës, Albania
Pages293-299
293
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
Rëndësia e etikës profesionale në punën e mësuesit dhe pedagogut
Risvan Tërshalla
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Albania
Abstrakt
Në këtë punim, do të analizohet rëndësia që ka etika profesionale në punën e mësuesit
dhe pedagogut, se si e kushtëzon dhe orienton ajo profesionistin (mësuesin/lektorin), në
veprimtarinë e tij, në raport me studentët dhe me përgjegjësinëkomunitare.
Etika përfshin artikulimin e sjelljeve të mira dhe zakoneve që profesionistët e arsimit
kërkojnë të edukojnë te çdokush, detyrat që ata duhet të ndjekin dhe rrjedhojat e
mëvonshme të sjelljeve të tyre.
Etika për një mësues shihet si një promotor i mirë i performancës, sipas shumë
konsideratave etika e një shkolle është shumë e rëndësishme në performancën e saj, kjo
sepse identiteti etik i një shkolle është i rëndësishme si për nxënësit ashtu edhe për palët
e interesuara për atë komunitet. Po si është e lidhur etika e mësuesit me performancën e
shkollës? Po modeli i sjelljes në vendin e punës? Elementet e etikës pedagogjike u shfaqën
së bashku me lindjen e veprimtarisë pedagogjike si një funksion i veçantë shoqëror. Çfarë
zhvillimi mori kultura dhe etika pedagogjike e mësuesit? Pse duhet të flasim për etikën
pedagogjike? Etika personale e çdo individi përcaktohet nga shumë faktorë. Cilat janë
ato? Ku qëndron ana etike e sekretit të komunikimit emocional të mësuesit në klasë?
Profesioni i mësuesit e shikon komunikimin në një hapësirë më të gjerë, ku gjen vend për
t’u orientuar më mirë, sepse si mësues kemi të bëjmë me qenie humane të ndryshme, që
kanë nevojë për përkatësi dhe dashuri, për siguri dhe mbrojtje, për vlerësim e
vetëvlerësim. Cilat janë tiparet e profilit etik për një mësues? Po parimet etike? Etika dhe
komunikimi janë garanci për suksesin e mësuesit.
Fjalë kyçe: etika, etika pedagogjike, mësues, profesionalizmi, komunikimi, morali
shoqëror.
Hyrje
Si profesionistë, mësuesit janë të angazhuar vazhdimisht me parimet etike duke
marrë parasysh vlerën e veçantë të arsimit. Një rol të rëndësishëm në përmbushjen
me sukses të këtij profesioni luan marrëdhënia me të gjithë të tjerët që janë pjesë e
këtij procesi, siç janë: studentët, kolegët, drejtuesit, prindërit, grupet e interesit etj.
Kodi etik i mësuesit ka si qëllim, t’i inkurajojë mësuesit që të kenë një qasje sa më të
përshtatshme ndaj profesionit, në mënyrë që ta rrisin rëndësinë dhe prestigjin e tij
në komunitet.
Ai, gjithashtu, duhet të ndihmojë organet vendimmarrëse në hartimin e politikave
dhe veprimtarive që krijojnë mjedise motivuese për të nxënit.
1. Kuadri etik i profesionit te mësuesit
Parimet bazë mbi të cilat bazohet hartimi i kodit etik të mësuesit janë:
1. Parimi i përkushtimit ndaj nxënësit/studentit mbi bazën e të cilit përcaktohen

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT