Rëndësia e kolateralit - Rishikim literature

AuthorJuliana Imeraj
PositionUniversiteti 'Aleksander Moisiu', Durres
Pages317-323
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
317
Rëndësia e kolateralit - Rishikim literature
Msc. Juliana Imeraj
Universiteti “Aleksander Moisiu”, Durres
Kolaterali është një instrument kontraktual i përdorur nga huamarrësit dhe huadhënësit në mbarë
botën. Kolateralet janë përdorur shumë kohë më përpara sic jepet dhe në veprën e famshme të
Shekspirit “Tregtari i Venedikut” (Leitner, 2006, 1). Kolaterali i referohet aseteve të lëna peng nga
huamarrësi për të siguruar një kredi. Nëse kredia nuk paguhet huadhënësi mund të sekuestrojë
kolateralin. Nga ky këndvështrim mund të themi që kreditë e siguruara janë më të sigurta për
huadhënësin se kreditë e pasiguruara. Por studimet empirike nga autorë të ndryshëm kanë arritur
në rezultate të ndryshme. Në këtë artikull do shqyrtojmë literaturën teorike dhe empirike se pse
bankat kërkojnë kolateral, dallimi mes kolateralit të brendshëm dhe të jashtëm, si ndikon kolaterali
në zgjidhjen e problemeve të riskut moral dhe zgjedhjes së keqe, lidhjen mes pranisë së kolateralit
dhe primit të riskut. Literatura e gjerë që ekziston në këtë drejtim duket se mbështet atë që tashmë
pranohet nga bankierët që sa më me risk të perceptohet huamarrësi aq më shumë kolateral do
kërkojë banka dhe aq më e lartë do jetë norma e interesit.
Fjalë kyce: Kolaterali, risku moral, asimetria e informacionit, primi i riskut.
Hyrje
Kolaterali është një instrument kontraktual i përdorur nga huamarrësit dhe huadhënësit
në mbarë botën. Kolateralet janë përdorur shumë kohë më përpara sic jepet dhe në veprën
e famshme të Shekspirit “Tregtari i Venedikut” (Leitner, 2006, 1). Ka prova të shumta në
lidhje me përdorimin masiv të kolateralit nga bankat për huatë që u jepen rmave. Në vendet
Europiane, Davydenko dhe Franks (2008, 578) vërejnë që 75.7% e huave të bizneseve në
Francë dhe 88.5% në Gjermani janë janë të garantuara, ndërsa Booth dhe Booth (2006,70)
vërejnë që 75% e kredive për biznese në SHBA janë të garantuara (siguruara). Prandaj është
me interes të dimë pse bankat përdorin kolateral. Literatura teorike është e pasur në lidhje
me këtë cështje por ajo mund të përmblidhet në tre argumenta kryesore. Së pari, kolaterali
mundëson reduktimin e humbjes nga kreditë për bankën në rast mospagimi të kredive.
Kolaterali i siguron bankës një të drejtë mbi asete specike. Së dyti, kolaterali ndihmon
zgjidhjen e problemit të zgjedhjes së keqe me të cilin përballen bankat gjatë procesit
kredidhënies. Ai shërben si një instrument sinjalizues që i siguron bankës informacion
shumë të vlefshëm. Kolaterali e ndihmon bankën të sigurojë informacion privat rreth
huamarrësve, duke qenë se huamarrësit cilësorë janë më të prirur të pranojnë vendosjen e
kolateraleve në përtim të një norme interesi më të ulët se huamarrësit më pak cilësorë. Së
treti, kolaterali ndihmon në zgjidhjen e problemit të riskut moral pasi kredia është dhënë.
Pa praninë e kolateralit huammarrësi nuk është i predispozuar të sigurojë përpjekje
optimale apo nivelin optimal të investimit. Ky mekanizëm i ka rrënjët në rolin shtrëngues
(binding) të kolateralit mbi huamarrësin, qw bën të mundur përputhjen e interesave të tij
me ato të bankës. Por natyrisht është e nevojshme që këto argumente teorikë të testohen
nyrë empirike. Kolaterali, shoqërohet me kosto ligjore dhe të monitorimit të cilat

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT