Resurset ujore në Bjeshkët e Nemuna

AuthorIlir Gashi
PositionUniversiteti i Prishtines
Pages500-505
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
500
Resurset ujore në Bjeshkët e Nemuna
Prof. Ilir Gashi
Universiteti i Prishtines
Abstrakt
Ky punim kërkimor-shkencor u realizua me qëllim studimin e Resurseve Ujore ne
territorin e Bjeshkeve te Nemuna. Nevoja e sotme per ujera eshte bere problem global,
dhe me kete studim jam munduar te paraqes gjendjen reale te Resurseve Ujore ne
hapesiren e Bjeshkeve te Nemuna. Mbrojtja e resurseve ujore sipërfaqësore dhe
nëntokesore është shumë e rëndesishme pasi që resurset ujore përbejnë një nga segmentet
më vitale për ekosistemin ku jetojmë. Përdorimi i resurseve ujore përfshin benefite të
shumta në aspektin e përdorimit të ujit të pijes, bujqësor, industrial, familjar, aktivitetet
turistike dhe mjedisore. Duke marre për bazë rezervat dhe pasuritë e mëdha ujore
sipërfaqësore dhe nëntokësore që posedojnë ky territor janë ngritur tre mini hidrocentrale
dhe po ashtu qeveria Republikes se Kosoves duhet të ketë parasysh së në ketë territor ka
potencial hidrike për ndërtimin e hidrocentraleve të tjera.
Fjale kyçe: Resurs, turistik, hidrocentral, mjedisor, industrial.
Hyrje
Territori i Bjeshkëve të Nemuna cilësohet me objekte të rralla hidrike të
papërsëritshme, me shtrirje të kufizuar hapësinore dhe të ruajtura në gjendje
burimore. Rëndësi të veçantë si vendburime natyrore dhe burime potenciale të ujit
janë gurrat karstike: Burimi karstik i Drinit të Bardhë në Radavc, Vrella e Istogut,
dhe Vrella në fshatin Vrellë.
Si lumenj kryesor të Bjeshkëve të Nemuna veçohen: Lumi Drini i Bardhë, Lumbardhi
i Pejës, Lumbardhi i Deçanit, Ereniku, Sushica dhe Lumi Istog.
Resurset ujore përbëhen nga ujërat sipërfaqësore dhe ata nëntokësore. Në ujërat
sipërfaqësor bëjnë pjesë lumenjtë dhe liqenet. Lumenjtë kryesor të hapësirës së
Bjeshkëve të Nemuna janë: Drini i Bardhe, Lumbardhi i Pejës, Lumbardhi i Decanit,
Ereniku, lumi Istog, lumi Sushica.
Ndërsa liqene akullnajore më të njohur janë: Liqeni i Madh, Liqeni i Vogël, Liqeni
i Tropojës, Liqeni Zemer, Liqeni i Kuqishtes.dhe Liqeni Leqinat. Përderisa bota në
një pjesë të madhe ka probleme për furnizim të mjaftueshëm me ujë, hapësira e
Bjeshkëve të Nemuna në territorin e Kosovës posedon sasi të bollshme të këtij resursi.
Resurset ujore
Në kuadër të hapësires së Bjeshkëve të Nemuna në territorin e Kosovës edhe resurset
ujore përbejnë një segment mjaftë të rëndesishem, duke marre për bazë rezervat dhe
pasuritë e mëdha ujore sipërfaqësore dhe nëntokësore që posedojnë këto male.
Vlerësohet se Drini i Bardhë disponon me potenciale të mëdha hidroenergjetike.
Rrjedhat e Drinit të Bardhë të cilat formohen në kompleksin malor të Bjeshkëve të

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT