Roli i marketingut në menaxhimin strategjik

AuthorRrezarta Gashi - Arjanit Avdiu
PositionUniversiteti Europian i Tiranës, Tiranë, Shqipëri - Universiteti i Prizrenit Prizren, Kosove
Pages336-341
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
336
Roli i marketingut nё menaxhimin strategjik
Rrezarta Gashi, PhD Cadidate
Universiteti Europian i Tiranës,
Tiranë, Shqipëri
Arjanit Avdiu
Universiteti i Prizrenit
Prizren, Kosove
Abtrakt
Zhvillimet e vazhdueshme të tregut ndikojnë në bizneset që të ju përshtaten tregut dhe kërkesave
të cilat vijnë si pjesë e zhvillimeve. Të qenit në qendër të zhvillimeve është dëshirë e çdo biznesi
sepse kjo ju mundëson që të gjinden më afër ndryshimeve dhe pjesë e trendeve duke u përshtatur
me kërkesat që rrjedhin nga tregu. Zhvillimet aktuale të tregut, pjesë e ndryshimeve globale në
tregjet e lira, mbërthejnë në vete një gamë të gjërave të cilat detyrojnë bizneset të përdorin me
qëllim të përshtatjes me ndryshimet e shpeshta në treg si rrjedhojë e ndryshimeve në shije, kërkesa
dhe dëshira të konsumatorëve dhe klientëve. Menaxhimi strategjik si koncept ka për qëllim të
identikimit dhe aplikimit të strategjive të përshtatshme për të krijuar përparsi mbi konkurrencën
me qëllim të arritjes së qëllimeve dhe objektivave biznesore. Pjesë e menaxhimit stretegjik është
përdorimi i marketingut si pjesë e vlefshme në biznes. Duke parë rëndësinë që ka marketingu në
arritjet biznesore, roli i tij sa vjen dhe shton vlerat në përdorimin e tij adekuat si pjesë e pakos së
menaxhimit strategjik biznesor. Përdersia bizneset me anë të menaxhimit stretegjik ka për qëllim
aplikimin e tij duke ju mundësuar të kenë përparsi mbi konkurrencën përdorimi me marketingun
njëkohësisht mundëson bizneset në krijimin e diferencimit në nga të tejerët, zhvillimin e brendeve,
promocionet, dhe zhvillimet apo inovacionet në treg. Andaj kombinimi i menaxhimit strategjik
dhe marketingut strategjik në një biznes të vetëm mund të shihet si strategji e përkryer në arritjen
e qëllimeve në përmirsim të performancës së përgjithsme të bizneseve duke u përshtatur me
zhvillimet, trendet dhe ndryshimet e vazhdueshme në treg.
Fjalët kyce: Menaxhimi strategjik, marketingu, tregu, zhvillimet, objektivat
Hyrje
Ndryshimet janë duke ndodhur në shpejtësi të madhe; e sotmja nuk është sikur e djeshmja,
si dhe e nesërmja do të jetë ndryshe nga e sotmja. Strategjia e vazhdueshme e të sotmes
është e rrezikshme; ajo është duke u shëndërruar në strategji të re. Andaj kompanitë e
suksesshme të së nesërmes (të së ardhmen) duhet të jetë të kujdesshme në tri gjëra të
sigurta:
1. Forcat Globale do të vazhdojnë të ndikojnë në binzeset dhe jetët personale të çdo
personi,
2. Teknologjia do të vazhdojë të na mahnis me zhvillimet e saja,
3. Do të ketë në vazhdimësi tendenca të për shtyrje të gjërave drejt çrregullimit të sektorit
ekonomik (Kotler, 2002,1).
Në të sotmen të githa tregjet janë dinamike. Ndryshimet vërehen gjithkund, ndërsa
ndryshimet ndikojnë në strategji. Strategjia e sukseshme e të sotmes mund të mos jetë
të triumfoj nesër. Për më shumë ajo mund të mos jetë e përshtatshme për të nesërmen
(Aaker, McLoughlin, 2010, 1).

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT