Roli i mësuesit në arritjet e nxënësit

AuthorTeuta Çobaj - Arjana Kadiu
PositionDrejtore e Inspektimit të Kurrikulës dhe Cilësisë, Inspektorati Shtetëror i Arsimit - Universiteti 'Aleksandër Moisiu', Durrës
Pages300-308
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
300
Roli i mësuesit në arritjet e nxënësit
PhD Teuta Çobaj
Drejtore e Inspektimit të Kurrikulës dhe Cilësisë,
Inspektorati Shtetëror i Arsimit
Ma. Arjana Kadiu
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Abstrakt
Në të gjithë nivelet arsimore sot po tentohet drejt arsimit gjithëpërfshirës dhe cilësisë në
arsim për të gjithë. Në këtë shkrim paraqiten të dhëna që lidhen me sfidat e edukimit në
nivel global për të pasur një pamje më të plotë të situatës së të nxënit. Gjithashtu në këtë
punim do të trajtohet sfida e radhës për sistemin arsimor sot në nivel global që lidhet me
“moslënien e askujt pas”, ky koncept ka të bëjë me mundësimin e zhvillimin e potencialit
të çdo nxënësi, termat kohorë të realizimit të saj dhe roli i mësuesit për të arritur
pritshmëritë .
Një vend i veçantë në shkrim i kushtohet studimeve të ndryshme që lidhin cilësinë e
mësuesit me arritjet e nxënësve.
Analizohet, më tej cilësia e ulët e arritjeve që vijon të mbetet problemi më shqetësues
edhe në sistemin arsimor
krizës së të nxënit në sistemin arsimor parauniversitar.
Pasqyrohen dhe vlerësohen të dhëna të arritjeve të nxënësve në sistemin arsimor shqiptar,
të cilat dëshmojnë krizën e të mësuarit. Në këtë punim jepen të dhëna rreth situatës së
burimeve njerëzore të cilat janë aktualisht në sistem duke u përqendruar në dy aspekte:
a) sistemin e edukimit të vazhdueshëm për mësuesit;
b) cilësinë së studentëve që vijojnë studimet në degët e mësuesisë.
Vlerësohet rishikimi i këtyre dy aspekteve si pikënisje për realizmin e reformës arsimore
në burimet njerëzore.
Në punim jepen edhe përfundime rreth rolit të mësuesit në realizimin e reformave
arsimore.
Fjalë kyçe: Cilësi, cilësi e arritjeve, braktisje e fshehtë, mësimdhënie efektive, kornizë
kurrikulare.
Hyrje
Analiza e thellë dhe të dhënave në nivel global, dëshmon për krizën që ka mbërthyer
të mësuarit. Kjo krizë të mësuari sipas raportit të UNESCO-s, vjen si rrjedhojë e
mungesës së vëmendjes ndaj cilësisë.
Në botimin e UNESCO-s të prillit të vitit 2014, “Mësimdhënia dhe mësimnxënia: Të
arrish cilësinë për të gjithë” përshkruhet një analizë e detajuar që lidhet me këtë
çështje në nivelin global (Leaving no one behind -how long will it take? UNESCO
“Teaching and learning achieving quality for all” Report, 2014).
Ky shqetësim është ngritur në fillim të shekullit edhe nga politikë-bërësit në fushën
e edukimit për sistemin amerikan. Dëshmi e kësaj është akti i miratuar nga Kongresi
Amerikan më 8 janar 2002 “Akti: Asnjë fëmijë të mos lëmë prapa”( United State

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT