Roli i Policisë së Kosovës në luftimin e narko-kriminalitetit

AuthorRidvan Kajtazi
PositionShqipëri / Universiteti Europian i Tiranës
Pages239-245
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
239
Roli i Policisë së Kosovës në luimin e narko-kriminalitetit
Ma. Sc. Ridvan Kajtazi1
Shqipëri / Universiteti Europian i Tiranës
Abstrakt
Pozita gjeograke e Gadishullit Ballkanik, paraqet një rëndësi të madhe strategjike jo vetëm për
shtete për rreth mirëpo edhe për grupet kriminale të cilat ndërveprojnë në këtë regjion. Shumë
shtete në këtë regjion kaluan dhe janë duke kaluar nëpër një tranzicion të thellë dhe të vështirë për
tu shkëputur një herë e përgjithmonë nga kthetrat e sistemit komunist dhe diktatorial. Edhe pse
në këtë rajon shumë agjensione të zbatimit të ligjit shquhen për profesionalizmin e tyre, mirëpo
ndikimi i luërave të një pas njëshme paraqesin faktorë vendimtar për triumn ose dështimin e
institucioneve të zbatimit të ligjit karshi kriminalitetit të ndryshëm në këtë hapësirë Evropiane. Lua
e fundit e zhvilluar në Kosovë dhe përfundimi i saj në vitin 1999, kanë një rëndësi të ndjeshme, pasi
që Kosova doli nga një luë e përgjakshme me mbi një milion qytetar të dëbuar nga forcat serbe,
shumë persona të vrarë, të dhunuar dhe me ekonomi të shkatërruar nga ana e shteti Serb. Të gjitha
këto ndikuan që në këtë territor të llon lulëzimi i formave të kriminalitetit të rëndë e veçanërisht
narko-kriminalitetit. Pas vitit 1999 për shkak të kujve jo të kontrolluar mirë, mungesës së
legjislacionit dhe krijimin e një Polici të re dhe rimëkëmbjen e sistemit të drejtësisë, shumë grupe
kriminale nga fusha e narko-kriminalitetit shfrytëzuan këtë situatë duke krijuar rrjete kriminale
të organizuar me qëllim trakimin e substancave narkotike dhe substancave psikotrope nga vendi
i origjinës, transit nëpër Kosovë dhe për të vazhduar në drejtim të vendit të destinacionit që ishte
Evropa Perëndimore. Ndikimi i kriminalitetit është i pashmangshëm jo vetëm për individin,
ekonomin, shëndetin, por në përgjithësi për të gjithë aparatin shtetërorë. Në këtë punim shkencor,
do të prezantojmë rolin e Policisë së Kosovë në luimin e narko-kriminalitetit. Policia e Kosovës ka
një rol mjaë të rëndësishëm në luimin e narko-kriminalitetit dhe kontributi i saj në këtë aspekt
është i nevojshëm dhe i pa shmangshëm. Situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë për momentin
është stabile edhe pse në përgjithësi lua kundër narko-kriminalitetit është duke vazhduar. Kosova
gjendet në një fazë shumë të rëndësishme dhe të ndjeshme kur pritet anëtarësimi në organizata
ndërkombëtare e në veçanti Policia e Kosovës në Europol dhe Interpol. Metodat që do të aplikohen
në këtë punim janë kryesisht metoda historike, metoda juridike, metoda krahasuese, metoda e
analizës dhe metoda e statistikave.
Fjalë kyçe: Kosova, drogë, trakim, policia, luim etj.
Hyrje
Një dekadë më parë në Kosovë, droga ishte diçka që njerëzit e dinin nga lmat dhe mediat.
Sot, për rininë kosovare droga është bërë e njohur. Për shkak të pasojave shumë të dëmshme
në shëndetin mental dhe zik si dhe pasojave të tjera sociale, krahas legjislacioneve penale
të shteteve bashkëkohore, çështja e luimit të prodhimit dhe vënies në qarkullim në
1Autori është Udhëheqës i Divizionit për Hetim Proaktiv dhe Testit të Integritetit pranë
Departamentit për Hetime Speciale të Inspektoratit Policor të Kosovës-MPB. E-mail: ridvan.
kajtazi@gmail.com

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT