Roli i prindërve - faktor në integrimin e fëmijëve me nevoja të veçanta në edukim

AuthorAmbera Duka
PositionDepartamenti i Pedagogjisë, Fakulteti i Edukimit, UAMD
Pages79-83
79
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
Roli i prindërve – faktor në integrimin e fëmijëve
me nevoja të veçanta në edukim
Ambera Duka
Departamenti i Pedagogjisë,
Fakulteti i Edukimit, UAMD
Abstrakt
Qëllimi i këtij punimi është shqyrtimi i problematikave në edukimin e fëmijëve me nevoja
të veçanta, ku si një faktor i rëndësishëm është edhe familja. Partneriteti shkollë-familje
ndikon në uljen e vështirësive në integrimin e fëmijëve me nevoja të veçnta në shkollë. Ky
punim, do të evidentojë dhe vlerësojë situatën në shkollën shqiptare, e më saktë në klasat
gjithëpërfshirëse, ku mësimdhënia duhet të jetë sa më pranë nevojave dhe aftësitë që
kanë këta nxënës për të nxënë.
Metodologjia e përdorur në këtë punim për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave
ka karakter cilësor. Nga gjetjet e këtij punimi rezulton se ndër faktorët që zbusin
problematikat që kanë klasat gjithëpërfshirëse është: pranimi i karakteristikave dhe
aftësive që kanë fëmijët me nevoja të veçanta nga ana e prindërve, si dhe roli i
pamohueshëm dhe i domosdoshëm në bashkëpunimin e familjes me shkollën.
Si përfundim, nëse do të ndërhyhet në këta faktorë, mësimdhënia në këto klasa do të jetë
brenda parametrave që kërkon mësimdhënia në klasat gjithëpërfshirëse. Rekomandimet e
këtij punimi do të shihen si domosdoshmëri në plotësimin dhe realizimin kushteve në
klasat gjithëpërfshirëse, nga ku varet dhe zbutja e problematikave që ka shkolla shqiptare
në këto klasa.
Fjalë kyçe: klasë gjithëpërfshirëse, përshtatje e mësimdhënies sipas nevojave, partneritet
shkollë-familje, PEI.
Në vend të hyrjes
Rritja e numrit të nxënësve me nevoja të veçanta, po shoqërohet me sfida të reja për
mësuesit e klasave gjithëpërfshirëse1. Problemet e punës mësimore të mësuesve në
këto klasa janë të shumta, e për t’i minimizuar sado pak ato, mësimdhënia botërore
po i kushton hapësirat e duhura nëpërmjet analizave dhe orientimeve për të zbutur
sado pak problemet që ka mësimdhënia në këto klasa. Për më tepër, edhe për mësuesit
dhe mësimdhënien shqiptare në kuadrin e gjithëpërfshirjes po paraqiten një sërë
vështirësish, çka përbën dhe shtysën kryesore për të ndërmarrë këtë punim, që edhe
mësimdhënia shqiptare të bazohet në orientime drejt një efikasiteti në mësimdhënien
në klasat ku janë të përfshirë edhe nxënësit me nevoja të veçanta.
Disa faktorë që ndikojnë dhe e vënë mësimdhënien në këto klasa përpara
vështirësive, që ky punim do të analizojë janë:
- prania e më shumë se dy nxënësve me nevoja të veçanta brenda së njëjtës klasë
(rastet kur në klasë janë të përfshirë edhe nxënësit të padiagnostikuar ose të
diagnostikuar, kur prindi mohon raportin përkatës;
- mosbashkëpunimi shkollë-familje (rastet kur prindi mohon kufizimin e fëmijës).
- Ndërgjegjësimi i prindërve për ta pranuar fëmijën e tij, ashtu siç ai është, si dhe
diagnostikimi i saktë i fëmijës për karakteristikat që ai shfaq, që në fëmijëri të hershme.
Mospranimi nga prindi i realitetit të fëmijës së tij, vështirëson dukshëm punën e mësuesit,
pasi bashkëpunimi mësues-prind në këto raste është shumë i domosdoshëm;
__________________________________________
1 Klasa gjithëpërfshirëse- klasa ku janë të përfshirë edhe nxënësit me Aftësi të Kufizuar.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT