Roli i programeve të BE-së në edukimin dhe kërkimin shkencor në Ballkanin Perëndimor; Rasti i Erasmus + dhe Horizon 2020

AuthorEsmeralda Hasani
PositionUniversiteti Marin Barleti, Tiranë, Shqipëri
Pages147-156
147
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Vol. 6 No.2
September, 2020
Roli i programeve të BE-së në edukimin dhe kërkimin shkencor në Ballkanin
Perëndimor; Rasti i Erasmus + dhe Horizon 2020
PhD (C.) Esmeralda Hasani
Universiteti Marin Barleti, Tiranë, Shqipëri
Abstrakt
Ky punim synon të tregojë se si programet mbështetëse të Bashkimit Evropian kontribuojnë
në zhvillimin arsimor, kulturor, inovativ dhe shkencor në Ballkanin Perëndimor.Disa nga
programet si Erasmus+, Horizon 2020,COST ofrojnë mbështetjen nanciare të BE-së për të
rritur kapacitetet e studiuesve, pedagogëve dhe studentëve duke zgjidhur kështu çështje
me interes të përbashkët si psh.zhvillim rajonal bazuar në kapitalin njerëzor. Duke shtuar
faktin që kjo tipologji programesh ka për qëllim rritjen e kapaciteteve në fushën akademike,
kërkimin shkencor cilësor, shkëmbimin kulturor etj. kuptojmë që mbështetja ekonomike e BE-
së nëpërmjet projekteve dhe programeve në Ballkanin Perëndimor është vlerë e shtuar për
vetë Ballkanin, por dhe një investim strategjik afatgjatë për një fqinjësi të mirë dhe të kultivuar
me BE-në.
Keywords: Ballkani Perëndimor, Programe të BE-së, Zhvillim Rajonal, Erasmus+, Horizon
2020.
Hyrje
Një nga objektivat kryesore të politikës rajonale të Bashkimit Evropian është të
kontribuojë në zhvillimin rajonal, rrjetëzimin dhe bashkëpunimin e vendeve në
mënyrë që të zvogëlohen ndryshimet ekonomike dhe sociale midis shteteve anëtare
nga njëra anë, por nga ana tjetër të inkurajojë zhvillimin dhe prosperitetin e tyre
ekonomik. Investimi në kapitalin njerëzor mbetet strategjia më e mirë-orientuar dhe
afatgjatë e çdo politike.
Për gjashtë ekonomitë e Ballkanit, si vende kandidate për anëtarësim në Bashkimin
Evropian, zhvillimi rajonal nuk duhet të jetë vetëm një parakusht zyrtar për proçesin
e pranimit në BE, por treguesi i vërtetë i angazhimit të vendeve për të bërë kapërcimin
nal drejt objektivit Europë.
Zhvillimi rajonal, ai ekonomik, apo zhvillimi njerëzor kanë një emërues të përbashkët:
është zhvillim i kapitalit social, duke lluar nga shkallët e para të arsimit e deri në
përsosmërinë e propaganduar nga programet më cilësore të BE-së, sikundër Horizon
2020.
Duke zbërthyer programet, ndihmën ekonomike, lëvizshmërinë dhe çdo komponent
që mendohet të ketë vlerë në këtë ekosistem arr më të kuptojmë efektivisht dhe
bazuar në numra sa impakt kanë pasur këto programe për Ballkanin Perëndimor.
Vetëm në këtë mënyrë mund të ngremë pretendimin që Ballkani po shkon drejt
Evropës cilësore.
1. ERASMUS +
I pari program i për tueshëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT