Roli strategik i NVM-ve në ekonominë rajonale

AuthorMimoza Luta
Pages9-14
9
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Roli strategik i NVM-ve në ekonominë rajonale
Msc. Mimoza Luta
Abstrakt
Qëndrimi ndaj ekonomisë rajonale duhet të jetë përherë i drejt dhe i sinqertë. Objektiv i
Komunës është hapja e mikrobizneseve dhe favorizimi i ekonomisë se lirë të tregut, avancimi i
NVM-ve kryesisht i ndërmarrjeve prodhuese dhe përpunuese, zhvillimi i turizmit, privatizimi,
rivitalizimi dhe punësimi i të rinjve, krij imi i infrastrukturës juridike, krij imi i kushteve dhe
inkurajimi për thithjen e investimeve nga donatorët e brendshëm dhe të jashtëm, diaspora,
mjetet e BE, FMN, Bankës Botërore etj. Po ashtu, prioritet është caktimi i Zonës Industriale,
Inkubatorëve dhe Parqeve për biznese, organizimin në Shoqata dhe në Konzorciume të
bizneseve etj, si dhe ambientimin për shitje në tregje.
Roli i NVM-ve në ekonomi
NVM-të janë shtylla kryesore të ekonomisë kombëtare. Ato janë baza e sistemit
ekonomik të ndërmarrjes së lirë. Për shumë njerëz zotërimi i një NVM-je, për shkak
të pavarësisë së madhe dhe të ardhurave nanciare që sjell, është tepër joshëse. Madje
disa e kanë patur ëndërr të te gjithë jetës të kenë në zotërim një biznes të vetin.
Megjithatë, shumë njerëz ngurojnë të venë në jetë një ëndërr të jetës për shkak të
mendimit se nuk kanë arsimim, përvojë dhe para të duhura ose thjesht tremben
se mund të dështojnë. Megjithatë duke lluar rishtas një biznes, përpara dalin
vështirësitë dhe rreziqet reale.
Vitet e fundit ka patur gjallërim të madh të NVM-ve drejt botës së zhvilluar. Bile në
Evropën Lindore dhe në Bashkimin Sovjetik, a ësi të tilla janë vlerësuar shumë. Në
shumicën e ekonomive të zhvilluara 6-15 % e popullsisë që punon janë burra dhe gra
të NVM-ve. P.sh. në Mbretërinë Bashkuar (United Kingdom) nga 27 milion njerëz që
punojnë rreth 3.4 milion të punësuar në tregti dhe industri punojnë në NVM.
Është e njohur që pas kolapsit të ekonomive të centralizuara, sektori privat shfaqet me
një shpejtësi impresionuese në të gjitha ekonomitë e tranzicionit dhe numri i NVM-ve
rritet nga dita në ditë. Gjithashtu dihet fakti që rritja e aktivitetit sipërmarrës është
orientuar më shumë në tregti se sa në industri apo prodhim.
Zhvillimi i NVM-ve është elementi esencial i zhvillimit ekonomik. Rëndësia strategjike
e NVM-ve është e njohur (vërtetuar) në mbarë botën për arsyet e mëposhtme:
1. NVM-të kontribuojnë në rritjen e punësimit në një shkallë më të lartë sesa
ndërmarrjet e mëdha.
2. NVM-ja është shtylla kryesore e ekonomisë se tregut dhe për ekonomitë e tranzicionit
në një periudhë afatgjate ajo mund të siguroj pjesën më të madhe të punësimit.
3. NVM-të prodhojnë kryesisht për tregun e brendshëm, duke shfrytëzuar kryesisht
burimet kombëtare.
4. Zhvendosja nga ndërmarrjet e mëdha ish shtetërore në ndërmarrjet më të vogla
dhe rma private do të rrit numrin e pronarëve, që përfaqëson një grup njerëzish me
një angazhim dhe përgjegjësi më të madhe se në ish ekonomitë e centralizuara.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT