Rregullimi i kontratës së qirasë financiare (leasing) sipas legjislacionit shqiptar

AuthorHysen Saliko
Pages188-193
188
Vol. 3 No. 3
January, 2018
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Rregullimi i kontratës së qirasë nanciare (leasing) sipas legjislacionit
shqiptar
Hysen Saliko
Abstrakt
Leasing apo qiraja nanciare është padyshim një nga aktivitetet dhe marrdhëniet juridike që
është zhvilluar me ritme të shpejta në shumicën e vendeve të botës, përfshirë ekonomitë në
tranzicion, duke u bërë një nga metodat më të preferuara për nancimin e investimeve bisnesore,
por edhe të konsumit privat e familiar. Leasing është veçanërisht i përhapur në nancimin
e teknologjive të reja, makinerive e paisjeve, teknologjisë së informacionit, kompjuterave e
programeve kompjuterike, automjeteve, si edhe të nevojave familjare e individuale për pasuri
të patundëshme, për autovetura, etj.
Thelbi i qirasë nanciare është nancimi i bizneseve për: teknologji të reja, makineri dhe pajisje
të prodhimit, informacioni se "qiraja nanciare (leasing) është lidhja juridike, sipas të cilës
qiradhënësi blen nga furnizuesi, një objekt të zgjedhur nga qiramarrësi, dhe ia jep qiramarrësit
në përdorin gjatë një periudhe të caktuar, me një çmim të caktuar në kontratë dhe, në fund të
afatit të kontratës, qiramarrësi mund të blejë objektin, mund të vazhdojnë ta përdorë atë me
qira për një tjetër periudhë ose ta japë atë përsëri në qira”. Infrastruktura ligjore e zhvillimit të
qirasë nanciare në Shqipëri ka qenë subjekt i ndryshimeve dinamike dhe përmirësimeve, ku
për herë të parë është miratuar Ligji Nr 9396, datë 12.5.2005 "Për dhënien me qira nanciare",
i cili është përditësuar në 2007 dhe 2008. Në përmbajtjen e t përkuzohet qiraja nanciare si
një marrëveshje me qira që shtrihet për një vit ose më shumë dhe përfshin një seri pagesash
kse.
Fjalë kyçe: leasing, karakteristika, legjislacion, avantazhe.
1. Koncepti i qirasë nanciare (leasing)
Leasing është një term ekonomik i përdorur për të përshkruar marrëveshje nancimi,
të cilat ndajnë karakteristika të caktuara. Në përgjithësi, qiratë nanciare përfshnë
një palë (qiradhënësi) që garanton dhënien në përdorim të një kapitali të caktuar
një pale tjetër (qiramarrësit) në këmbim të disa pagesave (periodike). Megjithatë, në
praktikë termi "me qira" nanciare është përdorur edhe për të përshkruar një hua të
siguruar nga një e drejtë jo posedimore e pengut.
Leasing është konsideruar si nancim në bazë të pasurisë. Përderisa qiradhënësit
ruajnë pronësinë e aseteve që qirasë përgjatë kohëzgjatjes së kontratës, këto asete
me qira, janë një formë e natyrshme e kolateralit në kontrata të tilla (në krahasim
me kreditë bankare tradicionale të cilat ose do të jenë të pasigurta ose do të bëjnë
përdorimin e llojeve të ndryshme të kolateralit dhe në mënyrë tipike pasuritë të tilla
si pajisje, të cilat janë të pandara në qira). Huadhënia bankare fokusohet në shlyerjen
e kredisë nga huamarrësi nga dy burime: një burim primar, derdhja e parasë, dhe një
burim dytësor, psh. kolaterali.
Leasing-u është i përqendruar në aësinë e qiramarrësit për të gjeneruar ukse

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT