Sfondi Historik i Kontratës Individuale të Punës Influencat e së Drejtës Romake në Legjislacionin Shqiptar

AuthorArtan Broci
PositionJudge at Supreme Court of Albania
Pages76-85
76
Vol. 3 No. 3
January, 2018
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Sfondi Historik i Kontratës Individuale të Punës
Inuencat e së Drejtës Romake në Legjislacionin Shqiptar
Artan Broci
Judge at Supreme Court of Albania
Karakteristika të Kontratave në të drejtën Romake
E drejta e zhvilluar romake që ka të bëjë me kontratat, ishte një e drejtë e transaksioneve
të kujdesshme; asaj i mungonte më shumë një parim bashkues rrënjësor sesa nevoja
për një marrëveshje (Borkowski & Du Plessis, 2011, 367). Në disa aspekte ajo ngjasonte
me të drejtën mesjetare angleze të kontratave1 – një vendosje për padi gjyqësore në
situata të veçanta, [ku] çdo padi përmbante rregullat e veta të dallueshme. Por, në të
njëjtën kohë, rastet e paparashikuara të urdhrit gjyqësor të assumpsit, eventualisht
ndihmuan për t’i dhënë ligjit anglez të kontratave një nivel të konsiderueshëm
kohezioni, kur në të drejtën romake, zhvillimi i kët parimi, ose nuk rezultoi me vlerë
ose solli inkohezion2. Në Romën e lashtë, ligji vërtitej kryesisht rreth një kontrate të
vetme –stiplulatio – por më vonë u kthye më shumë në një ligj kontratash se sa një ligj
kontrate. Krahasimi duhet bërë me shumë kujdes, edhe pse është e qartë se pavarësisht
paraqitjes së t unike, e drejta angleze përfshinte një numër transaksionesh diskrete3.
Kontratat si veprime juridike bilaterale ose multilaterale ishin burimi më i shpeshtë
i marrëdhënieve të detyrimit. Që të lidhej një kontratë duhej të paktën pëlqimi i dy
personave me zotësi juridike. Sipas së Drejtës Romake, nuk konsiderohej si kontratë
çdo marrëveshje mes palëve. Kontrata konsideroheshin vetëm ato marrëveshje që
shoqëroheshin me të drejtën e ngritjes së padisë (Mandro, 2007, 342).Për krimin
e çdo kontrate kërkoheshin disa elementë pa të cilët nuk mund të kishte kontratë.
Këto quheshin elementët konstitutivë të kontratës (Mandro, 2007, 342). Grupi tjetër
i elementëve ishin ata element të cilët nuk ishin të domosdoshëm për krimin
dhe ekzistencën e kontratës(Mandro, 2007, 342). Elementët e kontratave që sipas
dispozitave juridike kishin rëndësi, por palëve i’u lejohej që me marrëveshje të lirë
t’i përjashtonin nga thelbi i kontratës, quheshin elementë të rëndomtë ose natyralë.
Grupin e tretë të elementëve të kontratave e përbënin elementët jo-esencialë e jo të
rëndomtë, ku futeshin ato pjesë përbërëse të kontratës të cilat palët i kontraktonin
vetë duke u’a shtuar pjesëve të tjera të kontratës (Mandro, 2007, 342).
Karakteristikë e përbashëkt e kontratave ishte fakti se ato ishin veprime juridike të
dyanshme. Për nga karakteristikat e tjera kontratat ndryshonin dhe ndaheshin në
disa lloje. Duke i’u referuar të drejtave dhe detyrimeve që dervonin nga kontrata
ato klasikoheshin në unilaterale, bilaterale jo të barabarta dhe bilaterale. Nisur nga
fakti se në dobi të kujt ishte lidhur kontrata ato kategorizoheshin në lukrative dhe
oneroze. Nisur nga fakti se qëllimi i lidhjes së kontratës evitohej apo jo në kontratë,
ato ndaheshin në abstrakte dhe kauzale.Sipas mënyrave të mbrojtjes kontratat ishin
1 Krahasimime tëdrejtënmesjetareAngleze,merret gjithmonënëkonsideratëkurtrajtohen institutetësë
DrejtësRomakepër shkaktëkonvergjencavedhe diferencaveqëkanë pasurkëtody vendengapikpamja e
zhvillimevelegjislative.
2 Ibid.
3 Ibid.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT