Shfrytëzimi i dukurive psikologjike në favor të një procesi mësimor cilësor. Zhvillimi i të menduarit kritik

AuthorDaniela Gordi (Dilo)
PositionDoktorante pranë Universitetit të Tiranës, Pedagoge e jashtme e gjuhës angleze në Fakultetin Ekonomik
Pages137-143
137
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Shfrytëzimi i dukurive psikologjike në favor të një procesi mësimor
cilësor
Zhvillimi i të menduarit kritik
Daniela Gordi (Dilo)
Doktorante pranë Universitetit të Tiranës
Pedagoge e jashtme e gjuhës angleze në Fakultetin Ekonomik
Abstrakt
Në kohën e një globalizimi të ekonomisë dhe kulturës botërore bëhet gjithnjë e më i
nevojshëm edukimi i të rinjve me aftësi të larta të të menduarit dhe krijuese për të
përballuar kërkesat e kësaj shoqërie komplekse. Të rinjtë duhet të aftësohen që të
mendojnë, të analizojnë dhe nxjerrin konkluzione e të gjejnë zgjidhje për probleme,
situata e marrëdhënie me të cilat nuk janë ndeshur më parë. Aftësitë e sipërmendura
përvetësohen e zhvillohen që në shkollë dhe është një nga çështjet parësore për të cilën
interesohet shoqëria shqiptare e më gjerë.
Në këtë kontekst, formimi dhe roli i mësuesit merr gjithë rëndësinë e tij për të përdorur
teknika e strategji që kanë për qëllim krijimin e një atmosferë motivuese në mjedisin
shkollor, nxitëse të aftësive krijuese të të rinjve.
Duke e konsideruar nxënësin jo më si subjekt, por si një aktor social që përmbush detyra
në një kontekst të caktuar shoqëror, mësuesi duhet të kujdeset edhe për detajet më të
vogla që ndikojnë në cilësinë e procesit mësimor, si për mjedisin fizik të përshtatshëm që
ndikon psikologjikisht tek nxënësit ashtu edhe ashtu edhe për plotësimin e kushteve
materiale të zhvillimit të mësimit. Të njohë profilin dhe personalitetin e secilit nxënës si
edhe të menaxhojë larminë e marrëdhënieve komplekse që krijohen gjatë veprimtarive
kolektive që synojnë zhvillimin e mendimit kritik me qëllim edukimin e të rinjve me
vlerave të tilla si toleranca dhe respekti reciprok.
Fjalë kyçe: mësimdhënie/nxënie, mendim kritik, aftësi komunikimi, teknika e strategji,
përvetësim.
Hyrje
Jeta e sotme kërkon njerëz krijues, të aftë për të gjetur zgjidhje më të mira për
problemet e jetës me qëllim që të jetojnë së bashku në një botë komplekse e cila
ndryshon me shpejtësi. Pikërisht që nxënësit tanë të mund të bëhen qytetarë të aftë
për të përballuar sfidat e kohës, për të vepruar në mënyrë krijuese ata duhet të
mësohen që në shkollë dhe në familje me pafundësitë e aftësisë për të krijuar. Nxënësit
kanë nevojë të aftësohen për të krijuar hipoteza rreth jetës së tyre si dhe të zbulojnë
dhe studiojnë emocionet e tyre dhe marrëdhëniet njerëzore. Në këtë kontekst,
kërkohet më shumë punë për të ndihmuar të gjithë mësuesit që të kuptojnë dhe t’ju
mësojnë nxënësve aftësitë e të menduarit kritik nëpërmjet mësimit të gjuhës së huaj.
Mësuesit duhet të krijojnë ambjent ku të menduarit kritik mund të mësohet,
praktikohet dhe zhvillohet. Zhvillimi i të menduarit kritik nëpërmjet gjuhës së huaj
mund të përdoret gjerësisht në të gjitha nivelet. Gjithmonë kam pyetur veten nëse
ka mënyra për të zhvilluar të menduarin kritik nëpërmjet gjuhës së huaj. Të

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT