Shqipëria nën pushtimin Fashist Italian

AuthorAlma Bala - Iliriana Dida
PositionUniversiteti i Tiranës
Pages34-42
34
Vol. 4 No.2
September, 2018
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Shqipëria nën pushtimin Fashist Italian
Alma Bala
Universiteti i Tiranës
Iliriana Dida
Universiteti i Tiranës
Abstrakt
Ar syeja për përzgjedhjen e kësaj teme lidhet me faktin se pushtimi i Shqipërisë pikërisht me 7
prill 1939 nga Italia Fashiste është një ndër ngjarjet kryesore të Historisë së popullit Shqiptar.
Për vetë faktin se pushtimi i saj erdhi në një mënyrë të mirëorganizuar nga pala Italiane,
ndërkohë që shteti shqiptar përveç varësisë që kishte ndaj saj, nuk zotëronte përkrahjen nga
Fuqitë e Mëdha të cilët luanin një politikë të dy shtë ndaj të dy shteteve. Fillimisht synojmë që
të bejme një parantezë për ti dhënë një kuadër të qartë lexuesit mbi temën.
Këtë punim e kemi strukturuar ne dy pjesë.
Pjesa e parë përfshin arsyet pse Italia ishte e interesuar gjithmonë ndaj territorit shqiptar dhe
gjithashtu analizon periodizimin e mardhënieve Italo-Shqiptare, ndërsa pjesa e dytë përfshin
Pushtimin Fashist në Shqipëri dhe masat që ata ndërmorën.
Për ta realizuar këtë punim kemi përdorur një literaturë të gjërë, kryesisht në gjuhën shqipe.
Ndër botimet e historianëve shqiptare dhe të huaj jemi përpjekur që të përdorim botimet e tyre
akademike, në mënyre të tillë që të japim një pasqyrë të qartë Pushtimit Italian.
Shqipëria nën pushtimin fashist italian
Pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste më 4 prill të vitit 1939, është bërë objekt jo
vetëm i historiogra së shqiptare, por dhe asaj Ballkanike, Evropiane, për vetë faktin
se kjo periudhë përbën një etapë të veçantë në historinë e mardhënieve Italo-Shqiptar,
etapë kjo e përcaktuar jo vetëm nga zhvillimet e brendshme midis dy vëndëve, por
dhe nga ato ndërkombëtare.
Shqipëria, atdheu ynë mja i rropatur ndër shekuj, do të ishte një ndër viktimat e para
të koalicionit ushtarak famëkeq, i cili jo vetëm kishte në plan, por dhe po zbatonte
realisht coptimin dhe pushtimin hap pas hapi të vëndeve të ndryshme në Evropë.
Shqipëria, e cila ishte kthyer në një fushëbetejë gjatë Lu ës së parë Botërore, u
ballafaqua me kërcënime të mëdha për pavarsinë e tërësinë e saj territoriale, që vinin
nga Fuqitë e Mëdha, të cilët ishin shtete tuese të lu ës, ashtu dhe nga monarkitë
fqinje.
Me të drejtë shtrohen pyetje:
1. Pse ishte kaq e interesuar Italia rreth territorit Shqiptar?
2. Pushtimi i Shqipërisë më 7 prill 1939 nga Italia Fashiste ishte rezultat i plani kimit
dhe bashkëpunimit me Antantën apo si rrjedhojë e një politike të gabuar ?
Arsyet mund të jenë të shumta që çuan shtetin shqiptar të vendosur nën sundimin
e fashistëve, të cilët me doemos kërkonin që fati i popullit shqiptar të ishte i lidhur
rreth tyre. Megjithatë, duke u mbështetur në burime primare dhe sekondare dalin në
pah disa nga shkaqet kryesore që çuan Italin drejt një veprimi tepër armiqsor ndaj

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT