Sigurimi i Cilësisë në Arsimin Profesional në Shqipëri

AuthorElda Gega
PositionAgjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve në Tiranë
Pages156-163
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
156
Sigurimi i Cilësisë në Arsimin Profesional në Shqipëri
Msc. Elda Gega
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional
dhe Kualifikimeve në Tiranë
Abstract
Në arsimin e mesëm profesional, në shkollat që mbështeten nga projekte të huaja
europiane, është arritur në fazën e natyrshme të mëtimeve për fillimin e mundshëm të
zbatimit të procedurave të sigurimit të cilësisë, dhe pa dyshim, prania aktive e
institucioneve ndërkombëtare, e donatorëve të ndryshëm, asistimi prej tyre i tërësisë së
zhvillimeve në arsimin publik në drejtim të ristrukturimit, të modularizimit të
mësimdhënies, të aplikimit të kurrikulave të reja, të formimit dhe riformimit të burimeve
njerëzore etj, janë tregues të qartë të faktit që procesi i sigurimit të cilësisë, pavarësisht
nga mungesa e institucionalizimit të standardeve të vlerësimit të shkollave në segmente
të veçantë të arsimit tonë profesional, mund të konsiderohet i filluar. Në këtë studim, ne
shtrojmë problemin e identifikimit dhe implementimit të hapave konkretë, që bëjnë të
mundur sigurimin e cilësisë në Arsimin Profesional në Shqipëri, në kontekstin e
integrimeve Euroatlantike. Qëllimi i studimit është të identifikojë sfidat kryesore në
lidhje me cilësinë dhe sigurimin e cilësisë, të përditësojë zhvillimet e fundit në BE për
sigurimin e cilësisë, të tregojmë disa nga përvojat dhe karakteristikat e sitemit shqiptar
të sigurimit të cilësisë, dhe, mbi bazën e tyre, të paraqesë disa rekomandime për zhvillimin
e sistemit të sigurimit të cilësisë në arsimin profesional në Shqipëri. Objekt i këtij punimi
janë disa nga çështjet më të rëndësishme, që lidhen me manaxhimin e cilësisë në arsimin
profesional dhe me bazat e mekanizmave e të procedurave për sigurimin e cilësisë në
nivel kombëtar (përmirësimi i vazhdueshëm i kurrikulave, zhvillimi profesional i
vazhdueshëm i stafit mësimor, zhvillimi i sistemit të vlerësimit, përmirësimi i
standardeve kombëtare ekzistuese, hyrja në shkolla, zhvillimi i sistemit të sigurimit të
cilësisë në institucionet arsimore etj). Nuk bëhet fjalë për një vlerësim përmbledhës të
arsimit profesional, por për analizën e treguesve cilësorë. Këta tregues, ne do të përpiqemi
t’i paraqesim të plotë e në disa variante, për të shënuar kapërcimin e nevojshëm nga
modeli tradicional i vlerësimit të arsimit profesional drejt alternativave të reja të
vlerësimit shkencor.
Fjalë kyçe: sigurim cilësie, qasje e sigurimit te cilësisë, arsim dhe formim profesional,
sistem i sigurimit të cilësisë, manaxhim i cilësisë.
Hyrje
Studimi ka për qëllim, të japë një kontribut kritik dhe pika reflektimi për të
përqëndruar linja kërkimi dhe instrumente të ndërhyrjes lidhur me tematikën e
sigurimit të cilësisë dhe përmirësimit të vazhdushëm të sistemeve arsimorë.
Procesi i përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit arsimor profesional përbën një
nga objektivat strategjikë në nivel kombëtar; gjithashtu merr një vlerë strategjike
dhe organizative në lidhje me Rekomandimet e Parlamentit Europian për vendosjen
e një Kornize Referuese Evropiane për sigurimin e cilësisë në arsimin profesional.
Analiza ndërkombëtare ofron një gamë të ndryshme dhe shembuj interesantë të

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT