Sistemi i bazës së të dhënave MySQL për menaxhimin studentor

AuthorGelina Maliqi
PositionSHLUJ 'Luarasi', Fakulteti i Ekonomisë
Pages221-236
221
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Sistemi i bazës së të dhënave MySQL për menaxhimin studentor
Gelina Maliqi
SHLUJ “Luarasi”, Fakulteti i Ekonomisë
Abstrakt
MySQL është një Sistem Menaxhimi i Bazës së Të Dhënave-DBMS, gjerësisht i përdorur.
MySQL ka një sërë karakteristikash të avancuara të DBMS-së, duke përfshirë këtu
procedurat e ruajtjes, triggers, si dhe ruajtjen e shpërndarjes dhe të transaksioneve.
Procedurat e ruajtjes janë të rëndësishme për përpunimin e të dhënave që rrjedhin në
mënyrë efikase.
MySQL është i lehtë për t’u përdorur dhe përdoruesit madje mund të ndryshojnë edhe
kodin e burimit. Baza e të dhënave MySQL është bazë të dhënash me burim të hapur, më
i përhapuri në botë për shkak të performancës së tij të lartë, besueshmërisë së lartë dhe
lehtësisë në përdorim.
Në këtë punim do të trajtohen koncepti i MySQL-së me versionet e tij, klientët e MySQL-
së, si dhe do të demonstrohet përshtatja në MySQL. Gjithashtu, do të trajtohet sistemi i
bazës së të dhënave MySQL, baza e të dhënave dhe normalizimi i bazës së të dhënave,
balancimi i ngarkesës në serverat e bazës së të dhënave MySQL, instalimi dhe konfigurimi
i Load Balancer-it MySQL, si dhe avantazhet dhe disavantazhet e MySQL-së.
Fjalët kyçe: MySQL, DBMS, SQL, RDBMS, XML.
Koncepti i MySQL-së
MySQL1 është një Bazë Të Dhënash Relacionale e Sistemit të Menaxhimit (RDBMS),
e cila ka më shumë se njëmbëdhjetë milion instalime, dhe është në pronësi të Sun
Microsystems. MySQL është një server bazash të dhënash SQL i shpejtë, i
qëndrueshëm, i fuqishëm, i lehtë për t’u përdorur, si dhe një multi-user dhe multi-
thread i vërtetë.
MySQL2 është një sistem relacional i bazës së të dhënave përdorues-server që i
përshtat nga afër karakteristikat që gjithsecili do të gjejë në produktet e tij
konkurruese, gjë që do të thotë se nuk do të hasim shumë surpriza në qoftë se
familjarizohemi me një produkt tjetër të bazës së të dhënave. Është i mirënjohur
çmimi i tij i përshtatshëm (falas për përdorime të shumta). MySQL është i sigurtë
dhe stabël për shumicën e aplikimeve.
MySQL është download-uar më shumë se njëqind milionë herë në jetën e tij, me më
shumë se pesëdhjetë mijë shkarkime të përditshme. Në listën e këtyre përdoruesve
përfshihen disa nga kompanitë dhe organizatat më të njohura gjerësisht në botë, të
tilla si: Yahoo!, CNET Networks, NASA, Google dhe Cisco Systems (http://
www.mysql.com/customers/).
Më poshtë po theksoj disa nga karakteristikat kryesore që kontribuojnë në
popullaritetin e MySQL-së.
1 “MySQL”: Available at: http://www.mysql.com/?bydis_dis_index=1.
2 “MySQL: Why MySQL?” http://www.mysql.com/why-mysql/ Accessed at: 2012-04-28.
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
222
-Fleksibiliteti
Pa marrë parasysh se çfarë sistemi operativ përdorim, MySQL na mbulon mirë. Në
faqen e internetit të MySQL-së, gjenden binarë të optimizuar të vlefshëm për
katërmbëdhjetë platforma, duke përfshirë Compaq Tru64, DEC OSF, FreeBSD, IBM
AIX, HP-UX, Linux, Mac OS X, Novell NetWare, OpenBSD, QNX, SCO, SGI IRIX,
Solaris (versionet 8 dhe 9) dhe Microsoft Windows. Paketat janë gjithashtu të
vlefshme edhe për Red Hat, SUSE dhe Ubuntu. Për më tepër, MySQL e bën kodin e
burimit të vlefshëm për download-ime nëse binarët nuk janë të vlefshëm për
platformën tonë, ose edhe në rastin kur ne duam t’a kryejmë vetë përpilimin.
MySQL gjithashtu ofron shumë lloje mekanizmash për menaxhimin e të dhënave,
të cilët janë të njohura si motorrët e ruajtjes-storage engines. Rëndësia e të kujdesurit
për të zgjedhur një motorr të veçantë ruajtjeje është analoge me rëndësinë e përdorimit
të një algoritmi të përshtatshëm për një detyrë të veçantë. Ashtu si algoritmet, storage
engines janë veçanërisht të aftë në detyra të caktuara dhe mund të mos përshtaten
për të tjerët. MySQL mbështet gjerësist disa engins të quajtur MyISAM (i parazgjedhur
për të gjitha sistemet operative përveç Windows), MEMORY (i njohur më parë si
HEAP), InnoDB (i parazgjedhur për Windows), dhe MERGE. Versioni 5.0 shtoi
motorrët ARCHIVE, BLACKHOLE, CSV, FEDERATED dhe EXAMPLE. Kohët e
fundit, MySQL ka lëshuar një version alpha të Falcon, një motorr i ruajtjes me
performancë të lartë i destinuar për vendosjet në shkallë të gjerë në sistemet SMP.
Çdo motorr ruajtjeje mbart pikat e tij të forta dhe të dobëta, si dhe duhet të aplikohet
në mënyrë selektive për t’iu përshtatur më së miri qëllimit të përdorimit të të dhënave
tona. Meqenëse një bazë të dhënash mund të përbëhet nga tabela të ndryshme,
secila me qëllimin e saj specifik, MySQL siguron mundësinë për të përdorur motorrë
të ndryshëm në një bazë të dhënash të vetme.
Edhe pse MySQL përdor gjuhën angleze, zhvilluesit e saj e dinë se jo të gjithë
përdoruesit vijnë nga vendet ku flitet anglisht, kështu që MySQL u mundëson
përdoruesve të zgjedhin nga më shumë se tridhjetë e pesë grupe karakteresh. Secili
prej përdoruesve mund të përdorë këto grupe karakteresh për të kontrolluar gjuhën
e përdorur për gabimet dhe statusin e mesazheve, për mënyrën se si MySQL i ndan
të dhënat dhe se si të dhënat ruhen nëpër tabela.
-Fuqia
Prej kohësh zhvilluesit e MySQL-së janë fokusuar në performancën, madje edhe në
koston e një grupi funksionesh të reduktuar. Në ditët e sotme, angazhimi për shpejtësi
të jashtëzakonshme nuk ka ndryshuar, edhe pse me kalimin e kohës aftësitë e
munguara janë përmirësuar për të përballuar shumë prej konkurrentëve komercialë
dhe me burime të hapura.
-Veçoritë e Nivelit SQL
Kritikuesit e MySQL-së janë ankuar gjatë se mungesa e karakteristikave të avancuara
të MySQL-së të tilla si: subqueries, pamjet dhe procedurat e ruajtjes, e kanë penguar
bazën e të dhënave për të qenë i adaptueshëm në nivel ndërmarrjesh. Përgjigjia e
ekipit të zhvilluesve të programit ndaj pretendimeve të tilla ishte një riprezantim i
programit në lidhje me shpejtësinë dhe performancën, duke i përfshirë këto
karakteristika në kohën e duhur. Versioni 5.0 është prova e këtij përkushtimi, me të
gjitha karakteristikat e lartpërmendura tashmë në dispozicion të përdoruesve
(ndërkohë që subqueries u prezantuan në versionin 4.1).

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT