Sjelljet korruptive në procedurat e prokurimit publik

AuthorErvin Salianji
Pages293-297
293
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
Sjelljet korruptive në procedurat e prokurimit publik
PhD (C.) Ervin Salianji
Abstrakt
Prokurimi publik gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar ka shënuar një zhvillim të
jashtëzakonshëm pothuajse në tërë botën. Kjo tendencë e zhvillimit të hovshëm gjatë
kësaj periudhe është më e theksuar sidomos në vendet që kanë pasur një tranzicion nga
ekonomia e planifikuar në ekonominë e tregut. Për europën lindore dhe qëndrore
prokurimi publik këto njëzet vitet e fundit ka qenë një term i ri pasi ekonomia e këtyre
vendeve ka qenë e planifikuar dhe e centralizuar. Në Shqipëri ka pasur një dinamizëm të
madh në këtë drejtim, sikurse edhe debate të mëdha pasi një nga shqetësimet kryesore
është korrupsioni në procedurat e prokurimit publik. Në këtë temë do të trajtojmë lidhjen
midis procedurave të tenderimit dhe korrupsionit dhe fazat e shfaqjes së kësaj dukurie.
Fjalë kyce: Prokurim publik, korrupsion, autoritet kontraktues, politika, operator
ekonomik.
Prokurimi publik në përgjithësi i referohet blerjeve nga ana e organeve qeveritare
prej ofertuesve të jashtëm të mallrave dhe shërbimeve, ku këto organe duhet t’i
kryejnë sipas rregullit detyrat që kanë të bëjnë me shërbimet publike.1 Gjatë dekadave
të fundit prokurimi public pati një zhvillim të përshpejtuar dhe qeveritë e shteteve
lindore u vunë nën presion që të ndërrmerrnin reforma më të mëdha në këtë fushë
gjatë viteve 902. Të gjitha vendet në zhvillim apo vendet në tranzicion u inkurajuan
që të adaptojnë rregullat e prokurimit publik në përputhshmëri me komunitetin
ndërkombtar apo me organizatat ekonomike rajonale dhe ndërkombtare. Për herë
të parë koncepti i prokurimit publik në vendin tonë është shfaqur pas viteve 90. Në
Shqipëri rregulli i parë në fushën e prokurimit publik është nxjerrë më 22.3.1993 në
bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 191, për sistemin e blerjeve publike
dhe shërbimet që kryejnë ndërrmarrjet dhe institucionet shtetërore dhe institucionet
që financohen nga buxheti i shtetit3. Ligji i parë për prokurimin publik ka hyrë në
fuqi në vitin 1995, ligj i cili ka shtrirë veprimin e tij deri në vitin 2006, vit i cili
shënon edhe hartimin e një ligji të ri. Qeveritë, në
nivel global janë ndër blerësit kryesor të mallrave, shërbimeve dhe punëve. Sipas
një raporti të përgatitur nga Odiamo dhe Kamau në vitin 2003, vlera e përafërt e
prokurimeve qeveritare në tërë botën rreth 15 vite më parë, në vitin 1998 arrinte
shumën rreth 2.000 miliardë dollar. Kjo është e përafërt me 7 % të prodhimit bruto
të tërë botës ose rreth 30 % të tërë tregëtisë botërore4. Ndërsa në vendet e Bashkimit
Europian gjatë vitit 2002 nëpërmjet prokurimit publik janë shpenzuar 16.3 % e
1Arrosmith, Sue “Governement Procurement in ËTO”: the concept and importance of Procurement –,
School of Laë University of Nottingham, faqe 2.
2 Thai V. Khi, Advancing Public Procurement: Practices, Innovation and Knoëledge Sharing PrAcademics
Press Boca Raton, Florida, USa, faqja 1.
3 Vendimi nr. 191 i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë I datës 22.03.1993.
4 The National Institut of Governmental Purchasing USA, Florida- Journal of Public Procurement, volume
6: 2006.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT