Specializimi i pedagogëve shqiptarë nga Kosova në Shqipëri gjatë viteve 1971-1975

AuthorKosovar Basha
PositionInstituti i Historisë 'Ali Hadri' ? Prishtinë
Pages147-153
147
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 2 No. 1
May, 2016
Specializimi i pedagogëve shqiptarë nga Kosova në Shqipëri gjatë viteve
1971-1975
Ma. Kosovar Basha
Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë
Hyrje
Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave filluan të normalizohen nga viti 1970, pas fjalimit të
Enver Hoxhës në Tropojë ku theksoi nevojën e afrimit të Shqipërisë me Jugosllavinë duke
i dhënë përparësi fqinjësisë së mirë. Të njëjtin vit, Tito në Ulqin dha një deklaratë ku
potenconte qartë pikat e afrimit ndërmjet dy vendeve.1 Në vitin 1971, dy vendet
shkëmbyen përfaqësit diplomatike në Tiranë dhe Beograd në ambasada dhë një vit më
vonë shkëmbyen ambasadorët.2 Kosova si pjesë e federatës jugosllave përfitoj më së
shumti nga fillimi i marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave. Në këtë kohë, në sferën e arsimit
në Kosovë ndikoj dukshëm themelimi i Universitetit të Prishtinës si vatër e rëndësishme
e arsimit për shqiptarët e Kosovës. Bashkëpunimi arsimor ndërmjet Kosovës dhe
Shqipërisë i ka fillet e para në vitet 1970-1971 ku ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe
Universitetit të Tiranës u zhvillua një bashkëpunim i frytshëm. Këtëj ky studim trajton
specializimin e pedagogëve të Universitetit të Prishtinës në Shqipëri gjatë viteve 70 ta
shek.XX. Punimi mbështetet tërësisht në burime arkivore relevante të vjelura në Arkivin
e Kosovës, Arkivin e Ministrisë të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Arkivin Qendror
Shqiptar.
I. Fillet e bashkëpunimit arsimor ndërmjet Universitetit të Prishtinës
dhe Universitetit të Tiranës
Në korrik 1970 me ftesë të Universitetit të Prishtinës shkoj në Prishtinë delegacioni
i Universitetit të Tiranës, i kryesuar nga zv.rektori Osman Kraja dhe i përbërë nga
pedagogët Stefanaq Pollo, Bujar Hoxha dhe Arben Puto. Po kështu, në tetor të vitit
1970 me ftesë të Universitetit të Tiranës një delegacion nga Universiteti i Prishtinës
shkoj në përbërje me rektorin prof.dr. Dervish Rozhaja, zv. Rektori Boshidar
Jovanoviq, prof.dr. Idriz Ajeti, prof. Hysen Muhaxhiri, Mahmut Bakalli, Hajredin
Hoxha dhe sekretari i përgjithshëm i Universitetit Zeqë Shehu. Gjatë këtyre bisedave
u zhvilluan diskutime nga të dyja palët për një bashkëpunim më të ngushtë të dy
institucioneve arsimore, si dhe mundësit që Universiteti i Tiranës si institucion i
themeluar në vitin 1957, mund ti ndihmonte Universitetit të Prishtinës i cili ishte
kishte jetë vetëm pak muaj. Pala shqiptare bëri propozimin që dhënien e disa bursave
për të rinj dhe të reja të Kosovës. Rektori i Universitetit të Prishtinës dhe pedagogët
tjerë ishin tepër entuziast për këtë ofertë.
Delegacioni nga Kosova propozoj që të nënshkruhet një Protokoll ndërmjet dy
Universiteteve për probleme të ndryshme duke lënë anash bursat. Si rezultat i këtyre
bisedimeve më 27 tetor 1970 u nënshkrua në Tiranë protokolli në fjalë.3
1 Rilindja, 06 shkurt, 1971, f.8.
2 Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ( më tej ASHAK ), Fondi, Sekretariati Krahinor për
Marrëdhënie me Botën e Jashtme, Njësia Organizative-Raporte, viti 1979-1988, nr. i lëndës-36, nr. i kutisë
3, f .5.
3 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë ( më tej AMPJ ), viti 1971, dosja.661, f. 75.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT