Tabela e Konceptit si teknikë e mësimdhënies me në qendër nxënësin, në lëndën e kimisë dhe fushën shkencat e natyrës

AuthorKlodiana Xhelili
Pages160-170
160
Vol. 4 No.3
January, 2019
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Tabela e Konceptit si teknikë e mësimdhënies me në qendër nxënësin, në
lëndën e kimisë dhe fushën shkencat e natyrës
Klodiana Xhelili
Abstrakt
Materiali i vjen në ndihmë mësuesve të fushës së shkencave natyrore si dhe studentëve
të degëve biologji, kimi, zikë. Ky artikull ka për qëllim të japë rekomandime konkrete
e praktike në zhvillimin e një mësimdhënieje bashkëkohore për nxitjen e mendimit
kritik në klasa të ndryshme gjatë orës së shkencave e kryesisht në lëndën e kimisë.
Marrin përgjigje disa pyetje me të cilat sot ndeshen të gjithë mësuesit e shkencave
natyrore, siç janë:
Çfarë duhet të ketë parasysh mësuesi i fushës së shkencave natyrore në mësimdhënien
dhe të nxënit bazuar në kompetenca?
Cilat janë udhëzimet për vlerësimin sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca?
Cilat janë teknikat e të nxënit? Si të nxitim mendimin kritik te nxënësit tanë?
Si të ruajmë interesin e nxënësve në të gjitha fazat e orës mësimore?
Cilat janë disa metoda e kase të mësimdhënies me në qendër nxënësin? Jepen modele
të plani kimit të orës mësimore në lëndën e kimisë. Nxirren rezultate mbi rëndësinë
e teknikës, Tabela e Koncepteve, gjatë mësimdhënies dhe mësimnxënies në lëndën e
kimisë pas një anketimi të realizuar me 54 nxënës të klasës së XIII – të në Shkollën
Industriale ˝Pavarësia˝, Vlorë.
Fjalet kyçe: mendim kritik, vlerësim, metoda të mësimdhënies.
Hyrje
Mendimi kritik është një proces kompleks i integrimit të mendimeve dhe burimeve
në mënyrë kr uese. Ky proces është njohës, veprues dhe ndërveprues që ndodh
njëkohësisht në mja nivele të të menduarit. Mendimi kritik është i orientuar drejt
qëllimit por mund të jetë dhe një proces kr ues ku qëllimet të jenë më pak të qarta.
A ësia për të menduar në mënyrë kritike është dicka që duhet kultivuar me kujdes
dhe të nxitet brenda një mjedisi që mbështet të nxënët. Vrulli i informacionit sot
përbën një s de inkurajuese për mësuesit që përgatitin brezat e rinj. Të gjithë aktorët,
që nga hartuesit e kurrikulave dhe politikave arsimore e deri tek mësuesit në klasa,
përballen me pyetjen: Si të përgatitin nxënësit sa më mirë për të patur sukses në të
ardhmen ?’1 Çdo mësues duhet të ketë të qartë skemën e thjeshtë të të nxënit, e cila e
ndihmon atë të nxiti mendimin kritik dhe të realizojë në këtë mënyrë kurrikulën e re
bazuar në kompetenca.
‘Kurrikula bazuar në kompetenca synon të nxënit gjatë të gjithë jetës: Sipas kësaj
kurrikule, detyra e mësuesve sot është si të mësojnë nxënësit në mënyrë frytdhënëse
dhe të mendojnë në mënyrë kritike. Të menduarit kritik nuk është lëndë që mund
të mësohet, por është një rezultat që vjen natyrshëm nga ndërveprimi i ideve dhe
1 Modele për Mësimdhënie të Suksesshme, Bardhyl Musai, ISBN: 99927-684-9-5.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT