Tendencat e sovranitetit shtetëror në bashkësinë europiane

AuthorMerisë Rukaj
Pages269-274
269
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
Tendencat e sovranitetit shtetëror në bashkësinë europiane
Merisë Rukaj
Abstrakt
Koncepti i sovranitetit, sipas të cilit shteti nuk duhet të jetë nën autoritetin e një shteti
tjetër dhe se ai ushtron ekskluzivisht pushtetin e tij brenda një territori të caktuar, është
sfiduar tashmë nga proçesi i integrimit europian. Padyshim që Bashkimi Europian mbetet
një nga projektet më të diskutueshme në botën moderne. Zakonisht, BE-ja është
portretizuar si simbol i unitetit europian, ku spikat triumfi i sovranitetit të përbashkët
mbi nacionalizmin e tepruar. Herman Van Rompuy ka thënë se: Koha e shtetit komb ka
përfunduar dhe se ideja që shtetet mund të qëndrojnë vetëm është thjesht një iluzion.
Në fakt, vetë evolucioni që ka pësuar Bashkimi Europian, që nga krijimi i tij deri tek
anëtarësimi i 27 shteteve, të cilët ushtrojnë kompetenca të përbashkëta në më shumë se
30 fusha të ndryshme të jetës politike, ekonomike dhe sociale të shteteve anëtare, ka sjellë
zhvillime të rëndësishme të cilat nuk na lejojnë më ta shohim konceptin e sovranitetit të
shteteve anëtare të BE-së në të njëjtën mënyrë siç do ta shihnim atë po të mos ekzistonte
integrimi europian.
Heqja e kufijvë të brëndshëm, ekzistenca e një sistemi juridik mbinacional, koncepti i
qytetarisë europiane janë tregues që sovraniteti i shteteve anëtare është transformuar
tashmë apo thjesht ato kanë ndikuar në ushtrimin e sovranitetit shtetëror në një mënyrë
tjetër nga ajo klasike?
Qëllimi i këtij studimi është të analizojë natyrën dhe shkallën deri në të cilën BE ka
transformuar nocionin e sovranitetit kombëtar. Referimi në dispozitat e traktateve
themeluese të BE-së do jetë kyç në trajtimin e kësaj çështjeje, ku vëmendja më e madhe do
fokusohet tek kompetencat e institucioneve europiane dhe tek influenca e tyre në politikat
kombëtare të shteteve aderuese.
Fjalët kyçe: Sovranitet Shtetëror, Bashkimi Europian, Sistem Juridik Mbinacional, Heqja
e Kufijve të Brendshëm, Qytetaria Europiane.
Hyrje
Bashkimi Europian ka sfiduar disa prej elementëve të politikës së sotme moderne.
Në veçanti, Bashkimi Europian ka treguar që shtetet mund të qëndrojnë bashkë
dhe të ndajnë me njëri-tjetrin ligjet, monedhën, sigurinë dhe fusha të tjera të cilat,
zakonisht, janë nën kontrollin e shteteve anëtare.(Reznick, 2013, 1) Si rrjedhojë,
kuptimi tradicional i nocionit të sovranitetit shtetëror është shndërruar në një nocion
relativ dekadat e fundit. Që kur është krijuar BE, shtetet anëtare kanë hequr dorë
në mënyrë të konsiderueshme nga sovraniteti i tyre. Duke u nisur nga ky
këndvështrim, në debatet politiko-juridike shpesh është shtruar edhe pyetja se kush
është mbajtësi kryesor i sovranitetit në BE: A vazhdojnë shtetet anëtare të mbajnë
pjesën më të madhe të sovranitetit te tyre edhe pas aderimit në BE apo sovraniteti i
tyre zhvendoset në mënyrë të konsiderueshme tek institucionet e BE-së? Në realitet,
shtetet anëtare transferojnë një pjesë të sovranitetit të tyre; ato vazhdojnë të jenë
sovranë në shumë fusha të politikbërjes shtetërore por në mënyrë që t’i përkasin

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT