Tentativa, kuptimi i saj tek vepra penale e 'Trafikimit të narkotikëve', sipas Kodit Penal Shqiptar

AuthorSokol Malaj
PositionAvokat
Pages52-62
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
52
Tentativa, kuptimi i saj tek vepra penale e “Trakimit të narkotikëve”, sipas
Kodit Penal Shqiptar
Dr. Proces Sokol Malaj
Avo ka t
Abstra kt
Një nga problemet më të debatuara të hasura në praktikën gjyqësore, për të mos thënë më i
debatuari, në lidhje me veprën penale të “Trakimit të narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a
të Kodit Penal, është fakti nëse kjo vepër ngelet apo jo në tenativë. Për të përcaktuar faktin nëse kjo
vepër ngelet apo jo në tentativë, do të duhet të japim në mënyrë shumë të përmbledhur kuptimin
që ligji penal i jep tentativës. Sipas Kodit Penal, vepra penale konsiderohet e mbetur në tentativë,
në rastet kur subjekti i veprës penale ka kryer veprime të drejtëpërdrejta për realizimin e veprës
penale, por ajo është ndërprerë për shkaqe që nuk varen nga vullneti i tij.
Diskutime dhe debate në teorinë e të drejtës penale ka patur nëse tentativa zbatohet vetëm për
veprat penale materiale apo ajo gjen zbatim edhe për veprat penale formale.
Çështja më e rëndësishme që shtrohet për diskutim në këtë rast është nëse vepra penale duke qenë
një vepër penale formale, a mundet që të ngelet apo jo në tentativë? Pra, a është kjo vepër penale
e atillë që veprimi i kundërligjshëm që përbën veprën penale të mund të ndërpritet për shkaqe që
nuk varen nga vullneti i personit dhe për pasojë vepra penale të mos kryhet, apo është një vepër e
tillë kur veprimi i kundërligjshëm nuk mund të ndërpritet për shkak të natyrës së tij dhe për pasojë
vepra kryhet plotësisht në çdo rast.
Fjalë kyçe: Tentativa, vepra penale formale, trakim, tranzitim
Tentativa, kuptimi i saj tek vepra penale e “Trakimit të narkotikëve”, sipas Kodit
Penal Shqiptar
1-Kuptimi i fazave të kryerjes së veprës penale.
Veprimtaria e njeriut është një proces i gjerë dhe i shumëanshëm ku ndërthuret veprimtaria
mendore me veprimtarinë aktive të njeriut mbi një objekt të caktuar të cilin ai e perdor
për plotësimin e nevojave të tij jetësore. Duke u nisur nga nevojat jetësore dhe në varësi
të tyre njeriut i lind mendimi, i cili është pasqyrim indirekt dhe i pergjithësuar i realitetit
objektiv, për arritjen e një rezultati të caktuar. Njeriu paraprakisht mendon në llim në
vija të përgjithëshme dhe më vonë në detaje tërësinë e gjithë veprimeve që do të kryejë
për arritjen e këtij rezultati.
Gjatë kësaj veprimtarie njeriu prek marrëdhënie të ndryshëm të vendosura midis njerëzve
në fusha të caktuara të jetës. Në aspektin e së drejtës penale prekja e marrëdhënieve
shoqërore të rëndësishme të vendosura në këtë fushë, të mbrojtura posacërisht nga
legjislacioni penal, përbën vepër penale, realizimi i se cilës kalon nëpër disa faza ndaj të
cilave mban qëndrim në Kodin Penal.
Fazat e kryerjes së vepres penale kanë formë të përcaktuar, shfaqja e mendimit, përgatitja
dhe tentative për kryerjen e veprës penale.
Dallimet esenciale midis tyre bëhen sipas kriterit dhe shkallës së rrezikshmërisë shoqërore
të veprimit të pasojave të tyre, sipas shkallës së realizimit të qëllimit nga ana e fajtorit.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT