Tipare të arkitekturës së kishave të Vithkuqit në Shekujt 17, 18

AuthorRozela Dhimgjini
Pages191-196
191
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Tipare të arkitekturës së kishave të Vithkuqit në Shekujt 17, 18
Rozela Dhimgjini
Vithkuqi është një nga vendbanimet e Shqipërisë Juglindore, që dëshmojnë
zhvillimin e shpejtë ekonomiko-social gjatë gjysmës së dytë të shek. 17 dhe më
shumë se gjysmës së parë të shek. 18.
Sipas kodikut të Korçës, Vithkuqi në gjysmën e dytë të shek. 18 “kishte afërsisht
tetë mij ë banorë. Kjo shifër pretendohet nga ekzistenca e dhjetë kishave dhe dy
manastireve “ (Rrembeci, 8-9).
Për të gjykuar më saktë mbi arsyet që shoqërojnë këtë zhillim te vrullshëm ekonomiko-
politik, në mungesë të dokumetaionit të trashëguar, do përpiqemi të analizojmë disa
nga strukturat ndërtimore të objekteve të sipërpërmendura që ruhen ende.
Stili arkitekturor , cilësia, teknikat dhe materialet e ndërtimit janë tregues i rëndësishëm
jo vetëm i nivelit ekonoiko-politik të shoqërisë në një periudhë të caktuar, por edhe
atij social dhe kulturor.
Arkitektura pasbizantine, përbën një kapitull të veçantë studimi të kulturës
ndërtimore1. Shumë objekte të kultit të krishterë që nga shekulli i XVI trashëgojnë
mja tipare estetike dhe elementë konstruktivë të periudhës bizantine, e megjithatë
ndiehet qartë përpunimi dhe përshtatja e strukturave ndërtimore me kushtet e reja
ekonomiko-polititike të vendit (Meksi & Thomo, 1982, 102).
Duke nisur nga gjysma e parë e shek. XVI, ri llojnë të ndërtohen faltore të kultit të
krishterë. Kishat e kësaj periudhe janë të thjeshta e modeste, ndërtohen me materiale
bazike (afër vendndodhjes) dhe ngrihen kryesisht në vende të thella e të largëta.
Megjithate, ekzistenca në këtë shekull ende e një numri të madh të popullsisë vendase
me besim fetar të kultit të krishterë, çoi në rindërtimin e kishave edhe në disa qytete,
kryesisht të paislamizuara.
Arkitektura pasbizantine, cilësinë më të lartë të shprehjes estetike dhe teknikes
ndërtimore e arrin në fund të shek. XVII e më tepër në shek. XVIII2. E përbashkëta
e“detyrueshme“ që kanë kishat e kësaj periudhe, është paraqitja e tyre strukturale
shumë e thjeshtuar në pamje të jashtme3. Forma e brendëshme e mbulesës së naosit,
një apo tre nefësh, (strukturë e larmishme harqesh, qemeresh apo kupolash) nuk
shfaqet jashtë, por qendron detyrimisht e fshehur nga çatia dy apo treujëse, që i jep
ndertesës pamjen e një bazilike. Kjo pamje nuk mund të tjetërsohet apo ndikohet
as nga ngritja e tamburit në pjesën qendore, që mbetet elementi i vetem kryesor në
formulimin arkitektonik të jashtëm.
Kishat e Vithkuqit të kësaj periudhe, nga gjendja zike që të mundësojnë përshkrimin
e hollësishëm struktural dhe arkitektonik e që njëkohësisht përbëjnë objekt studimi të
pikturës murale të kultit, janë Kisha e Shën Mëhillit, Kisha e Shën Mërisë, Kisha e Shën
1 Një material të detajuar mbi ndërtimet e kultit të krishterë gjatë kësaj periudhe në vendin tonë, na paraqet
P.Thomo, Kishat Pasbizantine në Shqipërinë e Jugut, Tiranë, 1998.
2 Kishat e para u ngritën në shek. XVII e më tepër në shek. XVIII, pasi turqit kishin lëruar urdhërin për
ndalimin e ndërtimit të kishave të krishtera. G.Koch, Albanien, Kunst und Kultur im Land der Skipetaren.
Köln 1989. f.194.
3 Ishte e detyrueshme nga sunduesit turq, që kishat të mos ishin të dallueshme nga jashtë, fakt që pengonte
ngritjen e kupolave. G.Koch, f.194.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT