Trajtimi i Kushtit Penal s'i një ndër mjetet e sigurimit të ekzekutimit të detyrimeve që njihen në legjislacionin e sotëm shqiptar

AuthorNeritan Cena
Pages64-69
64
Vol. 3 No. 1
May, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Trajtimi i Kushtit Penal s’i një ndër mjetet e sigurimit të ekzekutimit të
detyrimeve që njihen në legjislacionin e sotëm shqiptar
Neritan Cena
Analizë
Një ndër mjetet më të përdorshme të sigurimit të ekzekutimit të detyrimeve në
qarkullimin civil është kushti penal i cili mund të gjejë zbatim në çdo marrëdhënie
kontraktore që palët mund të lidhin me njëra – tjetrën qofshin këta persona zikë
apo juridikë ose edhe vetëm persona juridikë.Sipas profesorit të njohur francez
të së drejtës civile Boris Starch1 në librin e tij e drejta civile detyrimet (droit civil,
obligations), kushti penal është një ndërshkim i cili përfaqëson vlerësimin e
dëmeve dhe interesave që mund të pësojë kreditorit si rezultat i mospërmbushjes
së detyrimeve ose ekzekutimit të vonuar të detyrimeve nga ana e debitorit, ku ky
ndërshkim është gjithmonë një vlerësim kontraktual i dëmeve dhe interesave që
mund të pësojë kreditori si rezultat i mospërmbushjes ose përmbushjes së vonuar të
detyrimit nga ana e debitorit..
Në nenin 541 të Kodit Civil kushti penal përku zohet si detyrimi për të paguar një
shumë të hollash ose për të kryer një detyrim tjetër (të ndryshëm nga ai kryesor)
për riparimin e dëmit ose për nxitjen e ekzekutimit të detyrimit.Një detyrim i tillë
mund të parashikohet nga palët si në kontratën kryesore ashtu edhe në një dokument
të veçantë.Në praktikën e përditshme një mjet i tillë parashikohet nga palët në
përmbajtjen e kontratës kryesore në të cilën parashikohen edhe sanksionet për palët
në rast se nuk e përmbushin detyrimin në mënyrën apo afatin e caktuar në kontratë
mja on të përmendim këtu rastet e kontratave të sipërmarrjes së lidhur ndërmjet
palëve ku përgjithsisht parashikohet se në rast vonese në dorëzimin e veprës nga ana
e sipërmarrësit ose të pagimit të çmimit nga ana e porositësit ata do të detyrohen që
të paguajnë një penalitet të caktuar i cili përbën kusht penal dhe shërben si garanci
për të nxitur palët që ti përmbushin detyrimet e tyre në mënyrën dhe afatin e caktuar
në kontratë.
Nga përmbajtja e nenit 541 të K.Civil rezulton se rastet për të cilat mund të parashikohet
kushti penal janë :
a) Mospërmbushja e plotë e detyrimeve;
b) Mospërmbushja e detyrimit në mënyrën e duhur.
Ajo që duhet theksuar dhe që del qartë edhe nga vetë përku zimi i kushtit penal,
është që ky i fundit nuk duhet kuptuar si një mjet që i jep mundësinë debitorit që të
çlirohet nga detyrimi duke paguar kushtin penal, por përkundrazi ai ka për qëllim të
nxisë ekzekutimin e detyrimit, ashtu siç përmendet edhe nga neni 541 i K.Civil. Kjo
kuptohet edhe nga fakti se, debitori nuk ka të drejtë të zgjedhë midis ekzekutimit të
detyrimit ose pagimit Të kushtit `enal, por është i detyruar të ekzekutojë detyrimin
kryesor, ashtu siç ëchtë parashikuar nëkontratë.
Qëllimi kryesor i cili i shtyn palët që në një marrëdhënie kontraktore të parashikojnë
kushtinpenal është dyshimi që ata mund të kenë në a ëritë përmb5shëse dhe
1 Droit Civil, Obligations me autor Boris Starch

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT