Transaksionet bankare permes internetit te perdorshme apo jo?

AuthorJehona Gjermizi - Blerim Kola
Pages379-386
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Vol 1 No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania May 2015
379
Transaksionet bankare permes internetit te perdorshme apo jo?
Jehona Gjermizi, Phd Candidate
Dr. Blerim Kola
Abstra kt
Shume banka ne Shqiperi kane implementuar sherbimin “internet banking”.Por a eshte i
perdorshem dhe efektiv ky sherbim? Kjo eshte pyetja qe shtrohet për diskutim ne kete artikull.
Ky punim mori shkas nga kompeticioni “World’s Best Internet Banks” qe u zhvillua nga Global
Finance per rajonin qendror dhe lindor e Evropes dhe ku nje banke shqiptare mori vleresimin
“Best Consumer Internet Bank in Albania” .
Kriteret qe u aplikuan dhe ne kete kompeticion dhe qe u jemi referuar per te kryer kete studim
mbi kete ceshtje jane: forca e strategjisë për tërheqjen dhe shërbimin e klientëve online, suksesi
në terheqjen e klientëve për të përdorur sherbimin e “internet banking”, shtimin e numrit te
perdoruesve te ketij sherbimi, gjerësia e sherbimeve online qe ofron banka, evidenca ne lidhje me
përtimet e prekshme te ketij sherbimi si dhe dizanji dhe funksionaliteti i faqeve te internetit .
Ne studim kemi perfshire vetem perdoruesit “institucione” pasi nga informacionet qe morem nga
bankat, kishte përdorim te kuzuar nga individet.
Nga hulumtimet tona rezultoi qe vertet bankat tona kane investuar shume ne implementimin e
kesaj teknologjie, por ende mbetet nje kanal i pashfrytezueshem kryesisht për arsye sigurie.
Bankat që ofrojnë shërbim nëpërmjet këtij kanali pretendojnë se ajo redukton kostot dhe i bën
ata më shumë konkurues.Megjithate, shumë perdorues nuk janë shumë entuziastë për kete
sherbim bankar nëpërmjet internetit. Mbështetja ligjore është gjithashtu një pengesë e madhe në
perdorimin e ketij sherbimi.
Fjalët kyçe: “Internet banking”(IB), perdorues “institucione”, Shqipëri.
Hyrje
Në vitet e fundit, sektori bankar ka qenë një sektor me zhvillime interesante për sa i perket
risive ne sherbimet qe ato ofrojne, duke u referuar kryesisht ne perdorimin e internetit
per te zhvilluar kanale te reja te ofrimit te sherbimeve bankare. “Internet banking”
eshte nje prej ketyre risive qe u lejon konsumatorëve te kene qasje të drejtpërdrejtë në
informacionin e tyre nanciar dhe të ndërmarrin transaksione nanciare pa patur nevojë
për të shkuar në bankë. Nga pikëpamja e bankave, aplikimi i “internet banking” synon
në reduktimin e kostos dhe konkurueshmeri me te larte ndaj bankave te tjera. Ky kanal i
ofrimit të shërbimit është parë si i rendesishem per faktin se klientet aktuale te nje banke
mund te marrin sherbimet bankare kudo qe ato jane. Për më tepër, “Internet banking”
ofron mundësi për bankën qe të zhvilloje tregun e saj duke tërhequr një bazë të re të
klienteve nga ato ekzistues. Por gjërat nuk kanë lëvizur me shpejtesine e parashikuar per
të shndërruar në realitet kete risi në sektorin bankar. Disa hulumtime tregojnë se shumica
e klientëve bankare e kane renditur “Internet banking” si një prej kanaleve me pak të
rëndësishme ne krahasim me kanale të tjera sherbimi te bazuar ne teknologji, të tilla si
ATM dhe bankingu permes telefonit.Edhe per sa i perket klientëve “korporate”, situata
duket të jetë e ngjashëm, ndonëse disi më pak e hulumtuar.Klientet “korporate” te bankave
realizojne transaksione më intensive dhe komplekse sepse ato përfshijnë marrëdhëniet
ndërmjet rmave dhe bankave. Por pavaresisht nivelit te madh te transaksioneve ende prej
klienteve “korporate” te bankave nuk ka perdorime masive te “internet banking.Sigurimi

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT