Transformimi i relievit dhe ndikimi në mjedis si rezultat i aktivitetit minerar në pellgun e lumit Llap

AuthorSheqir Krasniqi
Pages27-33
27
Vol. 2 No. 3
January, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Transformimi i relievit dhe ndikimi në mjedis si rezultat i aktivitetit minerar
në pellgun e lumit Llap
Sheqir Krasniqi
Abstrakt
Në këtë punim rezultojnë të dhëna për aktivitetin minerar, ndikimin e kët̀ aktiviteti në reliev,
ujëra, vegjetacion, ajrin atmosferik dhe ambientin rrethues. Në studim janë përfshirë zonat
të cilat janë ndikuar më tepër nga aktiviteti minerar. Zonat janë analizuar nga pikëpamja e
transformimeve të mjedisit dhe është evidente se mjediset e ndikuara kanë pësuar transformime
mjaW të theksuara dhe në shumicën e rasteve vështirë se mund të rikultivohen këto territore.
Hyrje
Ndryshimet gjeomjedisore përfsh̀ në një kompleks të faktorëve e proceseve që
identi kohen me popullsinë, resurset natyrore, aktivitetet ekonomike, teknologjinë
dhe konsumin. Komponente të rëndësishme të ndërhyrjes së njeriut në mjedis janë
ndryshimet e ndërtimit të sipërfaqes tokësore nga eksploatimi i resurseve minerale
(metalor, jometalor dhe energjetik), ndryshimet zike, (Pllana, R., et al, 2008), të
relievit, vegjetacionit, trupave ujorë, ndotja e ajrit, ujit dhe dëmtimi i peisazhit. Në këtë
punim trajtohet transformimi i relievit nga aktiviteti minerar, mihjet e sipërfaqeve
shkëmbore (shkëmbinjëve të fortë karbonatik e silikat), përmasat e transformimit dhe
ndikimit mjedisorë në lokacionet e transformuara nga aktiviteti minerar në pellgun
e lumit Llap.
Metodologjia
Përku zimi i territorit dhe lokalizimi i sipërfaqeve të transformuara nga aktiviteti
minerar në pellgun e lumit Llap është realizuar duke shfrytëzuar aero–fotogra min
e vitit 2012 nga Agjencioni Katastral i Kosovës. Me anë të GIS-it (SoW ueri Mapinfo
Professional) janë përcaktuar sipërfaqet e ndikuara, të dhënat e për tuara dhe
hulumtimet në teren, janë shfrytëzuar për përcaktimin e veçorive të lokacioneve të
ndikuara nga aktiviteti minerar. Pastaj, janë bërë kategorizimet e transformimit dhe
vlerësimet për shkallën e transformimit në këto mjedise.
Veçoritë ziko-gjeogra ke të pellgut të lumit Llap
Territori i pellgut Llap zë pjesën verilindore të Republikës së Kosovës. Përfshinë
fushëgropën e Llapit me brezin e ngushtë malorë përreth me një pjesë të vogël të
fushëgropës së Kosovës, në verilindje të saj, ujërat e së cilës i drenon lumi Llap.
Pellgu, në pjesën veriore e lindore ndanë ujërat nga Toplica dhe njëherit në këtë anë të
pellgut shtrihet edhe ku ri ndërshtetërorë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Pastaj, në
pjesën jugore, pellgu ndanë ujërat nga Morava e Binçes, ndërsa në anën përëndimore
e jugpërëndimore ku zohet me pellgun ujëmbledhës të Sitnicës. Shtrihet në këto
kordinata: pika më veriore, X= 499613.76, Y= 4776179.95, ajo më jugore X= 525782.50,
ndërsa në lindje X= 497041.98, Y= 4774414.56 dhe X= 535715.38, Y= 4744424.09. Tërësia

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT