Tregu i punës dhe arsimi i lartë në Shqipëri

AuthorMajlinda Velçani - Ikbale Tepelena
PositionUniversiteti 'Aleksandër Moisiu', Durrës
Pages119-126
119
Vol. 4 No.2
September 2018
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Tregu i punës dhe arsimi i lartë në Shqipëri
Majlinda Velçani
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Ikbale Tepelena
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës
Abstrakt
Ky punim ka si qëllim të bëjë një prezantim të situatës së punësimit në Shqipëri,bazuar në
kritere të ndryshme.Por mbi të gjitha me anë të kët punimi,duam të tregojmë sesa mundësi
na ofron tregu i punës për të gjithë të diplomuarit e fushave të ndryshme. Arsimi luan një rol
shumë të rëndësishëm në kr imin e kapitalit njerëzor dhe është një nga premisat për zhvillimin
ekonomik dhe social të një vendi. Statistikat e tregut të punës janë thelbësore për hartimin
e shumë prej politikave sociale dhe ekonomike.Por problemi që haset më së shumti është
tranzicionit nga shkolla në punë,i pranishëm në një masë të madhe, si në institucionet private
ashtu edhe në ato publike të arsimit. Matja dhe ndjekja e ecurisë së treguesve të punësimit dhe
papunësisë i shërben jo vetëm analizave të situatës aktuale, por edhe monitorimit të strategjive
të hartuara dhe marrjes në kohë të masave për të parandaluar rënien ekonomike ose për të
nxitur më tej përmirësimin ekonomik. Duhet të kemi parasysh se një treg pune që funksionon
mirë është ai që përthith shumicën e të sapo diplomuarve brenda pak muajsh nga përfundimit
i shkollimit të tyre. Në ditët e sotme ky proçes po bëhet një s dë e madhe .Për më tepër, kriza
e zgjatur e punësimit në vend i detyron të rinjtë jo vetëm të presin më gjatë për punën e tyre
të parë, por edhe për të qenë më pak selektiv për llojin e punëve që ata janë duke kërkuar dhe
duke pranuar. Për mbledhjen e të dhënave në hartimin e kët punimi janë përdorur metoda të
përgjithshme,si metoda analitike, metoda cilësore dhe që konsiston në gërshtimin e të dhënave
primare me ato sekondare.Në punim llimisht do të jepet një tablo e zhvillimit të tregut të
punës,ndikimi që kanë si në jeten ekonomike dhe sociale.Më pas do të ndalemi sesa ky treg
pune u ofron mundësi të diplomuarve dhe sesi ka ndryshuar tregu i punës nga ndikimet e
globalizimit,duke u shoqëruar me përfundimet përkatëse.
Fjalët kyçe:tregu i punës,arsimi i lartë,tranzicioni arsim-punësim,globalizimi,puna dhe
teknologjia.
Hyrje
Ashtu siç është theksuar gjithmonë në diskutime dhe debate të ndryshme akademike
dhe jo vetëm,arsimi është një nga elementët më të rëndësishëm në kr imin e kapitalit
njerëzor për zhvillimin ekonomik dhe social.Në Shqipëri e drejta e arsimimit është
e garantuar me Kushtetutë, për të gjithë shtetasit pa asnjë lloj dallimi. Dokumentet
nëpërmjet të cilave shprehen politikat arsimore, janë Strategjitë e zhvillimit për
arsimin e lartë dhe atë parauniversitar, si edhe ligjet përkatëse. Ndërsa janë statistikat
ato të cilat pasqyrojnë në të dhëna dhe tregues, aktivitetin arsimor që kryhet në vend.
Statistikat e punësimit mund të përdoren për një numër analizash të ndryshme,
përfshirë ato makro-ekonomike që e shohin punën si një faktor prodhimi. Në nivel
mikro, ato përdoren për të studiuar një sërë aspektesh sociale që lidhen me situatën
e punësimit të një individi: siç është punësimi si një burim i të ardhurave familjare,
integrimi social i imigrantëve, etj. Duke qenë një tregues strukturor dhe afat-shkurtër,

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT