Veprimtaria politiko-atdhetare e Anton Harapit para dhe pas pushtimit fashist italian të Shqipërisë të 7 prillit 1939

AuthorHysni Guda
PositionUniversiteti 'Aleksandër Moisiu' Durrës
Pages220-226
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
220
Veprimtaria politiko-atdhetare e Anton Harapit para dhe pas pushtimit
fashist italian të Shqipërisë të 7 prillit 1939.
Drnt. Hysni Guda
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
Abstrakt
Ky artikull është pjesë e një punimi monografik me titull “At Anton Harapi: një rikthim i
vështirë”. Qëllimi i tij është ndricimi dhe analiza e fakteve dhe të dhënave që hedhin dritë
mbi veprimtarinë politike të Anton Harapit në periudhën para dhe pas pushtimit të Shqipërisë
më 7 prill 1939 prej fashistëve italianë. Kjo periudhë është vetëm një segment i shkurtër
kohor në harkun e gjatë të veprimtarisë tridhjetë vjecare të kësaj figure të rëndësishme të
skenës politike shqiptare, të mohuar dhe të anatemuar me të padrejtë prej kalemxhinjve të
historiografisë zyrtare dhe regjimit komunist. E reja e këtij artikulli lidhet me një
këndvështrim tjetër të interpretimit të kësaj veprimtarie, por edhe me zbulimin dhe analizën
e disa fakteve të reja, të panjohura më parë për lexuesin dhe publikun shqiptar. U jemi
drejtuar për këtë burimeve arkivore shqiptare dhe atyre të huaja. Dokumente të ndryshme
të tyre rrëfejnë qartazi për një atdhetar të spikatur zemra e të cilit ka rrahur cdo cast me
zemrën e madhe të Shqipërisë, duke skualifikuar si të pavërteta përfundime e sinteza që gjer
më tani ishin pjesë e një strategjie përbaltjeje e denigrimi të qëllimshëm dhe diabolik.
Fjalë kyçe: Veprimtari, politik, fashistët italianë, traktat, dërgatë.
Hyrje
Duke qenë një nga referencat kryesore të mendimit dhe veprimit tonë kombëtar të
gjysmës së parë të shekullit XX, Anton Harapi përbën substancialisht një emblemë
atdhetare sa klasike aq edhe moderne. Veprimtaria e tij politiko-atdhetare që zë fill
aty nga vitet 1918-1919, në vitet ‘30 hyn në një fazë të re që mund të quhet faza e
intensifikimit dhe konsolidimit të saj. Kjo është një fazë cilësisht e ndryshme nga
ato të mëparshme që përgjithësisht janë të lidhura më shumë me faktorë të brendshëm
se sa të jashtëm. “Prej mesit të viteve 30, veprimtaria atdhetare e Harapit hyn në një
ravë më të gjerë.Përmasa e re që merr kjo veprimtari në këtë periudhë është ajo e
luftës jo vetëm kundër depërtimit të doktrinës marksiste në Shqipëri, sikurse shihet
edhe te ligjëratat për “vlerat shpirtërore”, po edhe për t’i vënë një ledh organizimit
të lëvizjes komuniste në vend”(Plasari, 2003, 49). C’ndodh me Anton Harapin dhe
intelektualë të tjerë në këtë kohë? A janë ata të përgatitur për t’i bërë ballë situatave
të vështira që po kalonte Shqipëria, e sidomos krizës së thellë morale e shoqërore që
po kalonte shoqëria shqiptare? C’është reagimi i Anton Harapit dhe të tjerëve në
vitin 1934 ndaj traktatit Tittoni-Venizellos që donte ta aneksonte Korcën dhe
Gjirokastrën për t’ua dhënë grekëve? A janë ligjëratat e mbajtura në qytetin e Korcës
nga 29 prilli deri më 4 maj 1936, një program i mjaftueshëm për ta nxjerrë shoqërinë
shqiptare nga humnera e krizës ku po binte? Cila është veprimtaria politike e Anton
Harapit dhe demokristianëve shqiptarë pasi papa Piu Xi lëshoi enciklikën me titull
“Mbi komunizmin e patenzonë”? Cilat janë sjelljet dhe qëndrimet e tij politike ndaj
pushtimit fashist italian të vendit tonë më 7 prill 1939? A ka qenë ai i lidhur para

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT