Vështrim krahasues i Shërbimit Civil në Shqipëri dhe Kosovë

AuthorAnxhelina Veliaj
PositionJuriste
Pages190-197
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
190
Vshtrim krahasues i Shrbimit Civil n Shqipri dhe Kosov
Anxhelina Veliaj
Juriste
Abstrakt
Analiza e këtij punimi është një përpjekje për të paraqitur përpara lexuesit në forme të kuptueshme,
të qartë dhe profesionale një vështrim krahasues të kuadrit ligjor i cili rregullon shërbimin civil në
Shqiperi dhe Kosove. Në një shoqëri demokratike administrata publike funksionale përbën një nga
gurëdhemelet e saj. Shërbimi civil qoë në nivel qëndror apo lokal i administratës publike është
ofrues kryesor i shërbimeve publike për qytetarët dhe efektshmëria e tij ndikon drejtëpërsëdrejti
në ofrimin e këtyre shërbimeve. Administrata publike përfshin tërësinë e të gjitha organeve të cilat
ushtrojnë vullnet shtetëror, drejtpërdrejt apo jo që do të thotë tërësinë e të gjithë atyre organeve që
ose ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta ose rregullojnë marrëdhënie të rëndësishme të jetës në vend
të cilat prekin interesat e përditshme të qytetarëve. Ajo duhet të organizohet dhe të funksiono
në rradhë të parë në bazë të Kushtetutës që është ligji themelor i shtetit dhe në bazë të parimeve
të së Drejtës Administrative që ligjishmëria, barazia dhe proporcionaliteti, parimi i drejtësisë dhe
i paanësisë, parimi i bashkëpunimit të administratës me personat privatë, i përgjegjshmërisë, i
marrjes së vendimeve, parimi i eçencës, i të drejtës për tu informuar e transparensës, i mbrojtjes
së sekretit shtetëror dhe i kondencialitetit, i kontrollit të brendshëm dhe atij gjyqësor dhe parimi
i mospagimit të shërbimit.
Hyrje
Ligji për shërbimin civil synon të sigurojë që shërbimi civil të përbëhet nga nënpunës civil
të paanshëm, profesional dhe të përgjegjshëm, dhe që përbërja e tij të pasqyrojë parimet
themelore, te cilat përbëjne themelin kryesore në një shoqëri demokratike, por edhe
plotësim i kushteve për aderim në Bashkimin Evropian, të cilën e aspiron fortë Shqipëria
dhe Kosova.
Kuptimi i nëpunesit civil sipas legjislacionit Shqiptarë dhe atij Kosovar
Ne këtë pjesë të punimit do të paraqesë për kuzimet përkatese të nëpunesve civil në dy
shtetet respektive.
bazët të Nenit 2 të Ligjit ” Nr.152/2013 të Republikes së Shqipërise kuptojmë se
“Nëpunës civil” është personi që kryen funksionin për ushtrimin e autoritetit administrativ,
publik, në bazë të aësisë dhe profesionalizimit, i cili merr pjesë në formulimin dhe
zbatimin e politikave, monitorimin e zbatimit të rregullave dhe procedurave administrative,
sigurimin e ekzekutimit të tyre dhe ofrimin e mbështetjes së përgjithshme administrative
për zbatimin e tyre.1
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 107 parashikon se “nëpunësit publikë
1Ligji Nr. 152, (2013), neni 4,fq 2.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT