Vlerësimi dhe matja e performancës të Partneritetit Publik - Privat

AuthorYlldeze Sokoli
Pages435-444
435
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Vlerësimi dhe matja e performancës të Partneritetit Publik – Privat
Dr. Ylldeze Sokoli
Fakulteti Ekonomik, Departamenti i Finances;
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë
Abstrakt
Partneriteti publik-privat është një koncept i njohur për biznesin, për qeverisjen qëndrore
dhe vendore, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomik. Partneriteti publik-privat nuk
duhet parë si përgjigje e problemeve me të cilat përballet qeverisja qëndrore dhe vendore
lidhur me rritjen dhe zhvillimin ekonomik; por gjithësesi mund të themi se ato janë një
përafrim i rëndësishëm në hartimin dhe zbatimin e strategjive të zhvillimit ekonomik.
Partneriteti Publik-Privat mund të shërbejë si një instrument efektiv për të sjellë
investimet e sektorit privat dhe për të përdorur efiçencën e sektorit publik për të arritur
rezultate më të mira. Të dy sektorët shpesh përfitojnë së bashku, si sektori publik, ashtu
edhe ai privat- arsyeja është se të dy sektorët ndajnë cilësi specifike dhe nëse këto cilësi
kombinohen, ato çojnë në rezultate më të mira.
Mund ta konsiderojme një Partneritet Publik-Privat të suksesshme në qoftë se: rrit
mundësinë që përpjekjet për një zhvillim ekonomik të jenë të suksesshme dhe rrit
përfitimet neto të një apo me shumë partnerëve pa dëmtuar tjetrin. Disa prej literaturave
ekonomike sugjerojnë se partnerët e sektorit publik mund të mbajne risk më të madh
dhe kosto relative më të mëdha në shpërndarjen e përfitimeve të partnershipit. Eshtë e
vështirë të identifikohen kostot dhe përfitimet, kjo është hapësire e gjerë e një debati dhe
analize të vazhdueshme.
Në këtë punim do të eksploroj karakteristikat që mendoj se janë elementët kyç lidhur me:
lidhjen e Partneritetit publik - privat me zhvillimin ekonomik, vleresimin e rolit të
Pasurive të Paluajtshme për qeverisjen lokale dhe faktorët që ndikojnë dhe duhen marrë
parasysh në vlerësimin e performancës së partneritetit publik-privat. Metodologjia e
përdorur në punim është e lidhur së pari: me studimin e literaturës së huaj mbi trajtimin
teorik e praktik lidhur me PPP-te, së dyti vërtetimin e hipotezës së ngritur në punim
lidhur me: suksesin e PPP-ve, dhe pse përdoren ato në përpjekjet për zhvillimin ekonomik
lokal dhe qëndror? Rezultatet e punimit mendoj se mund të ndihmojnë qeverisjen qëndore
dhe lokale për të fokusuar më shumë vëmëndjen për përgatitjen dhe përmiresimin e
politikës së tyre lidhur me PPP-të.
Fjale kyçe: Partneritet Publik Privat; risku i partneritetit; performancë e PPP-ve; zhvillim
ekonomik.
Hyrje
Partneritetet publike-private janë një nga konceptet standarte në biznes dhe në
qeverisjen lokale dhe qëndrore. Shumica e studjuesve bie dakort që PPP-të janë një
përafrim i mirë për dizenjimin dhe implementimin e strategjive të zhvillimit ekonomik.
Ndërkohë që PPP-të nuk janë të reja në skenën e zhvillimeve ekonomike të qeverisjes
lokale dhe qëndrore, interesi në përdorimin e tyre, si një mjet efektiv në zhvillimet
ekonomike ka ardhur duke u rritur në dy dekadat e fundit. Ashtu si fjala “ortakëri”
edhe termi i “PPP-së” ka hyrë në leksionet e zhvillimit ekonomik të sektorit publik

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT