Zgjedhjet dhe organet që i menaxhojnë ato

AuthorMarinela Kërçuku
PositionKëshilli i Qarkut Durrës
Pages210-218
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
210
Zgjedhjet dhe organet që i menaxhojnë ato
Msc. Marinela Kërçuku
Këshilli i Qarkut Durrës
Abstrakt
Zgjedhjet përbëjnë mekanizmin kryesorë të funksionimit të demokracisë, përmes së cilave
qytetarët në bazë të drejtës së votës zgjedhin përfaqësuesit e tyre qoë në nivel vendor e qoë në
nivel kombëtarë, dhe po ashtu kanë të drejtën të zgjidhen si të përfaqësuar. Në vendin tonë, kushtet
e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve në kuptimin e standarteve demokratike u krijuan pas
zhvillimeve politike të viteve 1990. Për realizimin praktik të të drejtës së zgjedhjes u ndërmorën disa
hapa si miratimi i Kushtetutës së vitit 1998, hartimi i Kodit zgjedhor 2008, krijimi i institucioneve
përkatëse për menaxhimin e procesit zgjedhor, etj, këto përbëjnë disa arritje pozitive. Por realizimi
i këtyre të drejtave varet jo vetëm nga ekzistenca e ligjeve që i sanksionuan ato dhe që parashikuan
të gjitha instrumentet që mundësojnë realizimin e tyre në praktikë, por edhe nga vullneti politik
i partive politike dhe i institucioneve që ngarkohen me ligj për të organizuar dhe për të drejtuar
procesin zgjedhor. Një rol të rëndësishëm luajnë edhe vetë zgjedhësit, të cilët jo vetëm duhet të
ushtrojnë të drejtat e tyre, por edhe të kontribuojnë në zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme
dhe demokratike. Ndaj ky punim vë në fokus të drejtën e zgjedhjes dhe institucionet e menaxhimit
të procesit zgjedhor. Në të do të paraqiten karakteristikat baze te së drejtës së votës, si dhe
evolimi i sistemeve zgjedhore në Shqipëri.Objekt i këtij punimi do të jetë gjithashtu pasqyrimi i
ndryshimeve në kushtetutën tonë për sistemin e zgjedhjeve dhe aktorët kryesorë që menaxhojnë
procesin zgjedhor.
Fjalë kyçe: Vota, zgjedhje, sistem zgjedhor, organe.
Hyrje
Zgjedhjet e lira dhe demokratike janë komponentë kryesore të nje demokracie që
funksionon. Pa zgjedhje të lira dhe demokratike përfaqësuesit e qeverisë dhe për më
tepër demokracia është e pamundur. Ky punim ka si qëllim të kontribuojë sado pak, qoë
edhe në mënyrë modeste, në trajtimin e një temë sa interesante aq edhe të komplikuar,
atë të menaxhimit te procesit zgjedhor. Ky punim është shtrirë në disa drejtime. Së pari
është parashtruar e drejta e votës si një nga instrumentat më të fuqishëm të krijuar nga
njerëzimi për të krijuar qeverisjen demokratike të një shteti. Së dyti është parashtruar
evolimi i proceseve zgjedhore në Shqipëri dhe së fundmi janë trajtuar organet kompetente
që menaxhojnë procesin zgjedhor.
Zgjedhjet dhe ushtrimit i tyre në mënyrë demokratike
Organizimi dhe zhvillimi i zgjedhjeve të rregullta e të lira është moment tepër i rëndësishëm
për konstituimin dhe legjitimimin e pushtetit politik.Vetëm përmes këtyre zgjedhjeve
bëhet e mundur të transmetohet drejtpërsëdrejti vullneti politik i popullit në pushtetin
shtetëror. “Sovraniteti i përket popullit që e ushtron atë direkt ose nëpërmjet përfaqesuesve

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT