Zgjedhjet e para në Shkodër ndërmjet peripecive dhe ekuilibrit në vitin 1921

AuthorMarsel Nilaj
Pages43-55
43
Vol. 2 No. 3
January, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Zgjedhjet e para në Shkodër ndërmjet peripecive dhe ekuilibrit në vitin 1921
PhD (C.) Marsel Nilaj
Abstrakti
Zgjedhjet e vitit 1921, ishin zgjedhjet e para parlamentare në Shipëri. Falë dëshirës së mirë që
patën disa politikan të rëndësishëm që nga koha e Kongresit të Lushnjes, të cilët u përpoqën që
të vendosnin një sistem të plotë parlamentar, ashtu sikurse të gjithë shtetet evropiane, kjo gjë
u bë realitet. Këto zgjedhje pavarësisht përpjekjeve të shumta, problemet e dala gjatë proçesit
nuk ishit të pakta. Zona e cila u përfshi më shumë në problematika të tilla ishte Prefektura e
Shkodrës. Kjo prefekturë, pati një problematike më të veçantë, së bashku me prefekturën e
Korçës, e kjo ishte problematika e raporteve fetare. Përcaktimi i numrit të deputetëve të dala
nga kjo prefekturë, duhej të ishte në raport të drejtë me raportin e besimtarëve katolikë dhe
muslimanë që kishte prefektura. Raportet që kërkoheshin ishin ndërmjet raportit 8 katolikë,
dhe 6 musliman, gjë që kërkohej nga krahu katolik, përballë krahut 7 me 7 që institucionet
shtetërore kërkonin të vinin. Kjo përplasje e cila iu dha një ngjyrim fetar, më shumë kishte një
lloj stisje nga institucione shtetërore të kohës. Ngjyrimi fetar që iu dha shuam vëmendje, në
fakt në popull nuk u shfaq fort, apo nuk i shkuan pas kësaj ideje. Gjatë proçesit do të shohim
që më shumë kishte një përplasje ndërmjet grupimeve laike katolike dhe atyre fetare, sesa në
mes grupeve katolike dhe myslimane nga prefektura.
Fjalë kyçe: Shkodra, Zgjedhje, Kleri Katolik, Kleri Musliman, Sistem.
Hyrje
Kongresi i Lushnjës kishte nisur të vinte themelet për të kr̀ uar një shtet të drejtë e
me institucione ligjore në vend. Senati kishte qenë organi legjislativ i vendosur si
paraprirës dhe përgatitës drejt rrugës së parlamentarizmit. Ky do kishte një mandat
të shkurtër e jo si një mandat i zgjedhur nga vota e popullit. Meqenëse nuk ishte
bërë akoma regjistrimi i popullsisë, u vendos të mos bëheshin zgjedhje për asamble
kushtetuese por për parlament. Ligji për zgjedhjet e deputetëve për Këshillin
Kombëtar u bë me 5 dhjetor të 19201 nën qeverinë e parë të Iliaz bej Vrionit.
Të drejtë vote duhet të kishin të gjithë burrat nënshtetas 20 vjeç e lart. Emri i çdo
zgjedhësi do të a shohej e do të rrinte një javë përpara se të ishte dita e votimit.
Deputetët zgjidheshin në rang prefekture dhe ai do mbulonte rreth 12 m̀ ë nënshtetas
meshkuj e femra edhe pse femrat nuk kishin të drejtë vote. Zgjedhësit e deputetëve do
të bëheshin në dy rangje, me zgjedhës të parë që përpjestoheshin një zgjedhës i parë
me 500 nënshtetas e për 1000 një zgjedhës i dytë. Çdo mashkull mbi 20 vjeç kishte të
drejtë të regjistrohej si zgjedhës i dytë. Komisionet zgjedhore përbëheshin nga katër
veta, ku dy ishin nga Këshilli i Bashkisë e dy të tjerë nga Këshilli i Drejtësisë. E dita e
zgjedhësve të dytë ishte 15 ditë pas të parëve. E këta në të gjithë prefekturën brenda
një dite e ore duhet të votonin për zgjedhjen e deputetëve.2
Emërimi i deputetëve bëhej me anë të dy kopje protokolli, ku njëri i dërgohej Ministrisë
së Punëve të Brendshme në Tiranë, e tjetri i jepej në dorë vetë deputetit të emëruar si
1 K. Dervishi, Historia, 126.
2 A.Q.SH., F. 146, V. 1920, D. 2, . 31.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT