Zgjidhja e martesës përtej Shqipërisë, Ballkanit dhe Europes

AuthorDenada Shpuza
PositionJuriste, Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër
Pages399-407
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
399
Zgjidhja e martesës përtej Shqipërisë, Ballkanit dhe Europes
Denada Shpuza
Juriste, Drejtoria Arsimore Rajonale Shkodër
Abstrakt
Shqipëria është një vend i cili është pjesë sa e Ballkanit po aq edhe e Europes.
Enderra prej mëse dy dekadash e shqiptarëve që ajo të jetë pjesë e Bashkimit Europian me të drejta
dhe detyrime të plota ka nisur rrugëtimin e saj.Shqipëria i ka kushtuar një rëndësi të veçantë
plotësimit të kritereve te vendosura nga BE ndër të cilat, kryesore ka qënë përafrimi i legjislacionit
me atë të BE-së.Sot Shqipëria ka tuar statusin e vendit kandidat falë punës që ajo ka bërë por nga
ana tjetër puna e saj nuk ka qënë e mjaueshme meqënëse ajo akoma nuk është pjesë e BE-së me të
drejtë dhe detyrime të plota.Në këtë drejtim Shqipëria ka shumë punë për të bërë.
Në shumë prej raporteve te BE-së përafrimi i legjislacionit me atë të BE-së ka qënë një ndër detyrat
që Shqipëria e ka përmbushur më së miri.Në këtë punim do të trajtohet një krahasim i legjislacionit
familjar të dy vendeve Greqi dhe Bullgari që janë sa pjesë e Ballkanit ashtu edhe pjesë e Europes
sikurse dhe Shqipëria.
BE i konsideron çështjet e familjes çështje të cilat duhet të rregullohen nga legjislacioni i brendshme
i çdo shteti pa ndërhyrjen e saj.Nga ana tjetër, BE ka hartuar disa parime që i sugjeron shteteve ti
ndjekin në lidhje me zgjidhjen e martesës dhe detyrimeve që burojn nga ajo.Në këtë punim do të
trajtohen vetëm mënyrat e zgjidhjes së martesës sipas legjislacioneve të këtyre dy shteteve në raport
me Shqipërinë dhe asaj cfare sugjeron BE.
Arsyeja e krahasimit është për të parë ngjashmërine e këtyre vendeve që janë sa pjese e Ballkanit po
aq edhe pjesë e Europes, per me teper që Shqipëria aspiron të jetë pjesë e BE-së.
Fjalët kyçe: Bashkimi Europian, zgjidhje martese, parime, legjislacion i brendshëm.
Parimet e Zgjidhjes së Martesës sipas Legjislacionit Familjar Europian
Ne shumë vende te Europes divorci nuk ka qene i lejuar kjo nisur edhe nga ndikimet e
medha të kishës në këtë drejtim.Por tashme ajo shihet si nje e keqe e domosdoshme e cdo
shoqerie.Arsyet e zgjidhjes se marteses janë nga më të ndryshmet dhe pasojat qe duhet te
rregullohen nga ajo po ashtu variojnë nga çeshtja ne çeshtje.BE sugjeron disa parime nga
te cilat duhet te udhëhiqen të gjitha shtetet anëtare ne zgjidhjen e martesës.Shqipëria nuk
është akoma pjesë e BE-së më të drejta dhe detyrime të plota por ajo ka nisur rrugëtimin e
saj për të qënë pjesë e s aj.Përafrimi i legjislacionit me atë të venndeve të BE-së dhe asaj që
sugjeron BE është detyrë primare e Shqipërisë në këtë rrugëtim të saj drejt BE-së
Parimi i parë që sugjeron BE ne lidhje me të drejtën familjare është që ligji i secilit vend
anëtarë të BE-së duhet të lejojë zgjidhjen e martesës . (Parimi 1.1/1.Permission of
divorce) Lejimi i marteses)Ky parim është mëse i kuptueshëm referuar faktit se nësë një
marredhënie martesore ka marrë fund nuk ka kuptim të vazhdojë më tej sepse vec do
e perkeqësonte situatën duke krijuar probleme të tjera të cilat rrezikojnë të kapërcejnë
kujët midis bashkëshortëve por të vënë në rrezik edhe marrëdhënien prindër fëmijë.Në
to kushte BE sugjeron që shtetet të lejojnë zgjidhjen e martesës kur kjo marrëdhënie

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT