Zhvillimet gjeopolitike dhe zgjidhja e çështjes së Kosovës

AuthorNexhmedin Z. Bardhi
Pages36-43
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
36
Zhvillimet gjeopolitike dhe zgjidhja e çështjes së Kosovës
PhD (C.) Nexhmedin Z. Bardhi
Abstrakt
Lufta e Ftohtë karakterizohet midis të tjerave si luftë gjeopolitike, ndërkoh shumë
politologë theksojnë që edhe pas mbarimit të Luftës së Ftohtë gjeopolitika luajti rol të
rëndësishëm. Ballkani përfaqëson një mozaik të larmishëm identitetesh historik,
gjuhësor, fetar, traditash, kulturash, zakonesh, politike, shtetërore, etj., të cilat në momente
të caktuara kanë sjellë përplasje të dhunshme jo vetëm ndërmjet shteteve dhe popujve
që kanë banuar në këtë rajon, por edhe atyre që kanë pasur interesa politike, strategjike,
ekonomike në Ballkan. Kjo ka qenë dhe një nga faktorët kryesor që Ballkani gjatë shekujve
të XIX-XX ka regjistruar një mori konfliktesh të pa krahasueshëm për nga hapësira
gjeografike dhe popullsia që përfaqëson. Kështu, rajoni i Ballkanit ka prodhuar tre luftëra
lokale siç janë Lufta Parë Ballkanike, Lufta Dytë Ballkanike, ka provokuar Luftën Parë
Botërore, ka marrë pjesë në Luftën II Botërore dhe së fundi beri një shpërbërje të dhunshme
plot konflikte e luftëra në ish-Jugosllavi. Gjithë kjo histori e dhunshme e ka veshur
Ballkanin me një imazh negative jo vetëm rajonal por edhe global, i cili e ka karakterizuar
historikisht dhe ka ardhur duke u përkeqësuar sidomos në dy dekadat e fundit. Nisur
nga të gjithë këto përcaktime e realitete, çështja shqipëtare vijon të paraqitet një çështje
e rendësishme gjeopolitike dhe duhet theksuar se çështja shqiptare në Kosovë mori
karakterin e një çështje gjeopolitike qysh në fillim të viteve ’80, ndoshta menjëherë pas
shpërthimit të demonstratave të rinisë shqiptare në Kosovë me parullën “Kosova
Republikë” dhe “Bashkimi”. Për të rrugëtuar drejt një zgjidhje, me intervenimin e forcave
të NATO-s në vitin 1999.
Popujt e vegjël të Ballkanit asnjëherë në mënyrë të pavarur nuk mundën të ndërtojnë
interesat e veta Kombëtare pa ndihmën e fuqive europiane dhe botërore. Por duhet pasur
parasysh se një çështje gjeopolitike që duhet të trajtohet e zgjidhur seriozisht, kërkon
argumente gjeopolitike.
Fjalët kyçe: Gjeopolitikë, Luftë e Ftohtë, Fuqitë e Mëdha, NATO.
Hyrje
Në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Kosova reagoi në mënyrën e vet; shpalli
pavarësinë (1990-1991), miratoi Deklaraten e Pavarësisë më 2 Korrik e cila u kontestua
dhe nuk u njoh ndërkombëtarisht, por këtë akt e njohu vetëm Shqipëria. Sado
fiktiv që ishte ky akt këto ngjarje sollën frymën e mobilizimit dhe vetbesimit tek
popullata shumicë e Kosovës. Pas zhbërjes së federatës dhe pas zgjedhjeve për organet
e Republikës së Kosovës (1992), pavarësisht kontestit që iu bë atyre, konflikti
shqiptaro-serb mori përmasa të reja. Duke thyer kufijtë “çështje e brendshme e
Serbisë” dhe duke marrë edhe karakter ndërkombëtar, shtimi i prezencës së
diplomacisë ndërkombëtare në Kosovë, hartimin e shumë rezolutave, në veçanti
diplomacia amerikane, do të ndikojë në fuqizimin e propagandës rreth statusit të
Kosovës në ish federatën Jugosllave. Gjithnjë e më shumë bëhej e qartë se, ndonëse
organikisht e ndërlidhur dhe me dimensione të tjera, çështja e Kosovës objektivisht
nuk do të mund të zgjidhej pa eliminimin e kornizës, në të cilën gjendej motivimi i

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT