Zhvillimi i produktit turistik dhe rëndësia e tij për zhvillimin ekonomik të Kosovës

AuthorAfrim Selimaj - Bedri Millaku
PositionUniversiteti 'Haxhi Zeka' Pejë
Pages296-301
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
296
Zhvillimi i produktit turistik dhe rëndësia e tij për zhvillimin ekonomik
Kosovës
Prof.Ass.Dr. Afrim Selimaj,
Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë
Prof.Ass.Dr. Bedri Millaku,
Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë
Abstrakt
Zhvillimi i produktit turistik në Kosovë është i ndërlidhur më vlerat e shumta potenciale për
zhvillimin ekonomi të Kosovës në tërësi. Shfrytëzimi i potencialeve turistike dhe krijimi i produktit
turistik ka një bazë të mirë në ë gjitha rajonet turistike brenda Vendit. Rajonet turistike janë –
rajoni i Alpeve shqiptare,Sharrit, rajoni qendror i Prishtinës, rajoni i Mitrovicës dhe Shalës si dhe
rajoni i anomoravës. Secili rajon turistik ka në disponim potencialet specike të cilat mund të
zhvillohen si vlera të produktit turistik, që rrisin cilësinë e ofertës turistike që ndikon drejtpërdrejt
edhe në zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e brutoproduktit vendor.
Fjalët kyçe: Zhvillimi turistik, potenciale, rajonet turistike, zhvillim ekonomik, cilësi turistike dhe
vlerat turistike.
Hyrje
Turizmi radhitet në grupin e ‘’industrive’’ më të rëndësishme në përgjithësi shumë vende,
në veçanti. Është prodhim i rëndësishëm eksportues dhe gjenerator i punësimit. Përfshinë
zhvillim të gjerë të shfaqjeve dhe të raporteve turistike që kanë rëndësi të veçantë në
aspektin ekonomik, kulturor, social, ekologjik etj. Në qoë se analizohet perspektiva
afatgjatë në projektet, turizmi mund të vlerësohet si një shfaqje tejet dinamike me rëndësi
që ndikon në ruajtjen dhe zhvillimin e begative botërore. Zhvillimi ekonomik është njëra
dhe prej përgjegjësive dhe detyrave më të rëndësishme. Qëllimi i zhvillimit të turizmit ka te
bejë me krijimin e bazës materiale të ekonomisë turistike, mundësitë që ka Kosova për një
produkt të qëndrueshëm dhe konkurrent turistik dhe veshtersitë që e pengojnë zhvillimin
e turizmit. Në kushtet e vendit tonë, turizmi është një ndër sektorët shumë të favorshëm
për të bërë investime. Pra Produkti turistik është aji qe ndikon në vlerat e ofertës turistike.
Zhvillimi i tij varet nga potencilate turistike dhe menaxhimi i potencialeve turistike ne
secilin vend. Republika e Kosovës ka potenciale të shumta të cilat janë në disponim për
zhvillimin e produktit turistik. Zhvillimi i tij ndikon në ngritjen e bazës ekonomike e ne
njërën anë si dhe zhvillimin e vlerave turistike në anën tjetër. Analizat e bëra tregojnë
se Kosova me shfrytëzimin e potencialeve turistike që ka do të ketë një turizëm më të
zhvilluar.
Në këtë punim janë paraqitur konceptet të zhvillimit të turizmit duke identikuar
synimet për zhvillimin e një produkti konkurrent turistik me qëllim që Kosova të jetë një
destinacion në tregun turistik rajonal dhe më gjerë. Me shfrytëzimin e mundësive që ka

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT