Agjencionet e BE-së

AuthorBashkim Zahiti
PositionUniversiteti i Prizrenit 'Ukshin Hoti'1
Pages453-459
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
453
Agjencionet e BE-së
Prof.Ass.Dr. Bashkim Zahiti
Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti”1
Abstrakt
Agjencionet e BE-së janë persona të pavarur juridik të cilat janë themeluar me qëllim që të
ushtrojnë kompetenca të caktuar në kuadër të së drejtës evropiane. Ato kanë detyra specike
teknike, shkencore dhe administrative në fusha të caktuara. Në përgjithësi ekzistojnë mbi 40
agjencione të ndryshme të BE-së të cilat ndahen në katër kategori të ndryshme: agjencionet e
decentralizuara, agjencionet ekzekutive, agjencionet e Euroatomit dhe Instituti evropian për
inovacion për teknologji. Agjencionet e BE-së, varësisht se cilës kategori i takojnë, i nënshtrohen
një kontrolli administrativ nga organet përkatëse si: Komisioni Evropian, Auditori brendshëm,
Oce Européen de LutteAnti-Fraude (OLAF) dhe Auditori i Përgjithshëm.
Fjalët kyçe: E drejtë evropiane, agjencionet, kategoritë, kontrolli, organet.
Hyrje
Agjencionet e BE-së janë juridikisht institucione te pavarura te cilat janë themeluar me
qëllim që në kuadër te drejtës evropiane të ushtrojnë kompetenca të caktuara për BE-
në dhe shtetet anëtare në fushëlëmitë e ndryshme. Detyrat e agjensioneve të BE-së kanë
të bëjnë me çështjet ligjore, teknike dhe shkencore. Veprimtaria e agjensioneve të BE-
së shtrihet nga vëzhgimi e konsulenca deri tek vendimmarrja dhe kontrolli në fusha të
caktuara. Fillet e themelimit të agjencioneve të BE-së i gjejmë në vitet e 60-ta ndërsa një
hovë të themelimit të tyre mbas vitit 2000.
Baza ligjore
Fillimisht duhet të theksohet se për dallim nga Organet themelore të BE-së të cilat janë të
themeluara në bazë të burimeve primare të së drejtës evropiane, respektivisht traktateve
themeluese, agjencionet e BE-së themelohen në bazë të akteve juridike të vetë organeve
themelore te BE-së, pra në bazë të burimeve sekondare. Me burimet sekondare të së drejtës
evropiane janë për t’u nënkuptuar të gjitha ato akte juridike të organeve të Bashkimit
Evropian që miratohen në bazë të kontratave themeluese. Burimet sekondare kanë një
rang në të ultë (forcë juridike më të vogël) se burimet primare të së drejtës evropiane.
Nga kjo rrjedh se ato gjithmonë duhet të jenë në harmoni të plotë me burimet primare
të drejtës evropiane (Zahiti, 2013, 21). Në bazë të dispozitës të nenit 288 të „TMPBE”
(Traktatit mbi Mënyrën e Punës të Bashkimit Evropian) aktet e organeve të Bashkimit
Evropian sipas natyrës dhe karakterit juridik që kanë ndahen në: rregullore, direktiva,
vendime, rekomandime dhe mendime.
1Autori është Profesor i Fakultetit Juridik dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit Publik të
Prizrenit „Ukshin Hoti“.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT