Aktualiteti shqiptar i pronësisë intelektuale dhe rregullimi i saj ligjor sipas aquis

AuthorAltin Maliqi
PositionSHLUJ 'Luarasi', Fakulteti i Drejtësisë
Pages482-491
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
482
Aktualiteti shqiptar i pronësisë intelektuale dhe rregullimi i saj ligjor
sipas aquis
Altin Maliqi
SHLUJ “Luarasi”, Fakulteti i Drejtësisë
Abstrakt
Pronësia Intelektuale si një e drejtë me mjaft rëndësi në jetën social-ekonomike të një
vendi përbën atë që i jep vlerë dhë rëndësi punës së mendjes dhe intelektit njerëzor. Janë
të shumta aspektet ku të drejtat e komunitetit i cili prodhon dhe ofron produkte në sajë
të mendjes dhe formimit profesional, sikurse edhe krijime me rëndësi për jetën kulturore,
shkencore dhe sociale, për ekonominë dhe qarkullimin tregtar të mallrave dhe
shërbimeve, të cilët në një kuptim filozofik janë ende larg asaj që quhet “përfitim i fryteve të
punës”, janë ende larg respektimit të të drejtave të tyre morale dhe ekonomike.
Propoganda dhe strategjitë janë pjesë e përpjekjeve të qeverisë në vitet e fundit, duke
pasur parasysh kohën që nga nënshkrimi i MSA-së e në vazhdim, ka bërë dhe po vazhdon
duke i ndarë detyrat dhe kompetencat në një zinxhir institucionesh që po e udhëheqin
tashmë odisenë e vështirësive për të arritur në një standard si ai që kërkon integrimi dhe
për t’i dhënë më në fund rëndësinë dhe vlerën materiale që puna e këtij komuniteti na
ofron.
Gjithashtu, pjesë e këtyre tentativave të panumërta që politika shqiptare po bën për të
arritur ato nivele dhe standarde sociale, ekonomike dhe ligjore, del shpesh në pah nevoja
për nxjerrjen e ligjeve të reja dhe akteve që lehtësojnë implementimin e tyre, edhe fusha
e cila do të jetë në fokus të këtij materiali shkencor dhe analizues, është një pjesë mjaft e
gjerë e prekshme e të drejtave që lindin si rezultat i punës mendore dhe intelektit njerëzor.
Fjalë kyçe: Pronësi Intelektuale (PI), Të Drejtat e Autorit, Patenta, Marka Tregtare, Dizenjo
Industriale, Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO).
Hyrje
Sikurse u cilësua në abstraktin e këtij punimi, qëllimi kryesor për të arritur në atë
nivel që kërkon integrimi përsa i përket respektimit të Pronësisë Intelektuale, është
që mbarë opinioni publik duhet të ketë ose të marrë njohuritë e nevojshme mbi
rëndësinë dhe vlerat ekonomike që ka kjo e drejtë. Në mënyrë të përmbledhur dhe
analitike do të trajtohen disa nga aspektet teorike mbi kuptimin dhe rëndësinë e PI-
së, si dhe elementët më kryesorë të rregullimit ligjor të tyre si për formalizimin
institucional, ashtu edhe për tërësinë e të drejtave që rrjedhin nga strukturimi i PI-
së.
Si një risi organizative paraqiten në aktualitetin shqiptar dy institucionet që
formalizojnë degët e PI-së, Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit dhe Drejtoria e
Patentave dhe Markave, njëra në varësi të Ministrisë së Kulturës dhe tjetra në varësi
të Ministrisë së Ekonomisë, të cilat rregullojnë sipas kritereve ligjore regjistrimin
dhe mbrojtjen e të drejtave që garantojnë këto pronësi dhe gjithashtu ndërthurin
praktikën dhe zbatimin e ligjit me përfitimin ekonomik që gjenerojnë produktet e
PI-së.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT