Amerikanizimi i fushatës elektorale në Shqipëri

AuthorRrezart Lahi
PositionUniversiteti Europian i Tiranës
Pages78-82
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
78
Amerikanizimi i fushatës elektorale në Shqipëri
Rrezart Lahi
Universiteti Europian i Tiranës
Abstrakt
Një nga temat më të diskutuara për fushatat elektorale ka të bëjë më “Amerikanizimin”
e tyre. Por a është “Amerikanizimi” thjeshte personalizim i fushatave elektorale dhe a ka
ndryshim mes kaheve politike në përdorimin e këtij fenomeni? Si mund të matet
Amerikanizimi” tek partitë politike dhe tek fushatat e tyre. Së fundmi fokusi i reklamat
politike ka qënë tek imazhi i kandidatëve dhe jo tek çështjet që ata përfaqësojnë. Ky
studim investigon rolin e teknikave të marketingut politik gjatë fushatës elektorale të
2013 në Shqipëri. Pasi bëjmë një përcaktim të qartë të “Amerikanizimit”, të dhënat tregojnë
për një tendencë të qartë përsonalizimi, të orientuar drejt imazhit. Subjekt i këtij studimi
janë të gjitha reklamat politike të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri gjatë vitit 2013
të dy forcave kryesore politike, Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Përmes nje
pyetsori të detajuar edhe në studime të meparshme reklamat u analizuan në mënyrë
sasiore duke na dhënë rezultate konkrete mbi personalizimin dhe amerikanizimin e
fushatave elektorale në Shqipëri. Reklamat politike ishin fokusuar tek targetimi i grupeve
të interest, një karakteristike e “Amerikanizimit”, një personalizim i ndjeshëm i reklamave
nga liderët e partive apo kandidatët që konkuronin. Personalizimi u vu re edhe tek spotet
negative ku sulmi nuk bëhej për shkak të ideve por si pasojë e cilësive individuale.Përmes
këtij studimi sasior del në pah roli i teknikave të reja në garën politikë në Shqipëri gjatë
zgjedhjeve të 2013. Te dhwnat e tij i shërbejnë studimeve të mëvonshme por edhe
ekspertëve të komunikimit politik.
Fjalë kyçe: Komunikim politik, fushate elektorale, zgjedhje Shqiperi, spote elektorale.
Hyrje
Një debat që përsëritet prej vitesh në Shqipëri gjatë periudhave zgjedhore ka të bëjë
me “Amerikanizimin” e fushatave elektorale. Personalizimi i reklamave politike duke
u fokusuar më shumë tek individet sesa tek partitë, shpesh mund të konsiderohet si
efekt i “Amerikanizimit”. Kjo gjë evidentohet jo vetëm tek ato sisteme politike që
janë të bazuara tek individi (tipi i zgjedhjeve presidenciale ne Shtetet e Bashkuara te
Amerikës) por edhe në fushata elektorale ku fitorja vjen nga votat per partine. Për
pasojë nuk është surprizë që përqendrimi tek imazhi është bërë temë qëndrore e
shumë studimeve të komunikimit politik. Fushatat elektorale në vende demokratike
po ngjajne gjithnjë e më tepër pavarësisht ndryshimeve që ndajnë shtetet në vlera,
histori dhe përceptim të demokracisë (Doolan, 2009).
Por a është “Amerikanizimi” thjeshte personalizim i fushatave elektorale dhe a ka
ndryshim mes kaheve politike në përdorimin e këtij fenomeni? A mund të testohen
shkencërisht teknikat elektorale amerikane dhe a sjell një frymë personalizimi,
modernizimi i politikes, shoqërisë dhe media? Për t’i dhënë përgjigje të gjitha këtyre
dilemave të shekullit të ri teknologjik ne do të identifikojmë teknikat elektorale të
Amerikanizimit” dhe të ndërtojmë një proces metodologjik për matjen e tij në
kontestin shqiptar përmes spoteve elektorale.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT