Barazia gjinore në marredheniet e punes në kontekstin e ndikimit të marrëdhënieve mes legjislativit shqiptar dhe BE-së

AuthorAlma Hoti
PositionUniversiteti Europian i Tiranes
Pages506-524
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
506
Barazia gjinore në marredheniet e punes në kontekstin e ndikimit të
marrëdhënieve mes legjislativit shqiptar dhe BE-së
Alma Hoti (Doktorante)
Universiteti Europian i Tiranes
Abstrakt
Një numër i konsiderueshem studiuesish e shohin dhe e konsiderojnë barazinë gjinore
në punësim si çështje standartesh dhe praktikash juridike.Studiuesit shkallën e barazisë
gjinore e lidhin me rolin e rëndësishëm të faktorëve të natyrës juridike
,kombëtare,nderkombëtare ,globale Studiuesit faktoreve juridike iu atashojnë një
influencë positive dhe kontribut në rritjen dhe përmirësimin e barazisë gjinore. Çfarë e
shpjegon marrëdhënien ndermjet Legjislativit shqiptar dhe Bashkimit Europian ? Çfare
e shpjegon angazhimin e Legjislativit shqiptar në nxjerrjen e ligjeve te reja dhe
permiresimin e definimeve dhe standarteve të barazisë gjinore në punë? Ky paper analizon
marrëdhënien mes legjislativit shqiptarë dhe BE-se si një faktorë influencues rajonal në
kontekstin e marrëdhënieve gjinore në punë.
Cili ka qënë impakti që vëzhgohet në trajtimin e barazisë gjinore në punë nga Legjislativi
shqiptar?Efektiviteti i rolit të faktorit rajonal BE vëzhgohet në faktin se legjislativi
shqiptar ka bere ndryshime në legjislacionin shqiptar.Ndryshimet e bera në ligjet
shqiptare dhe nxerrja e ligjeve të reja në kontekstin e marrëdhënieve gjinore janë bërë në
përputhje dhe në zbatim të standarteve ndërkombëtare globale dhe rajonale.Ky paper
konkludon se roli dhe ndikimi i ushtruar nga faktori rajonal si BE-ja ka një influencë
positive mbi faktorin kombëtarë si Legjislativi shqiptar.Kjo influencë e ushtruar ka bërë
që legjislativi shqiptar të marrin ndërveprime konkrete në përafrimin e harmonizimin
e legjislacionit në kontekstin e mardhënieve gjinore ne punë.Kjo influencë positive lidhet
me predispozitën e faktorit kombëtarë për të ndryshuar legjislacionin dhe për ta
përshtatur me standartet nderkombëtare rajonale. Presioni i ushtruar nga faktori
nderkombetare rajonal si BE-ja dhe vullneti i shprehur i Shqipërise për tu anëtaresuar
në familjen e madhe europiane janë dy kushte që kanë kontribuar në shkallën dhe
përmirësimin e barazise gjinore gjatë periudhës 2006-2014.
Fjalë kyçe:barazia gjinore në punë,Legjislativi shqiptar, Bashkimi Evropian,GJEDNJ.
Hyrje
Standartet për mbrojtjen e barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit për shkak të gjinisë
janë vendosur në nivele të atilla ,saqë kushtëzojnë zgjidhjen e çështjeve ligjore të
rëndësishmë dhe raporteve nderkombëtare. Në këtë kuadër, mund të themi se
zbatimi i drejtë i ligjit nr. 9970, dt. 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri” dhe atij
nr. 10221, dt. 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi” është thelbësor për të kuptuar
dhe zbatuar sa më mirë parimin e barazisë gjinore. Ligji shqiptar “Për barazinë
gjinore në shoqëri “ promovon barazinë thelbësore si dhe thekson rëndësinë e
mundësive dhe shanseve të barabarta ,për aksesin e grave dhe burrave që ofrohen
nga shteti.Masat e marra nga shteti shqiptare duhet të sigurojnë jo vetëm shanse
dhe mundësi të barabarta ,por dhe rezultate konkrete.Në kuadër të integrimit në
507
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 3
January 2016
Bashkimin Europian,Shqipëria ka përafruar legjislacionin e brendshëm me
standartet europiane. Legjislacioni shqiptarë në fushën e anti-diskriminimit
parashikon një gamë të gjërë aktesh,duke filluar me Kushtetutën e Republikës së
Shqipërisë, traktatet ndërkombëtare ,ligjet e brendshme.
Ky paper e merr shtysen nga rritja numerike e ligjeve të nxjerra nga Legjislativi
shqiptar për përmirësimin e standarteve dhe nivelit të barazisë gjinore në punë për
periudhën 206-2014.
Shumë studiues mendojnë se se faktorët juridik ndërkombëtare influencojnë mbi faktorët
juridik kombëtarë. Ka studiues të tjerë ,të cilët theksojnë rolin e aktorëve, duke i dhënë
përparësi sidomos aktorëve kombëtarë, dhe specifikisht legjislativit,1 pasi roli dhe
ndikimi i instrumentave ndërkombëtare ka gjasa të jetë më i madh kur shtetet
kombëtare i reflektojnë ato në ndryshimet që bën parlamenti kombëtar në
legjislacionin për barazinë gjinore sesa kur shtete kombëtare nuk shprehin vullnetin
për të ndryshuar legjislacionin.
Barazia gjinore në punë është trajtuar përmes tre lloje instrumentash
legal:kombëtarë,global, rajonal.Para periudhës 2006 Shqipëria ka ratifikuar një numër
Konventash ndërkombëtare në rastin e Legjislativit shqiptar,të shprehur në ligjet e
miratuara prej tij ,Legjislativi shqiptar ka qënë aktiv në nxjerrjen e ligjeve që përfshijnë
dhe mbulojnë përmes neneve të veçanta edhe problemet e BGJP si para vitit 2006
,ashtu edhe gjate periudhës 2006-2014 te cilat reflektojnë standartet e pakteve dhe
konventave nderkombëtare.Per periudhen para 2006 mund te permenden ligjet per
aderimin e Republikes së Shqipërisë në Paktin Ndërkombëtarë për të Drejtat Civile dhe
Politike,ne Paktin Ndërkombëtar për të drejtat Ekonomike ,Shoqërore dhe Kulturore, Konventa
Për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave”(CEDAW) ,si dhe Konventa
Europiane e të Drejtave të Njeriut(KEDNJ).Legjislativi shqiptare ka vazhduar te
nxjerr ligje edhe gjate periudhes 2006-2014 ,por ajo çka e dallon është se tashmë
ndryshimet e bera ne legjislacion apo nxjerrja e ligjeve te reja ne fushen e barazisë
gjinore në punë dhe mosdiskriminimit kanë tendencën për të reflektuar standartet e
instrumentave dhe ligjeve ndërkombëtare rajonale.
Ç’farë e shpjegon sjelljen dhe qëndrimin e Legjislativit shqiptar?Përse Legjislativi
shqiptar angazhohet kaq shumë dhe karakteri i ligjeve kanë përmirësuar kuptimin
dhe definimin e standarteve të barazisë gjinore në punë? Deri në ç‘ pikë ,legjislativi
shqiptar ka treguar vullnetin ti perafrohet standarteve të BE-së dhe GJEDNJ?Paper
tenton te jap pergjigje këtyre pyetjeve dhe te hedh drite mbi analizen e marrëdhenieve
mes Legjislativit shqiptar dhe BE-së në kontekstin e marredhenieve gjinore në
punë,për periudhën 2006-2014.
Paperi është i strukturuar në këtë mënyrë:Në seksionin tjetër bën një vështrim të
shkurtër të literaturës në lidhje me qasjet e studiuesve për ndikimin e faktorëve me
natyrë juridike në shkallën e barazisë gjinore në punë.Seksioni i tretë sjell fakte mbi
veprimtarine e Legjislativit shqiptar per perafrimin dhe harmonizimin e legjislacionit
shqiptar me standartet evropiane.Seksioni i katërt analizon marrëdhënien asimetrike
e Legjislativit shqiptar me BE.Paperi mbyllet me konkluzionet.
Seksioni2.Një vështrim i shkurtër i literaturës
Barazia gjinore në përgjithësi dhe barazia gjinore në kontekstin e punës është një
1 Andrew C. Byrnes and Marsha Freeman, “The Impact of the CEDAW Convention: Paths to Equality,”
UNSW Law Research, Paper No. 2012-7, February 20, 2012, pp. 3-4.

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT