Barra e provës në procedimin parandalues/ligjin Antimafia

AuthorLirime Çukaj
PositionFakulteti i Drejtësisë, i UT-së
Pages227-236
227
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania Vol. 1 No. 2
September 2015
Barra e provës në procedimin parandalues/ligjin Antimafia
Dr. Lirime Çukaj
Fakulteti i Drejtësisë, i UT-së
Abstrakt
Procedimi parandalues, i sanksionuar për herë të parë në vitin 2004, nëpërmjet ligjit
kundër Krimit të Organizuar dhe më vonë nëpërmjet ligjit Anti-mafia, është një risi për
të drejtën Shqiptare. Në këtë procedim u parashikua, sekuestrimi dhe konfiskimi i
produkteve të veprës penale jashtë procedimit penal. Qëllimi i këtij procedimi ishte lufta
kundër veprimtarive më të rrezikshme kriminale, si krimi i organizuar, aktet terroriste,
trafikimet, korrupsioni, nëpërmjet sekuestrimit dhe konfiskimit të produkteve të veprës
penale. Këto masa me karakter efikas konsideroheshin një mjet efektiv në luftën kundër
veprimtarive më te rrezikshme kriminale dhe ky efikasitet ishte e lidhur edhe me veçoritë
e këtij lloj gjykimi, i cili përmbysi disa nga normat dhe parimet tradicionale të gjithë
pranuara nga e drejta ndërkombëtare.
Një nga veçoritë apo risitë e këtij procedimi ishte edhe barra e provës(onus probandi), e
cila ndryshon plotësisht nga procedimi penal. Në procedimin parandalues barra e provës
paraqitet interesante, pasi ajo nuk është e njëjtë me procedimin penal por nuk është as
edhe më procedimin civil.
Barra e provës në procedimin parandalues, fillon me prokurorin, i cili ka barrën e provës
për të vërtetuar përpara gjykatës se personi, akuzohet për një nga ato veprat që kanë
rrezikshmëri të lartë, si Krimi i Organizuar( këtu e në vijim K. O), trafikimet, aktet
terroriste, korrupsioni etj, ka një nivel të pajustifikueshëm të të ardhurave dhe jetës që
ai bën, ka një disproporcion midis pasurive që ai ka edhe të ardhurave të ligjshme të
deklaruara dhe përfundon me personin i cili ka barrën e provës për të provuar origjinën
e ligjshme të pasurisë. Pikërisht këtë përpiqet të trajtojë ky artikull në vijim.
Fjalë kyce: procedimi parandalues, sekuestrim, konfiskim, barra e provës, transferimi i barrës së provës,
ligji Anti-mafia.
1. Dy fjalë për pocedimin parandalues/ ligjin Anti-mafia
Në vitin 2004, Shqipëria miratoi ligjin me nr. 9284, dt. 30.09.2004 “Për Parandalimin
dhe Goditjen e Krimit të Organizuar”, i njohur ndryshe edhe si ligji kundër Krimit
të Organizuar, si një detyrimi ndërkombëtar dhe në vazhdimësi të luftës kundër
veprimtarive të rrezikshme kriminale si krimi i organizuar, aktet terroriste, trafikimet
dhe më vonë edhe aktet korruptive, veprimtari këto të cilat ishin shumë shqetësuese
për Shqipërinë. Në vazhdimësi po të reformave ligjore miratoi ligjin me nr. 10192,
dt. 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit
nëpërmjet masave kundër pasurisë”, i njohur ndryshe edhe si ligji Anti-mafia, i cili
kishte si qëllim rritjen e efikasitetit të procedimit parandalues, të sanksionuar me
ligjin kundër Krimit të Organizuar.
Në të dyja ligjet parashikohet, sekuestrimi dhe konfiskimi i produkteve të veprave
penale, si mjete efikase kundër aktiviteti kriminal. Shumica e shteteve e pranojnë se

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT