Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale në Bashkimin Europian

AuthorLazarela Ndoci
PositionLawyer
Pages415-423
ISSN 2410-759X Balkan Journal of Interdisciplinary Research Special Issue No 1
Acces online at www.iipccl.org IIPCCL Publishing, Tirana-Albania June 2015
415
Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale në Bashkimin Europian
Roli i Eurojustit
Lazarela NDOCI
Lawyer
Abstrakt
Eurojusti, u krijua si njësi me qëllim intensikimin, bashkëpunimin dhe forcimin e luës kundër
formave të rënda të kriminalitetit. Për herë të parë, kjo njësi është përmendur në Këshillin Europian
të Tamperës.
Në vitin 2002, Këshilli Europian miratoi vendimin për krijimin e Eurojustit me qëllim forcimin e
luës kundër formave të rënda të kriminalitetit.
Eurojusti ka si detyra themelore: llimin e hetimeve si dhe propozimin për llimin e procedimeve,
bashkërëndimin e hetimeve dhe procedimeve, forcimin e bashkëpunimit gjyqësor nepërmjet
zgjidhjes së konikteve të kompetencës.
Që nga momenti i krijimit të tij e në vitet në vazhdim, roli i tij sidomos lidhur me hetimin dhe
bashkërendimin e hetimeve ndërmjet dy ose më shumë Shteteve anëtare, ka ardhur gjithnjë e në
rritje, po ashtu edhe rastet në të cilat shtetet kanë kërkuar ndihmën ose më saktë ndërhyrjen e kësaj
njësie, po ashtu janë rritur.
Duhet të kemi parasysh që Eurojust operon ndërmjet përfaqësuesve të Shteteve anëtare, të cilët
këto të fundit i nënshtrohen legjislacionit të tyre të brendshëm në përmbushjen e funksioneve të
tyre. Meqënese çdo Shtet anëtar përcakton natyrën dhe shtrirjen e kompetencave të përfaqësuesve
të tij, përmbushja e funksioneve të Eurojustit mbetet edhe shprehje e vullnetit të këtyre të fundit
për bashkëpunim.
Fjalët çelës: Eurojust, Europol, bashkëpunim gjyqësor, hetim, kriminalitet.
Hyrje
Bashkëpunimi gjyqësor në çështjet penale mbetet një ndër prioritet e Bashkimit Europian,
sidomos pas hyrjes në fuqi të Traktatit për funksionimin e Bashkimit Europian, ose i
thënë ndryshe Traktati i Lisbonës.
Kur asim për bashkëpunimin gjyqësor në çështjet penale ne i referohemi më konkretisht
ekstradimit, ndihmës së ndërsjellë juridike, transferimet e proçedimeve dhe njohjes dhe
ekzekutimit të vendimeve penale të autoriteteve të huaja.
Në kuadrin e asaj që përmendëm më lart, me qëllim luën kundër formave të rënda të
kriminalitetit, por sidomos atij transkutar, Këshilli Europian krijoi një njësi, Eurojustin, i
cili do të përbëhej nga prokurorë, magjistratë ose ocerë policie. Eurojusti është një organ
i Bashkimit Europian.
Funksioni i tij është të kontribuojë në bashkërendimin e punës ndërmjet autoriteteve
kombëtare të ngarkuara me hetimet dhe procedimet që lidhen me format e kriminalitetit
të rëndë.
Gjatë këtij trajtimi jemi ndalur në disa çështje të cilat konkretisht kanë të bëjnë me
përbërjen e Eurojustit, numrin e anëtarëve, përzgjedhja e tyre, funksionet dhe misionin

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT