Burokracia dhe demokracia: marrëdhënia që ndikon në administrimin publik

AuthorIlindena Sotirofski
PositionUniversiteti 'Aleksandër Moisiu' Durrës
Pages106-112
106
Vol. 6 No.2
September, 2020
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Graz-Austria
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Burokracia dhe demokracia: marrëdhënia që ndikon në administrimin publik
Ilindena Sotirofski
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
Abstrakt
Burokracia, të cilën Weber e konsideron si “lloji ideal”, është bërë baza e ngathtësisë dhe
problemeve sot. Ky shndërrim negativ dhe zhvillimi i burokracisë pengojnë çdo veprimtari të
kryer në emër të inovacionit në administratat publike.Në të kaluarën, përkundër parashikimeve
se ajo do të zhduket, burokracia ende qëndron në këmbë dhe po ruan fuqinë e saj. Ekziston
një zinxhir marrëdhëniesh komplekse dhe nganjëherë paradoksale midis burokracisë dhe
demokracisë. Nga njëra anë, burokracia kr on vështirësi dhe kërcënime për demokracinë,
nga ana tjetër, ajo mbetet një mjeti domosdoshëm për të arritur idealet demokratike.Shoqëritë
moderne kanë nevojë për burokraci për të drejtuar punët e shtetit.Burokracia është agjenti
kryesor për ekzekutimin e demokracisë në një mënyrë jo-problematike.
Qëllimi i kët studimi është që të shqyrtojë disa aspekte të burokracisë dhe demokracisë dhe
mënyrën si ndikohet administrimi puklik nga marrëdhënia e tyre. Në këtë studim, ndërsa
theksohen debatet e pazgjidhura për burokracinë dhe demokracinë në literaturë, jepen
referenca për zhvillimet historike. Për më tepër, deri në çfarë mase burokracia dhe demokracia
pajtohen me njëra-tjetrën është gjithashtu një pyetje që kërkon përgjigje. Si përfundimt në
këtëpunim do të diskutohen disa sugjerime praktike për një pajtim më të mirë të burokracisë
me demokracinë.
Fjalët kyçe: Administrim publik,demokraci, burokraci, qeverisje, shërbim publik.
Hyrje
Një nga çështjet me të cilat duhet të merren shoqëritë moderne është pajtimi i
burokracisë dhe demokracisë. Shtetet, nga njëra anë qeverisen politikisht nga
demokracia, nga ana tjetër, përdorin burokracinë për të siguruar e kasitet dhe
efektivitet për menaxhimin e organizatave dhe burimeve. Megjithatë, kërkesat
shoqërore dhe ndryshimi i kushteve ekonomike dhe sociale bëjnë që burokracia
moderne të zhvillohet dhe të ndryshojë.Çështje të tilla si mbështetja e burokracisënë
ekspertizë, theksimi i profesionalizmit, marrja në konsideratë ekon dencialitetit si
parim dhe të qenurit hierarkik, janë ndër pikat që janë të vështira për t'u pajtuar
me parimet e menaxhimit demokratik.Nga ana tjetër, nuk është e dëshirueshme që
demokracia të kontrollojë ose shtypë plotësisht burokracinë, pasi një mjedis i tillë nuk
do të lejojë që burokracia të arr ë e kasitet dhe racionalitet, që është edhe arsyeja e
ekzistencës së saj, dhe në fund të fundit do të parandalojë që demokracia të arr ë
qëllimet e saj.
Sipas Samuel Huntington demokratizimi ka ndodhur në tre valë: pas Lu ës se Parë
Botërore (Gjermani, Austri dhe shtete të tjera të Evropës Qëndrore), pas Lu ës së
Dytë Botërore (Gjermani, Austri, Itali dhe të tjera), dhe në valën e tretë e cila lloi
vitet 1970 në Evropën Jugore dhe u riprodhua drejt Amerikës Latine, Azisë Lindore
dhe Juglindore dhe që prej viteve 1980-të e në vazhdim drejt vendeve të tjera të

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT