Diplomacia online dhe ndikimi i saj në diplomacinë tradicionale

AuthorIna K. Zhupa
PositionUniversiteti Europian i Tiranës
Pages288-298
288
Vol. 2 No. 3
January, 2017
Balkan Journal of Interdisciplinary Research
IIPCCL Publishing, Tirana-Albania
ISSN 2410-759X
Acces online at www.iipccl.org
Diplomacia online dhe ndikimi i saj në diplomacinë tradicionale
Dr. Ina K. Zhupa
Universiteti Europian i Tiranës
Abstrakt
Ashtu sikurse interneti ka ndryshuar virtualisht cdo aspekt te jetës së njeriut, mënyrën
sesi jetojnë, mësojnë, konsumojnë, komunikojnë, lidhjet teknologjike janë duke ndryshuar
stategjitë e diplomacisë në shekullin e XXI (Clinton,H. 2015) Pikërisht ky është edhe qëllimi
të kuptojmë se sa ndikon diplomacia online në marrëdhëniet diplomatike mes shteteve. Për
këtë fokus i veccantë është vënë mbi Shqipërinë, Kosovën si shtete shqiptare ose me shumicë
shqiptare. Dhe respektivisht përfaqësojnë dy shtete të vogla, jo të klasi kuar tek fuqitë e
mëdha të marrëdhënieve ndërkombëtare. Shqyrtohen po ashtu për timet qe ka zëvendësimi i
diplomacisë tradicionale me atë virtuale, që nga kursimi i kohës e deri në shpenzime shumë më
të ulta sesa do ishin nësë palët do takoheshin më njëri tjetrin. Po ashtu alternativat me të mira për
mjetet që duhet të përdoren në lidhje me implementin sa më të sigurt të këtyre mekanizmave
duke ruajtur privatësinë e duke patur siguri të niveleve nga më të lartat. Shqyrtohet mundësia
e kombinimit të diplomacisë online me atë tradicionale, po ashtu futjen e programeve të lira
më kod të hapur: open source e cila mbi të gjitha promovon dhe transparencën, mundësinë e
përdorshëmërisë nga të gjithë dhe ruajtjen e privatësisë. Kryerja e diplomacisë me mjete të tilla
do i vinte në ndihmë edhe në demokratizimin e këtyre vendeve akoma dhe me shumë, duke
e bëre dhe popullin pjesë të saj ose të paktën botimi nëpër platforma të ndryshme të arritjeve
apo përfundimet dhe rezultatet që dalin nga bisedimet mes palëve. Me metoda cilësore është
tentuar të kuptohet sa më mirë ndikimi dhe përdorja e diplomacisë online sot.
Keywords: diplomacia online, marrëdhënie ndërkombëtare, interneti, diplomaci tradicionale,
demokratizim.
Hyrje
Shekulli i 21 konsiderohet ndryshe dhe si shekulli i teknologjisë, ku secili prej nesh
bëhet gjithnjë e më i varur nga një zhvillim i tillë që ecën me hapa gjigande. Mund
të themi se një zhvillim i tillë e ka bërë më të lehtë punën dhe jetën e njeriut, duke
bërë gjithnjë një paralelizëm me zhvillimin e teknologjisë vite më parë ku nuk afrohej
pothuajse në asnje pikë më me mjetet e avancuara që kemi në ditët e sotme. Tashmë
teknologjia po bëhet mjeti ynë i informacionit, i kënaqësisë, i argëtimit, i sigurisë, i
shëndetit, pra në një fare mënyre mbulon të gjitha sferat më të rëndësishme të jetës, e
domosdoshmërisht ka prekur dhe është pjese dhe jetës politike të shteteve.
Shqyrtohet mundësia e kombinimit të diplomacisë online me atë tradicionale, po
ashtu futjen e programeve të lira më kod të hapur: open source e cila mbi të gjitha
promovon dhe transparencën, mundësinë e përdorshëmërisë nga të gjithë dhe ruajtjen
e privatsisë. Me bërjen e një diplomacie me mjete të tilla do i vinin në ndihmë pse jo
edhe në demokratizimin e këtyre vendeve akoma dhe me shumë, duke e bëre dhe
popullin pjesë të saj ose të paktën botimi nëpër platforma të ndryshme të arritjeve
apo përfundimet dhe rezultatet që dalin nga bisedimet mes palëve. Metoda të tilla
janë impementuar dhe nga shtete të ndryshme si: Francë, Norvegji,Brazil dhe Shtetet

To continue reading

Request your trial

VLEX uses login cookies to provide you with a better browsing experience. If you click on 'Accept' or continue browsing this site we consider that you accept our cookie policy. ACCEPT